Numri i fetvasë: 168 VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
Kategoria: POLITIKË ISLAME-DYSHIME VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
2 990 shfletues/klikues VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
Pyetje: VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
A mund të na tregoni se cili është gjykimi i juristëve muslimanë, lidhur me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi?
Përgjigjja: VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Protestat paqësore dhe të maturuara para ambasadave, për të dënuar krimet e shteteve apo popujve që ato përfaqësojnë, nuk përbëjnë ndonjë problem.
Ndërsa agresioni kundër një ambasadori të një prej vendeve në fjalë, për të mos thënë vrasja e tij, apo e çdo punonjësi të këtyre ambasadave; me të cilët muslimanët kanë bërë aleancë ose janë bërë për ta garant, nuk lejohet kurrsesi, bazuar në tekstet e qarta profetike, që jo vetëm e ndalojnë por edhe e dënojnë ashpër këtë gjë.
Në lidhje me shpjegimin e faktit në fjalë, imami i njohur Esh-Shaukani thotë: “Aleati (El-Muahidi) është një person (burrë) prej qytetarëve [jomuslimanë] të një shteti joislam1, i cili hyn në shtetin islam2 me garanci të ligjshme të muslimanëve [garantimin e mbrojtjes së jetës etj.]. Vrasja e këtij personi (aleatit), është ligjërisht e ndaluar për muslimanët.”3
Sa i përket garancisë që i jepet të garantuarve në fjalë, norma ligjore është se ky garantim duhet zbatuar dhe respektuar, edhe nëse garantuesi është individ; për më tepër kur i këtilli është qeveritari.4
Disa nga tekstet më të spikatura profetike, ku janë mbështetur juristët muslimanë në lidhje me dispozitën e ndalimit të vrasjes së aleatit, janë:
a. “Kush vret një aleat [një person jomusliman, që është në besë dhe garanci (dorëzani) të muslimanit], nuk ka për ta nuhatur erën e xhenetit; teksa era e tij (xhenetit) gjendet [nuhatet] nga një largësi [që përshkohet për] dyzet vite”5; kuptimi i hadithit është se vrasësi i aleatit të muslimanëve, konsiderohet mëkatar i madh; ai s’e ndjen erën e Xhenetit që në fillim kur e ndiejnë muslimanët që s’kanë bërë mëkate madhore; gjithsesi ky vrasës, nëse nuk ka vdekur në politeizëm, nuk mbetet përjetësisht në Xhehenem.
b. “Kush vret një aleat, jo në realitetin e tij [jo në kohën në të cilën lejohet ligjërisht vrasja e tij], të tillit Allahu ia ka ndaluar Xhenetin”6; kuptimi i këtij hadithi është i njëjtë me hadithin e mëparshëm, pra vrasësit të një aleati të muslimanëve, i është ndaluar hyrja në Xhenet me muslimanët e parë të cilët s’kanë bërë mëkate madhore; por gjithsesi kjo s’do të thotë se i këtilli mbetet përjetësisht në Xhehenem.
c. “Vërejtje, atij që i bën padrejtësi një aleati, ose që e cenon atë [të drejtën e tij], ose që e ngarkon mbi mundësinë e tij [në nxjerrjen e haraçit etj.], ose që i merr atij diçka pa kënaqësinë e tij; unë do t’i bëhem kundërshtar në Ditën e Gjykimit.”7
Allahu e di më mirë. VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË
- Shtet joislam (Daru El-Kufr ose Daru El-Harb): është një shtet ku mbisundojnë ligjet joislame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti nuk janë në dorë të muslimanëve. ↩
- Shtet islam (Daru El-Islam): është një shtet ku mbisundojnë ligjet islame dhe ku pushteti, fuqia e autoriteti i takojnë muslimanëve. ↩
- Nejlu El-Eutar v. 8, f. 136. ↩
- Për fetvanë në fjalë bazohu në: islamweb, ndërsa për sqarimin mes kllapave katrore të ardhur në përkufizimin e aleatit sipas imam Esh-Sheukanit, shih: islamweb. ↩
- El-Bukhari 3166. ↩
- Ahmedi 20377, Ebu Daudi 2760, En-Nesai 4747; etj; Albani etj. kanë thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Ebu Daudi 3052; Albani etj. kanë thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩