JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

VLERA E NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES

Numri i fetvasë: 6 VLERA E NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES

Kategoria: NAMAZI I PARADITES-ĎUȞAJA

12 355 shfletues/klikues VLERA E NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES


 Pyetje: VLERA E NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES


Cilat janë vlerat dhe mirësitë e namazit të duhasë?


 Përgjigjja: VLERA E NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i Duhasë (Paradites) është një namaz vullnetar shumë i pëlqyeshëm dhe ka një vlerë vërtet të madhe.Lexoni më tepër

Namazi i Duhasë konsiderohet sadaka ditore shlyese e falënderimit mbi mirësinë hyjnore të pajisjes së njeriut me kyçet dhe organet e tij trupore dhe shlyes i shumë përmendjeve e adhurimeve hyjnore (përfshirë: bërjen tesbih, tehmid, tehlil, tekbir, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja etj.); është porosi e çmuar profetike; është namaz që dëshmohet dhe prezantohet nga engjëjt; është namazi i njerëzve që i kthehen, pendohen dhe i drejtohen Zotit rishtas; është namazi që garanton mbarësinë e Zotit për pjesën e mbetur të ditës (pas faljes së tij) dhe nëse falet në trajtën e Namazit të Ishrakut / Ndriçimit1 pasohet me një shpërblim madhështor si ai i haxhit të plotë dhe umres së plotë; siç vjen në transmetimet profetike në vijim2:

Hadithi i Ebu Dherrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se: “Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Gdhiheni duke u dashur të jepni për çdonjërën nga kyçet [dhe gjymtyrët] tuaja [të shëndetshme] sadaka [lëmoshë si falënderim ndaj Zotit]. Çdo tesbih (thënie: SUBĤAAN ALL-LLAAH / I Lavdishëm dhe i Patëmetë është Allahu!) është sadaka, çdo tehmid (thënie: EL-ĤAMDU LIL-LAAH / Falënderimi absolut i takon Allahut!) është sadaka, çdo tehlil (thënie: LA ILAAHE IL-LALL-LLAAH / Nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut!) është sadaka dhe çdo tekbir (thënie: ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi!) është sadaka. Edhe urdhërimi në të mirë është sadaka edhe ndalimi nga e keqja është sadaka. Nga sa në fjalë shlyejnë dy rekate që personi i falë përgjatë paradites.”3

Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Miku im i ngushtë (Muhamedi, Paqja qoftë mbi të!) më ka porositur me tre (gjëra): të agjërojë tre ditë nga çdo muaj, [të falë] dy rekate të duhasë (paradites) dhe të fal vitrin para se të flejë”- dhe po me këtë [porosi] është porositur nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!) edhe Ebu Derda dhe Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!).4

Hadithi i transmetuar nga Amër Ibn Abese (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se: “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Fale namazin e agimit (sabahut) dhe pastaj kufizohu [ndalohu] nga namazi gjatë kohës që lind dielli, derisa ai të ngrihet lart [në qiell sa një heshtë]… Më tej falu [fal duhanë etj.], sepse namazi [pas ngritjes në fjalë të diellit] është i dëshmueshëm dhe prezantueshëm [nga engjëjt], derisa hija e shtizës ngrihet (pakësohet) [nuk mbetet hija e saj në tokë ose ajo është fare e vogël, pra pak para zenitit]. Pastaj kufizohu nga namazi, pasi atëherë vlon Xhehenemi…’”5

Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se: “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Namazin e Duhasë e ruan vetëm kush është prej Euabinëve [atyre që i kthehen / pendohen / drejtohen Zotit rishtas] dhe ai është Namazi i Euabinëve.’”6Lexoni më tepër

Hadithi nga Ebu Derda dhe Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), nga Allahu i Lartmadhëruar, se Ai ka thënë: “Biri i Ademit, më bëj ruku (falmu) Mua në fillimin e ditës, që Unë të të mjaftojë në fundin e saj [të bëjë që t’ia dalësh mbanë në angazhimet dhe nevojat e tua që ke deri në të mbaruar të ditës]”9; ku fraza  “më bëj ruku (falmu) Mua në fillimin e ditës”, është interpretuar edhe me “faljen e Namazit të Duhasë”, teksa një tjetër intepretim është se këtu bëhet fjalë për dy rekatet sunet dhe dy rekatet farz të Sabahut.

Allahu e di më mirë. VLERA E NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VLERA E NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES

VLERA E NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES

  1. Namazi i Ishrakut / Ndriçimit: Namazi dy rekate pas lartimit të diellit në horizont (rreth 15-20 minuta pas lindjes së diellit), të cilin e kryen personi që e ka faluar sabahun me xhemat në xhami dhe më pas ka qëndruar duke përmendur Allahun derisa ta  falë këtë namaz.
  2. Shih: islamqa.
  3. Shih: Muslimi 1181; shih dorar.
  4. Muslimi 722, En-Nesai, Es-Sunenu El-Kubra nr. 2712; Albani – në Es-Sahiha nr. 2166 – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  5. Muslimi 832.
  6. Ibn Khuzejme, Albani – në Sahihu Et-Tergib Ue Et-Terhib, v. 1, f. 164 – ka thënë se ky hadith është hasen / i besueshëm.
  7. Muslimi 748.
  8. Et-Tirmidhi 586, Albani – në Sahihu Suneni Et-Tirmidhi – ka thënë se ky hadith është hasen / i besueshëm; ndërkaq duhet theksuar se vërtetësia e këtij transmetimi është e diskutueshme mes dijetarëve të hadithit, ashtu që një pjesë e tyre e kanë ekzaminuar atë si të dobët dhe të tjerë (përfshirë Albanin siç u cek më sipër) si të besueshëm.
  9. Et-Tirmidhi 437; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë; shih dorar.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top