Numri i fetvasë: 62 THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT
Kategoria: RREGULLAT PËR ATRIBUIMIN HYJNOR
3 453 shfletues/klikues THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT
Pyetje: THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT
A ka ndonjë argument që vërteton se Allahu është trup? Zoti më faltë nëse është pyetje e gabuar, por nëse nuk mësohet besimi, ma merr mendja se nuk vlen adhurimi.
Përgjigjja: THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Realiteti qëndron se çdo pyetje që bëhet pa qëllim të keq, nuk përbën problem në thelbin e vet, por sidoqoftë fatlumi që kërkon diturinë islame, sidomos diturinë më të rëndësishme të saj që është njohja e Allahut të Madhëruar përmes emrave dhe cilësive të Tij, duhet të bëjë kujdes që për njohjen në fjalë t’i përmbahet metodës së Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah1 (Ithtarëve të Praktikës Profetike të Unifikuar në të) dhe ta bëjë këtë metodë busullën e tij të jetës, si në besimin e tij (veprat e zemrës) ashtu edhe në veprimin e tij (veprat e gojës dhe gjymtyrëve).
Në kuadrin e pyetjes suaj, vlen të thuhet se përmendja e fjalës trup si cilësi e Allahut, nuk ka ardhur as në formën mohore dhe as në atë pohore, as në Kuran, as në Sunet (Traditën Profetike) dhe as është thënë nga ndonjëri prej dijetarëve të tre gjeneratave të para islame apo prej imamllarëve elitarë pas tyre; së këtejmi del si detyrë që e tillë gjë të shmanget. Muslimani e di mirë se besimi arrihet përmes përmbajtjes së të mësuarit tek burimet autentike të shpalljes islame (Kurani, Suneti dhe Konsensusi i eruditëve muslimanë), zbatimit të diturisë së marrë prej këtyre burimeve, thirrjes në to dhe dashurisë e mirësjelljes ndaj kujtdo që kapet pas tyre.
Shumë gjuhologë janë të mendimit se fjala “trup” angazhon ngjarje (ndodhi), prandaj ajo nuk lejohet të thuhet për Allahun; kurse fjala “gjë” lejohet të thuhet për Allahun, sepse ajo nuk angazhon ngjarje (ndodhi). Në këtë kontekst imam Ahmedi e ka ndaluar përdorimin e kësaj fjale për Allahun e Madhëruar, duke thënë: “Emrat merren nga sheriati (ligji) dhe gjuha. Gjuhologët këtë emër e kanë vendosur për atë gjë që ka gjatësi, gjerësi, strukturë (montim) dhe përbërje (përzierje). Ndërsa Allahu i Madhëruar është jashtë nga e gjitha kjo, prandaj nuk lejohet që Ai të quhet trup, sepse Ai është jashtë trupëzimit dhe (sepse) kjo nuk ka ardhur në sheriat (kodin ligjor islam), prandaj kjo është e padrejtë.”2
Po kështu, personi që thotë se Allahu është “trup jo si trupat e tjerë”, duhet të këshillohet dhe t’i bëhet thirrje që të qëndrojë tek cilësitë me të cilat Allahu i Madhëruar e ka cilësuar Veten e Tij në Librin e Tij (Kuran) ose nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij (Paqja qoftë mbi të!), duke iu përmbajtur metodës së selefëve3 (tre gjeneratave të para muslimane).Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT
THËNIA ZOTI ËSHTË TRUP POR JO SI KRIJESAT
- Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah: Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah (Ithtarët e Praktikës Profetike të Unifikuar në të), përdorur së pari nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe termi Sunnitët, janë sinonime që kanë të bëjnë me metodologjinë (mënyrën) islame të jetesës dhe përbëjnë antonimin e bidatit (sajesës në bazat islame) ku ranë sektet e devijuara që e përkatësuan veten e tyre tek Islami (si: khauarixhët, shi’itët dhe kaderitë) në fundin e epokës së sahabëve / shokëve të Profetit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjera sekte pas kësaj. Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh nënkupton ithtarët ose pasuesit parimorë burimorë të Kuranit dhe Traditës / Praktikës Profetike, të cilët iu përmbajtën këtyre parimeve sipas kuptimit të tre gjeneratave të para erudite (shkencore) islame, kurse shtojca (Uel Xhema’ah) shpreh përqafimin e parimit të mbështetjes së komunitetit musliman të unifikuar sipas Sunnetit, inkurajimin e unitetit të këtij komuniteti, si dhe largimin prej përçarjes e rebelimit në dëm të komunitetit musliman të udhëhequr nga një qeverisës legjitim. ↩
- El-Akide, Riuajetu Ebi Bekër El-Khalal, v. 1, f. 111, me autor Ibn Hanbel (ka ndërruar jetë në 855). ↩
- Selefët: Sahabët (shokët e Profetit) dhe dy gjeneratat muslimane pas tyre. ↩
- Esh-Shuuraa: 11. ↩
- El-Ihlas: 4. ↩