Numri i fetvasë: 390 SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI NAFILEJE
Kategoria: NAMAZI VULLNETAR SISTEMATIK DHE I LIRË
1 217 shfletues/klikues SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI NAFILEJE
Pyetje: SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI NAFILEJE
Më pëlqen të ndjek medh’hebin hanefi. Doja të pyesja, se a bën që të falen synetet (nafilet/faljet vullnetare), katër rekate pa shkëputje, apo është e përcaktuar që ato të falen dyshe-dyshe. Unë i kam falur katër pa shkëputje dhe më thanë ku e ke argumentin.
Përgjigjja: SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI NAFILEJE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:
Së pari: Ndjekja e një mendimi të caktuar juridik islam
Detyra e muslimanit është që në çështjen e adhurimeve islame (në lëmin sheriatik) të përpiqet të ndjekë të vërtetën dhe të arrijë tek ajo dhe më konkretisht përsa i përket kualifikimit (marrjes dhe pasimit të njohurive) në lëmin e ligjit islam, muslimanët i përkasin dy kategorive vijuese:
Kategoria e parë: Dijetari/nxënësi i dijes në lëmin e sheriatit (ligjit islam)…
Kategoria e dytë: Masa e gjerë e muslimanëve që kanë njohuri të përcipta në lëmin e sheriatit (ligjit islam), pra nuk janë specialistë apo të afirmuar për të gjurmuar argumentet sheriatike dhe nuk i përkasin asnjërit prej rangjeve të përmendura në kategorinë e parë; i këtilli duhet të pasojë atë dijetar (dhe në rast nevoje atë nxënës dije) i cili mendon se është më i besueshmi në fe dhe dituri. Kështu ai e ka çuar në vend obligimin e vet…Lexoni më tepër
Së dyti: Nafilet (faljet vullnetare) gjatë ditës1
Mendimi i parë: Nafilet e ditës është më mirë të falen dyshe-dyshe, por lejohet edhe katërshe
Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i dhe hanbeli) është se nafilet (faljet vullnetare) të cilat falen gjatë ditës është më mirë që të falen dyshe-dyshe, pra duke dhënë pas çdo dyrekatëshi selam; referuar në mendimin e mësipërm lejohet pa problem që nafilet e ditës të falen edhe katër rekate me një selam të vetëm.
Mendimi në fjalë (lejimi i faljes së nafileve gjatë ditës me katër rekate dhe një selam) vlen (siç thotë dijetari i shquar bashkëkohor El-Khudheiri2) për namazet nafile ditore, bazuar në kuptimin e hadithit: “Namazi (nafile) i natës është dyshe-dyshe…“3, pra i bie që namazi (nafile) i ditës lejohet të falet dyshe-dyshe dhe lejohet të falet katër rekate me një selam; kurse transmetimi: “Namazi (nafile) i natës dhe i ditës është dyshe-dyshe“4 (vijon El-Khudheiri) është transmetim sheedh6 (jonormal, që s‘merret parasysh).Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Falja e nafileve të ditës me 4 rekate dhe një selam është më mirë
Medh’hebi hanefi është i mendimit se falja e nafileve të ditës me katër rekate dhe një selam është më mirë, bazuar në atë që lihet të kuptohet nga hadithi: “Namazi (nafile) i natës është dyshe-dyshe”8, si dhe bazuar në veprimin e Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmetuesit të këtij hadithi, i cili është vërtetuar se sunetet e ditës, i falte katërshe (katër rekate me një selam).
Së treti: Nafilet (faljet vullnetare) gjatë natës9
Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se nafilet (faljet vullnetare) të ditës dhe të natës është më mirë që të falen dyshe-dyshe, pra duke dhënë pas çdo dyrekatëshi selam; ndërkaq disa dijetarë muslimanë (si imam Ahmed Ibn Hanbeli etj.) për nafilet e natës mendojnë se falja dyshe-dyshe e tyre është obligim e nuk vlen që ato të falen me më shumë se dy rekate dhe një selam (përveç namazit të vitrit).Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI NAFILEJE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI NAFILEJE
SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI NAFILEJE
Poshtëshënim:
- Shih: dorar, islamweb dhe alukah.
- Shih: shkhudheir.
- Transmetuar nga El-Bukhariu 990 dhe Muslimi 749.
- Transmetuar nga Et-Tirmidhi 597, Ebu Daudi 1295, En-Nesai 1666 dhe Ibn Maxhe 1322; Albani ka thënë se transmetimi është “sahih/i vërtetë“ por një sërë dijetarësh muslimanë janë të mendimit se shtesa “dhe i ditës“ është sheedh (jonormale) e nuk merret parasysh.
- Transmetim sheedh: transmetim jonormal që nuk merret parasysh, duke qenë se transmetuesi i besueshëm ka ardhur me diçka që bie ndesh me transmetuesit e tjerë të besueshëm (që ndodh të jenë edhe më të besueshëm se ky transmetues).5Shih: islamweb dhe islamweb.
- Shih: RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES.
- Transmetuar nga El-Bukhariu 990 dhe Muslimi 749.
- Shih: islamweb dhe islamqa.