JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI TERAVIE

Numri i fetvasë: 142 SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI TERAVIE

Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS

4 521 shfletues/klikues SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI TERAVIE


 Pyetje: SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI TERAVIE


A jepet selami në namazin e teravive pas çdo 2 apo çdo 4 rekateve?


 Përgjigjja: SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI TERAVIE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Transmetimet ku referohet koha në fjalë e dhënies së selamit

Sa i përket faktit nëse selami gjatë namazit të teravive, jepet pas çdo dy rekateve apo mund të jepet edhe pas katër rekateve, çështja referohet tek forma e faljes së namazit të natës që bënte Profeti (Paqja qoftë mbi të!), mbi të cilën janë transmetuar dy hadithe kryesore:

Transmetimi i Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Kur të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!) iu kërkua këndvështrimi i tij për rekatet e namazit të natës, ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘(Falen) Dyshe dyshe dhe nëse dikush prej jush i friket gdhirjes (sabahut), fal një rekat, duke e bërë (numër) tek, namazin që ka falur.’1 Kjo është edhe forma sistematike profetike e faljes së namazit të natës, e cila nxit që rekatet e namazit të natës të falen dy e nga dy rekate me një selam, pra të falen dy rekate dhe të jepet selam, pastaj të falen dy rekate të tjera dhe të jepet selam, e kështu me radhë, duke u ndarë çdo dy rekate me një selam. Pastaj në fund falet një rekat tek (vitër), me të cilin mbyllet namazi i natës.

Transmetimi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) falej (natën) katër (rekate), mos pyet sesa të bukur dhe të gjatë që ishin; pastaj falte katër (rekate), mos pyet sesa të bukur dhe të gjatë që ishin dhe pastaj falte (vitrin) tre (rekate).”2

Së dyti: Mendimet juridike mbështetëse për dhënien e selamit pas 4 rekatëve

Bazuar në dy transmetimet e mësipërme, dijetarët ndajnë këndvështrime të ndryshme lidhur me faktin nëse selami gjatë namazit të natës (prej të cilit është edhe ai i teravive), jepet pas çdo dy rekateve apo mund të jepet edhe pas katër rekatëve ose më shumë, si vijon:

a. Masa më e madhe e dijetarëve muslimanë (ndër të cilët edhe ata të medh’hebit hanefi) janë të mendimit, se në princip falja e namazit të teravive me katër rekate dhe një selam konsiderohet diçka e saktë (e vlefshme), por vlen të theksohet se lidhur me detajet e kësaj çështje, dijetarët e medh’hebeve ushqejnë mendime të ndryshme, siç do të sqarohet më tej.3Lexoni më tepër

b. Medh’hebi hanefi thotë se prej suneteve të teravisë është që çdo dy rekate të një TERUIJȞE (njësi katër-rekatëshe teravie), të falen më vete, pra një TERUIJȞE plotësohet duke u falur dy rekate me një selam dhe pastaj sërish dy rekate të tjerë me një selam. Gjithsesi, thuajse të gjithë jursitët hanefi thonë se lejohet pa problem që një TERUIJȞE (njësi katër-rekatëshe teravie) [madje edhe krejt teravitë] të falet me një selam të vetëm, por me kushtin që namazfalësi të qëndrojë pas rekatit të dytë sa koha e teshehudit5.Lexoni më tepër

c. Bashkëkohorë që mbështesin faljen e çdo 4-rekatëshi teravie me një selam

Në mbështetje të lejimit të faljes së namazit të natës (përfshirë teravinë), me katër rekate dhe një selam, kanë ardhur shumë mendime të dijetarëve bashkëkohorë, prej të cilëve edhe anëtari i Komitetit Shkencor të Sunetit (në Arabinë Saudite), Khalid Ibn Su’ud El-Belejhed, i cili lidhur me këtë çështje thotë:  “Dijetarët kanë mendime të ndryshme (pro dhe kundër) në lidhje me lejimin e faljes së namazit vullnetar të natës me katër rekate të lidhura (me një selam) dhe e sakta është se kjo gjë është e lejuar, sepse nuk ka ardhur ndonjë ndalim për këtë dhe sepse hadithi i transmetuar nga Ibn Umeri [(rekatet e namazit të natës falen) Dyshe dyshe] mbartet në kontekstin e më përparësores dhe të pëlqyeshmes, jo se e tillë gjë është vaxhib (obligim).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI TERAVIE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI TERAVIE

SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI TERAVIE

  1. El-Bukhari 472 dhe Muslimi 749.
  2. El-Bukhari 3567 dhe Muslimi 738.
  3. Shih: islamweb.
  4. El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedheb v. 4, f. 32.
  5. Teshehudi: Pozicion i namazit që vjen direkt pas dy sexhdeve të rekatit të dytë dhe të fundit të çdo namazi, në të cilin thuhet një thënie specifike që fillon me fjalët “ET-TEȞIJ-JAATU LIL-LAAHI… – Përshendetjet (madhërimet) i takojnë Allahut…” dhe mbaron me “dy dëshmitë islame/shehadetin”.
  6. Shih: Bedaia’ Es-Sanai’a Fi Tertibi Esh-Sheraia v. 1, f. 288-289.
  7. Ahkemu Kijami El-Lejl – Meusua’tu El-Buhuth Uel Mekalat El-Ilmije kap. 151, f. 4 – Xhemu’un Ue Ia’dadun: Ali ibn Nejif Esh-Shehud.
  8. saaid.net.
  9. Sunet: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  10. Ahkemu Kijami El-Lejl – Meusua’tu El-Buhuth Uel Mekalat El-Ilmije kap. 151, f. 4 – Xhemu’un Ue Ia’dadun: Ali ibn Nejif Esh-Shehud.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top