JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SI NDODH PREKJA NGA MËSYSHI DHE SMIRA

Numri i fetvasë: 96 SI NDODH PREKJA NGA MËSYSHI DHE SMIRA

Kategoria: ȞASEDI-SMIRA DHE ÂJNI-MËSYSHI

29 602 shfletues/klikues SI NDODH PREKJA NGA MËSYSHI DHE SMIRA


 Pyetje: SI NDODH PREKJA NGA MËSYSHI DHE SMIRA


Si ndodh prekja e njeriut nga mësyshi dhe smira?


 Përgjigjja: SI NDODH PREKJA NGA MËSYSHI DHE SMIRA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Marrja mësysh (në arabisht “EL-ÂJN”) është një e vërtetë që bazohet në argumente të fuqishme autentike islame.Lexoni më tepër

Së pari: Kuptimi i mësyshit

Mësyshi mendohet si ndikim dëmtues material apo psikologjik i njeriut, mbi frymorin (njeriun apo një gjallesë tjetër) ose mbi një send, falë forcave dhe realiteteve të fshehta të natyrës humane që e ushtrojnë këtë ndikim.

Përkufizimi i mësyshit sipas Ibn Haxherit është: “Shikimi pëlqyes i pleksur (veshur) me smirë, me të cilin një person me natyrë të ligë e shikon një person të dytë dhe ky i fundit dëmtohet prej këtij shikimi.”

Kurse Ibn El-Uthejmini e përkufizon kështu mësyshin: “Mësyshi (si fenomen) është i njohur dhe i ditur; ai vjen nga një fuqi e fshehtë që del nga zemra e smirëziut, i cili nuk ia do të mirën tjetrit dhe ky shikim e godet të prekurin prej tij (personin që merret mësysh).”

Së dyti: Si ndodh mësyshi

Ndërsa për mënyrën sesi ndodh, Ibn El-Kajimi thotë: “Nuk ka dyshim se Allahu i Lartmadhëruar i ka krijuar trupat dhe shpirtrat me fuqi dhe natyra të ndryshme, duke vendosur në shumë prej tyre veçori e tipare ndikuese. Njeriu i logjikshëm nuk  mund ta mohojë ndikimin që bëjnë shpirtrat tek trupat, pasi kjo është një gjë që shihet dhe perceptohet.”

El-Lexhnetu Ed-Daime (Komisioni i Përhershëm në Arabinë Saudite) e përkufizon kështu mësyshin: “Mësyshi gjen shprehi kur personi e dëmton tjetrin me sy. Origjina e tij (mësyshit) qëndron tek pëlqimi i diçkaje nga marrësi mësysh, pastaj këtë e pason pasqyrimi që gjen kjo në shpirtin e lig të këtij dhe pastaj vjen ekzekutimi i vrerit të tij (marrësit mësysh) përmes vështrimit tek frymori / sendi që merret mësysh.”Lexoni më tepër

Kësisoj, më e mira është që në lidhje me çështje e mësyshit të frenohemi dhe të mos japim interpretime që nuk mbështeten në tekstet kushtetuese islame, sepse kjo çështje është e lidhur kryekëput me metafizikën (të fshehtën) dhe atë më së miri e di Allahu…

Së treti: Si ndodh smira

Disa dijetarë thonë se tek ai që merret mësysh përmes smirës mund të vijnë dhe të ndikojnë edhe xhindet (shejtanët), pa u thirrur fare prej mësyshmarrësit; ku më konkretisht Ibn El-Kajimi thotë: “Shejtani rri përkrah magjistarit dhe smirëziut; ai flet me ta dhe i shoqëron ata, por në rastin e smirëziut shejtanët e ndihmojnë atë pa u kërkuar ai ndihmë, sepse smirëziu është i ngjashëm me Iblisin (kryedjallin) dhe në realitet është prej pasuesve të tij; pasi smirëziu, njëjtë si shejtani, synon të keqen e njerëzve dhe prishjen e mirësive që Allahu u ka dhënë atyre.”

Gjithashtu (siç u cek në hyrje të këtij shqyrtimi) dijetarët theksojnë se personi mund të marrë mësysh veten, pasurinë dhe fëmijën e tij, apo dashamirin e tij. Ata e bazojnë këtë në transmetimin profetik: “Nëse dikush nga ju sheh tek vetja, pasuria apo vëllai i tij [nga gjaku ose besimi] diçka që i pëlqen, le të lutet për bereqet (bekim) të kësaj, pasi syri (dëmtimi prej mësyshit) është realitet.1

Pra marrja mësysh jo domosdoshmërisht është tregues i ligësisë së personit, pasi siç thotë Ibn AbdulBeri: “Mund të marrë mësysh edhe njeriu i mirë dhe personi mundet që ta marrë mësysh edhe vetveten.”Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI NDODH PREKJA NGA MËSYSHI DHE SMIRA

SI NDODH PREKJA NGA MËSYSHI DHE SMIRA

  1. En-Nesai: Amelu El-Jemi Ue El-Lejle 1033 dhe El-Hakim 7499, Albani thotë se hadithi është sahih-i saktë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top