JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

TRAJTIMI I VESVESEVE-MENDIMEVE TË LIGA

Numri i fetvasë: 395 TRAJTIMI I VESVESEVE-MENDIMEVE TË LIGA

Kategoria: SËMUNDJET PSIKIKE DHE VESVESET 

1 661 shfletues/klikues TRAJTIMI I VESVESEVE-MENDIMEVE TË LIGA


 Pyetje: TRAJTIMI I VESVESEVE-MENDIMEVE TË LIGA


Jam një person që kam lexuar Kuranin, por dendur në mendje më vijnë mendime shumë të fëlliqura femohuese lidhur me Zotin dhe fenë islame. Nga ana tjetër unë e kam frikë natën e varrit dhe e agjëroj Ramazanin, por pavarësisht kësaj, në mendje më vijnë mendime të fëlliqura blasfemike (femohuese) lidhur me shtyllat e Islamit, si: agjërimi etj. Këto mendime femohuese më mundojmë shumë, pasi unë nuk i dëshiroj (pëlqej) ato dhe për me tepër kur ato më vijnë unë i kërkoj Allahut të më falë dhe të më mbrojë prej këtij sherri të mallkuar. Më këshilloni sesi të veprojë në këtë gjendje dhe si të dalë prej saj.


 Përgjigjja: TRAJTIMI I VESVESEVE-MENDIMEVE TË LIGA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Pikërisht në lidhje me këtë çështje, Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Allahu faktikisht nuk m’i merr parasysh mua, sa i përket umetit tim (muslimanëve), vesveset [ngacmimet negative, të paqëllimta dhe shqetësuese] që i vijnë personit (muslimanit/es) në unin e tij; përderisa nuk vepron dhe nuk flet me to”2; ku synohet se personi nuk ka pse sikletoset për mendimin apo shqetësimin e paqëndrueshëm (vesvesin) që ngjet në unin e tij, përderisa goja e këtij personi nuk flet dhe gjymtyrët e tij nuk veprojnë në pajtim me të.

Referuar në referencat islame, do donim jo thjesht t’i qetësonim, por për më tepër t’i gëzonim të prekurit pahiri nga këto çrregullime (vesvese dhe mendime të liga), përmes sa vijon:Lexoni më tepër

Së pari: Prej mëshirës dhe mirësisë së Allahut për muslimanët është se asnjë dispozitë nuk ngrihet në rastin e pushtimit të personit prej këtyre “çrregullimeve mendore”: nuk ndodh divorci, as zë vend betimi, as prishet abdesi, as bihet në femohim (në rastin kur këto mendime kanë të bëjnë me një nga bazat e besimit, si p.sh. nëse këto çrregullime kanë të bëjnë me dyshime rreth ekzistencës së Allahut dhe besimit në Të, në Profetin e Tij dhe domosdoshmëritë e tjera të besimit); kështu që i pushtuari prej këtyre çrregullimeve duhet të jetë i qetë në këtë aspekt pasi asnjë dispozitë fetare nuk ngrihet mbi to, ndaj i pikëlluari dhe i zaptuari i vërtetë në këtë rast le të mbesë djalli i mallkuar.Lexoni më tepër

Së dyti: Këto vesvese tregojnë, me lejen e Allahut, se besimi i të pushtuarit prej tyre është i thellë dhe i sigurt, dhe kjo është arsyeja pse shejtani është angazhuar që t’ia bëjë muslimanit/es këto vesvese (përfshirë edhe ato femohuese).

Shejtani nuk do ishte i etur për një mashtrim dhe vesves (ngacmin) të tillë si ky, po të mos kishte parë tek besimtari/a përkushtimin e drejtë në fenë islame; veçanërisht kjo vlen sepse i prekuri nga këto vesvese e konsideron shumë të rëndë dhe shqetësues psherëtimën në fjalë që i cyt djalli.Lexoni më tepër

Së treti: Shqetësimi i personit të prekur nga këto vesvese (mendime të liga) dhe dëshira e tij për t’u arratisur prej tyre, janë shenjë e besimit të mirë të këtij njeriu.

Gjithashtu, këto mendime të liga janë në vetvete shenjë se i prekuri prej tyre po e forcon besimin e tij islam dhe pikërisht ky besim në forcim e sipër i këtij personi të sulmuar përbën arsyen e pakënaqësisë së shejtanit dhe sulmit që po i bën këtij njeriu. Prania e këtyre vesveseve, është pra shenjë pozitive se Allahu e ka mbrojtur personin e prekur prej tyre nga shejtani i mallkuar, aq sa këtij të fundit s’i ka mbetur vetëm se kjo formë për ta sulmuar këtë person, pikërisht duke qenë se shejtani në këtë rast është i paaftë që të bëjë me këtë person diçka tjetër përtej ngacmimit/cytjes së këtyre mendimeve tek ai.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. TRAJTIMI I VESVESEVE-MENDIMEVE TË LIGA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ TRAJTIMI I VESVESEVE-MENDIMEVE TË LIGA

TRAJTIMI I VESVESEVE-MENDIMEVE TË LIGA

Poshtëshënim:

  1. Shih:  islamqa, islamweb, islamweb, islamqa, islamweb dhe islamweb.
  2. El-Bukhari 2391 dhe Muslimi 127; shih: sunnah.
  3. Muslimi 132; shih: sunnah.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top