Numri i fetvasë: 359 RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES
Kategoria: NAMAZI I PARADITES-ĎUȞAJA
2 223 shfletues/klikues RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES
Pyetje: RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES
A mund të na tregoni disa njohuri kryesore në lidhje me Namazin e Duhasë, mbi kuptimin (përkufizimin), dispozitën, formën dhe kohën e faljes së tij? Çfarë pjese kuranore këndohet në këtë namaz dhe a falet apo jo ai njëjtë si namazet e njohura me dy rekate?
Përgjigjja: RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lidhur me kuptimin (përkufizimin), dispozitën, formën dhe kohën e faljes së Namazit të Duhasë, juristët muslimanë përmendin njohuritë kryesore në vijim1:
Së pari: Përkufizimi dhe dispozita e Namazit të Duhasë
Namazi i Duhasë vjen nga fjala arabe “EĎ-ĎUĤAA” që në shqip ka kuptimin “shkëlqimi i mëngjesit / paradites” dhe përbën namazin që kryhet në kohën e paradites. Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë të katër medh’hebet) janë të mendimit se Namazi i Duhasë është një namaz mustehab2 (i pëlqyeshëm).
Së dyti: Forma dhe numri i rekateve të Namazit të Duhasë
Sa i përket formës së Namazit të Duhasë, ai falet njëlloj si namazet e njohura me dy rekate (si p.sh. dy sunetet e sabahut, ose namazi i dy rekateve3 të mbrapme të drekës, akshamit apo jacisë etj.) dhe falësi i tij pas sures El-Fatiha këndon një sure çfarëdo sipas mundësisë, duke qenë se nuk ka ardhur asnjë transmetim profetik ku të theksohet se për Namazin e Duhasë lexohet ndonjë pjesë kuranore e veçantë pas El-Fatihasë.
Ndërsa sa i përket numrit të rekateve të Namazit të Duhasë, juristët muslimanë janë shprehur njëzëri mbi faktin se numri më i paktë i rekateve të këtij namazi është dy, kurse përsa i përket numrit më të madh të tyre shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se ky numër është i kufzuar dhe më konkretisht një mendim i konsiderueshëm është se ai mund të falet deri në tetë rekate (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë).Lexoni më tepër
Më mirë është falja e Namazt të Duhasë dyshe-dyshe (por lejohet edhe me më shumë se dy rekate, si p.sh. me katër apo gjashtë rekate me një dhënie selami).
Së treti: Koha e namazit të Duhasë5
Namazi i Duhasë falet nga koha pas lindjes së diellit teksa ai ngrihet (në sytë e shikuesit) në horizontin lindor sa një heshtë (pra rreth 15-20 minuta pas lindjes së diellit, që përbën mbarimin e kohës së ndalimit të faljes së namazeve6) dhe deri në kohën rreth 10-15 minuta para namazit të drekës (mendim ky që mbështetet nga medh’hebit hanefi, maliki, hanbeli dhe përbën njërin prej mendimeve të medh’hebit shafi’i).Lexoni më tepër
Së katërti: Vlera e Namazit të Duhasë
Namazi i Duhasë konsiderohet sadaka ditore shlyese e falënderimit mbi mirësinë hyjnore të pajisjes së njeriut me kyçet dhe organet e tij trupore dhe shlyes i shumë përmendjeve e adhurimeve hyjnore (përfshirë: bërjen tesbih, tehmid, tehlil, tekbir, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja etj.); ai është porosi e çmuar profetike; është namaz që dëshmohet dhe prezantohet nga engjëjt; është namazi i njerëzve që i kthehen, pendohen dhe i drejtohen Zotit rishtas; është namazi që garanton mbarësinë e Zotit për pjesën e mbetur të ditës (pas faljes së tij) dhe nëse falet në trajtën e Namazit të Ishrakut / Ndriçimit7 pasohet me shpërblim madhështor si ai i haxhit të plotë dhe umres së plotë.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES
RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES
- Shih: islamweb, dorar dhe isalmweb. ↩
- Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet. ↩
- Rekat: Njësi e namazit që fillon me qëndrimin në këmbë dhe mbaron me dy sexhdet. ↩
- Muslimi 719. ↩
- Shih: islamweb, islamqa dhe islamweb. ↩
- Kohët e ndalimit të faljes së namazeve: Këto kohë janë: (së pari) koha pas faljes së sabahut deri rreth 15-20 minuta pas lindjes së diellit, (së dyti) koha rreth 10-15 minuta para hyrjes së drekës deri në hyrjen e drekës dhe (së treti) koha pas faljes së iqindisë (përfshirë përzverdhjen e diellit) deri në hyrjen e akshamit / shih: KOHËT E NDALIMIT TË FALJES SË NAMAZEVE. ↩
- Namazi i Ishrakut / Ndriçimit: Namazi dy rekate pas lartimit të diellit në horizont (rreth 15-20 minuta pas lindjes së diellit), të cilin e kryen personi që e ka faluar sabahun me xhemat në xhami dhe më pas ka qëndruar duke përmendur Allahun derisa ta falë këtë namaz. ↩