JETA E VËRTETË

DISPOZITA-URTËSIA E ZEKATIT TË FITRIT

Numri i fetvasë: 150 DISPOZITA-URTËSIA E ZEKATIT TË FITRIT

Kategoria: ZEKATI I FIŤRIT-DISPOZITA DHE URTËSIA

3 059 shfletues/klikues DISPOZITA-URTËSIA E ZEKATIT TË FITRIT


 Pyetje: DISPOZITA-URTËSIA E ZEKATIT TË FITRIT


A mund të na shpjegoni kuptimin e zekatit të fitrit. A duhet nxjerrë (dhënë) patjetër zekati i fitrit dhe cila është urtësia e nxjerrjes së këtij zekati?


 Përgjigjja: DISPOZITA-URTËSIA E ZEKATIT TË FITRIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Domethënia e zekatit të fitrit1

Kuptimi gjuhësore i fjalës “zekat” është: pastrim, shtim (zhvillim) dhe bereqet (mbarësi a begati), si dhe: mirësi, ajkë e diçkaje dhe çfarë nxirret nga pasuria (kapitali) për ta pastruar këtë të fundit me të.Lexoni më tepër

Kurse kuptimi terminologjik (juridik islam) i zekatit të fitrit është: “Lëmoshë (sadaka) e caktuar që nxirret për çdo musliman para (Namazit të) Fitër Bajramit dhe i jepet një kategorie të caktuar personash”,- dhe po kështu është përkufizuar: “Lëmoshë e cila bëhet e obligueshme (e detyrueshme) me çeljen e Ramazanit.” Ky zekat është përcaktuar tek fitri (çelja e agjërimit), sepse ky i fundit është arsyeja e obligimit të këtij zekati; ose tek fiziku (trupi), sepse atij i është obliguar.

Dijetarët janë shprehur njëzëri se Zekati i Fitrit i obligohet çdo personi në vetvete dhe se ai është zekat që nxirret për trupin dhe jo për pasurinë.3

Së dyti: Dispozita e zekatit të Fitrit

Medh’hebet dhe thuajse të gjithë juristët muslimanë janë të një mendimi se nxjerrja e zekatit të Fitrit është vaxhib4 (vepër e detyruar). Argumenti për këtë është transmetimi i Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e bëri obligim zekatin e fitrit.”5

Pra ky zekat duhet të nxirret nga çdo musliman, i cili në natën dhe ditën e Festës së Bajramit të Fitrit, posedon (ka) një kapital i cili është shtesë ushqimit që i nevojitet për vete, familjen dhe personat që ka për detyrë të kujdeset për shpenzimet e tyre (si: dy prindërit, fëmijët dhe bashkëshorten).Lexoni më tepër

Së treti: Urtësia e zekatit të fitrit:

Në lidhje me urtësinë e Zekatit të Fitrit, Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e bëri obligim zekatin e fitrit si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të turpshme, si dhe me qëllim që të ushqehen të varfërit.”6 Nga ky transmetim del qartë në pah se urtësia e dhënies së zekatit të fitrit ka të bëjë me pastrimin e karakterit dhe veprës së agjëruesit, si dhe me ndihmesën, mëshirimin, dëlirjen dhe gëzimin e muslimanëve të varfër.

Allahu e di më mirë. DISPOZITA-URTËSIA E ZEKATIT TË FITRIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA-URTËSIA E ZEKATIT TË FITRIT

DISPOZITA-URTËSIA E ZEKATIT TË FITRIT

  1. Shih: dorar, alminbar dhe El-Meusuatu El-Fikhije El-Kuvajtie v. 24, f. 409.
  2. Shih: Kuran, El-Mulk: 3.
  3. Shih: islamweb.
  4. Vaxhib: Veprim i obligueshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet.
  5. El-Bukhari 1503 dhe Muslimi 984.
  6. Ebu Daudi 1609 dhe Ibn Maxhe 1827, Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se hadithi është “hasen/i mirë”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top