Numri i fetvasë: 303 KUJT I JEPET-KU NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Kategoria: KANALET KU NXIRRET ZEKATI I FIŤRIT
2 233 shfletues/klikues KUJT I JEPET-KU NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Pyetje: KUJT I JEPET-KU NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Cilët janë kategoritë apo anët tek të cilat lejohet të jepet/nxirret Zekati i Fitrit dhe a duhet që ai të nxirret në vendbanimin e nxjerrësit të tij apo lejohet të dërgohet edhe tjetërkund?
Përgjigjja: KUJT I JEPET-KU NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër
Së pari: Kategoritë / Anët ku lejohet të nxirret Zekati i Fitrit
Mendimi i parë: Zekati i Fitrit nxirret në kategoritë ku jepet Zekati i Pasurisë
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, shafi’i dhe hanbeli) janë të mendimit se Zekati i Fitrit nxirret në po ato kategori ku nxirret Zekati i Pasurisë, pra në tetë kategoritë merituese të këtij të fundit. Ata e bazojnë këtë mendim në faktin se Zekati i Fitrit hyn tek emërtimi i sadakasë (lëmoshës së obliguar) apo Zeqatit të Pasurisë të ardhur në thënien kuranore referente dhe gjithashtu duke qenë se është sadaka e obliguar, ajo, njëjtë si Zekati i Pasurisë, nuk lejohet që të veçohet për një kategori të caktuar, në prani të kategorive të tjera merituese të sadakasë së obliguar.Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Zekati i Fitrit lejohet t’u jepet vetëm të varfërve / nevojtarëve
Një tjetër mendim i fuqishëm i juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, një nga mendimet e medh’hebit hanbeli, mendimin e Sheukanit etj.) është se Zekati i Fitrit duhet t’u jepet vetëm të varfërve dhe nevojtarëve, bazuar në tekstet profetike referente, ku thuhet tekstualisht se ky Zekat është “ushqim për të varfrit / nevojtarët) dhe sepse Profeti (Paqja qoftë mbi të!) as ua ka ndarë Zekatin e Fitrit dhe as ka urdhëruar t’u ndahet tetë kategorive merituese të Zekatit të Pasurisë, si dhe sepse këtë veprim nuk e kanë bërë as sahabët (shokët e Profetit) dhe as gjenerata e dijetarëve muslimanë pas tyre.Lexoni më tepër
Së dyti: Vendi ku nxirret Zekati i Fitrit
Mendimi i parë: Nxirret aty ku ndodhet i obliguari me këtë Zekat3
Dijetarë të shumtë (si: Ebu Hanifja, Ebu Jusufi, Maliku, Shafi’iu etj.) kanë përmendur se si rregull, Zekati i Fitrit (ndryshe Zekati i Trupit/Kryes) nxirret në vendin ku ndodhet i obliguari me nxjerrjen e këtij Zekati në kohën kur i bëhet obligim nxjerrja e tij, duke qenë se ky Zekat është njëri prej dy llojeve të Zekateve të obliguara, ashtu që Zekati i Pasurisë nxirret aty ku gjendet pasuria dhe Zekati i Fitrit (Trupit/Kryes) nxirret aty ku gjendet trupi.Lexoni më tepër
Kurse dërgimi i Zekatit të obligueshëm në tjetër vend/shtet, lejohet vetëm në mungesë të pranisë së merituesve të këtij Zekati në vendin e obligimit të tij.
Mendimi i dytë: Vendi i nxerrjes së tij mund të zgjerohet në raste të veçanta4
Një tjetër mendim i fuqishëm (që përbën një ndër mendimet e medh’hebit hanefi etj.) është se në raste të veçanta nuk ka problem që ky Zekat të nxirret tek të afërmit nevojtarë, nisur nga mbajtja e lidhjeve familjare që kjo përbën; lejohet që të dërgohet në një vend tjetër ku personat janë edhe më nevojtar se ata të vendit ku gjendet i obliguari me këtë Zekat, ose tek muslimanë më të mirë, më të përkushtuar apo prej të cilëve kanë më shumë dobi muslimanët, ose të dërgohet nga një vend jomusliman për një një vend musliman etj., bazuar në transmetimin e Muadhit ku vjen se ai e dërgoi Zekatin nga Jemeni për në Medine.
Së treti: Shpërndarja e Zekatit të Fitrit5
Është e lejuar që Zekati i Fitrit të një personi, t’i jepet një të varfri të vetëm ose disa të varfërve dhe po kështu është e lejuar që disa persona t’ia japin atë një të varfri të vetëm. Lexoni më tepër
Po kështu pëlqehet që vetë nxjerrësi i Zekatit të Fitrit t’ia japë atë të varfërve të vendit ku gjendet, por lejohet edhe që ai t’ia autorizojë atë për shpërndarje institucioneve, shoqatave bamirëse apo personave fetarë të besueshëm7.
Allahu e di më mirë. KUJT I JEPET-KU NXIRRET ZEKATI I FITRIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KUJT I JEPET-KU NXIRRET ZEKATI I FITRIT
KUJT I JEPET-KU NXIRRET ZEKATI I FITRIT
- Shih: alukah dhe dorar. ↩
- Shih: islamweb, islamqa dhe KUSH E NXJERR ZEKATIN E FITRIT E PËR KË. ↩
- Shih: islamonline, islamweb dhe fatawah. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb, islamweb, saaid dhe islamqa. ↩
- Më konkretisht medh’hebi hanefi dhe ai hanbeli kanë lejuar që Zekati i Fitrit të shpërndahet i gjithi qoftë edhe tek një kategori e vetme prej tetë kategorive merituese të Zekatit të Pasurisë, teksa medh’hebi shafi’i ka kushtëzuar që ai të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek grupet e pranishme merituese të Zekatit të Pasurisë. ↩
- Shih: islamweb. ↩