JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SQARIMI-ANULIMI I KURANIT ME SUNETIN

Numri i fetvasë: 335 SQARIMI-ANULIMI I KURANIT ME SUNETIN

Kategoria: POZITA E TRADITËS PROFETIKE

1 870 shfletues/klikues SQARIMI-ANULIMI I KURANIT ME SUNETIN


 Pyetje: SQARIMI-ANULIMI I KURANIT ME SUNETIN


Si është raporti i Sunetit (Traditës Profetike) kundrejt Kuranit; pra cili është pushteti / fuqia që ka Suneti mbi Kuranin, sa i përket bërjes së sqarimeve, specifikimeve apo anulimeve (shfuqizimeve) të teksteve apo dispozitave të caktuara kuranore?


 Përgjigjja: SQARIMI-ANULIMI I KURANIT ME SUNETIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kurani dhe Suneti (Tradita Profetike) gëzojnë të njëjtën pozitë, nën konsideratën se përbëjnë burimet kryesore kategorike të ligjit islam.Lexoni më tepër

Kurse lidhur me sqarimin, fiksimin (veçimin) ose anulimin që Suneti u bën teksteve kuranore, dijetarët muslimanë kanë përmendur sa vijon1:

Së pari: Suneti është shtjellues dhe interpretues i KuranitLexoni më tepër

Bazuar në mendimin e një sërë dijetarësh muslimanë (prej të cilëve është edhe Ibn El-Kajimi) shtjellimi që Suneti i bën Kuranit paraqitet në tre kategori:

Kategoria e parë: Suneti miratues dhe dëshmues i po asaj që miraton dhe dëshmon Kurani;

Kategoria e dytë: Suneti interpretues i Kuranit, shtjellues i synimit hyjnor të ardhur në të (Kuran) dhe kufizues i asaj çfarë ka ardhur e pakufizuar në të;

Kategoria e tretë: Suneti që përmban një dispozitë për të cilën nuk ka bërë fjalë Kurani, të cilën e sqaron me një shpjegim nismëtar.

Së dyti: Fiksimi apo veçimi që i bën Suneti përgjithësimeve kuranore

Shumica e juristëve normativë (usulijunë) muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i dhe hanbeli) pranojnë / lejojnë që përgjithësimet (rrjedhimet e përgjithshme) kuranore të fiksohen (veçohen/specifikohen) me Traditën Profetike autentike; madje kjo vlen jo vetëm në rastin e traditës profetike autentike muteuatir2 (transmetuar nga një shumësi transmetuesish për çdo hallkë transmetimi), por edhe asaj autentike ehad3 (transmetuar nga një transmetues i vetmuar në ndonjë hallkë të transmetimit).Lexoni më tepër

Së treti: Shfuqizimi i teksteve kuranore me Sunetin autentikLexoni më tepër

Mendimi i parë: Është e papranueshme që tekstet kuranore të anulohen nga Suneti autentik ehad (nga një transmetues i vetmuar në ndonjë hallkë)

Ky është mendimi i shumicës së juristëve normativë (usulijun) muslimanë, pra se nuk është e lejueshme / pranueshme që tekstet kuranore të anulohen nga Suneti autentik ehad (transmetuar nga një transmetues i vetmuar në ndonjë hallkë të transmetimit); madje medh’hebi shafi’i, hanbeli etj., nuk pranojnë që tekstet kuranore të anulohen qoftë edhe nga Suneti autentik muteuatir (transmetuar nga shumësi transmetuesish për çdo hallkë transmetimi).

Mendimi i dytë: Pranohet anulimi i teksteve kuranore nga Suneti autentik muteuatir (me shumësi transmetuesish) ose ai ehad (transmetues të vetmuar)

Mendimi i disa juristëve normativë (usulijunë) të medh’hebit hanefi është se anulimi i teksteve kuranore me Sunetin autentik muteuatir është një realitet, ndërkaq lejohet / pranohet gjithashtu që tekstet kuranore të anulohen edhe me Sunetin autentik ehad… Ky mendim (pra lejimi i anulimit të teksteve kuranore me Sunetin autentik ehad) përbën në fakt një mendim të fuqishëm.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SQARIMI-ANULIMI I KURANIT ME SUNETIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SQARIMI-ANULIMI I KURANIT ME SUNETIN

SQARIMI-ANULIMI I KURANIT ME SUNETIN

  1. Shih: islamqa, islamqa, islamweb dhe islamonline.
  2. Transmetimi Muteuatir (MUTEUAATIR): Transmetim profetik, ku një numër i madh transmetuesish të besueshëm (katër apo më shumë), të cilët normalisht është e pamundur të bien dakord për të gënjyer, transmetojnë atë çfarë kanë dëshmuar me shqisat e tyre nga të tjerë sikurse ata dhe kjo karakteristikë është e pranishme në çdo hallkë (shtresë) të transmetimit.
  3. Transmetimi autentik ehad (EEȞAAD): Transmetim i vërtetë profetik, ku së paku në njërën prej hallkave (shtresave) të zinxhirit të tij gjendet një transmetues i vetëm i besueshëm.
  4. Kjo dispozitë vlen për poligaminë (martesën me maksimumi katër gra njëherësh), rast në të cilin vlen rregulli që muslimanit nuk i lejohet që në mesin e këtyre grave të tij të jetë një grua dhe halla ose tezja e saj, ndërsa nëse personi divorcohet përfundimisht prej njërës prej tyre (prej mbesës ose hallës / tezes së saj), atij i lejohet të martohet me tjetrën (nëse divorcohet përfundimisht prej mbesës, i lejohet të martohet me hallën ose tezen e saj dhe nëse divorcohet përfundimisht prej hallës ose tezes, i lejohet të martohet me mbesën e saj.
  5. El-Bukhari 5109 dhe Muslimi 1408 / shih: islamqa.
  6. E-Nisa: 24.
  7. Shih: El-Maide: 38.
  8. Nisabi i vjedhjes: Përbën sasinë minimale të veprës penale të vjedhjes (prej 1/4 Dinar, pra 1,0625 gr flori 24 karatësh), në prani të së cilës (krahas kompletimit të kushteve të tjera juridike) merret në konsideratë vepra penale e vjedhjes dhe ndëshkimi përkatës për të / shih: islamqa dhe islamweb.
  9. Shih: ahlalhdeeth, ibn-jebreen dhe islamweb.
  10. El-Xhizje: Pagesë/Shlyerje taksative që i merret jomuslimanit (prej: hebrenjve, të krishterëve, mexhusëve sipas mendimit të shumicës dhe mbarë idhujtarëve sipas disa mendimeve) që është: i lirë, në pubertet, mendar, i aftë të luftojë dhe ka mundësi ta paguajë këtë shpërblim (pra prej kësaj takse të xhizjes përjashtohen: gratë, fëmijët, pleqtë, robërit, të çmendurit, të paaftit për luftë, të varfrit që nuk munden ta pagujanë etj.); merret me pëlqim në këmbim të: jetesës së këtyre jomuslimanëve në shtetin islam, ose të mbrojtjes së gjakut, famljarëve e pasurive të tyre, ose moshyrjes së muslimanëve në luftë me ta. Vlera e kësaj takse është përgjithësisht 1 Dinar (= 4.25 gram flori) në vit. Vlen të theksohet në këtë kontekst fakti se muslimani i pasur, mashkull apo femër qoftë, paguan për çdo vit Zekatin e pasurisë, që vetëm si vlerë fillestare është 0.5 dinar, por që rritet në proporcion (korrespondim) me zekatin e kapitalit që personi ka (shih: alukah, islamweb, alukah, islamstory dhe islamport).
  11. Shih: ahlalhdeeth dhe Ibn Muflih, Sherhu El-Keukeb El-Munir v. 3, f- 359 – 363.
  12. El-Enam: 145.
  13. Muhamed El-Emin Esh-Shenkiti, Eduau El-Bejan, v. 2, f. 451-452.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top