JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ

Numri i fetvasë: 98 REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ

Kategoria: ȞASEDI-SMIRA DHE ÂJNI-MËSYSHI

10 676 shfletues/klikues REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ


 Pyetje: REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ


A mund të na sqaroni në lidhje me të vërtetën e mësyshit dhe llojet e tij?


 Përgjigjja: REALITETI I MËSYSHIT DHE LLOJET E TIJ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Syri [mësyshi/dëmi i fuqishëm që shkakton ai] është një realitet [që ndodh në të vërtetë dhe lë pasoja tek uni dhe malli i njeriut]. Nëse diçka do t’i paraprinte kaderit [pra dëmi i mësyshit dhe çdo gjë tjetër ndodhin pashmangshmërisht sipas paracaktimit hyjnor dhe nuk mund të dalin jashtë tij], ai do të qe mësyshi [pra theksohet vërtetësia e dëmit të fuqishëm të tij]; nëse u kërkohet që të laheni [për shkak se keni marrë mësysh dikë], duhet të laheni1; në hadith vjen përmendja e faktit se mësyshi si çdo gjë tjetër ndodh vetëm sipas paracaktimit hyjnor, si kundërpërgjigje ndaj arabëve që pretendonin se syri dëmton vetvetiu.

Po kështu Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Syri (mësyshi) e fut burrin në varr dhe e fut devenë në tenxhere2; pra e godet personin për vdekje dhe përfundon në varr, si dhe e godet devenë aq sa e shpie në prag të ngordhjes dhe për këtë e therrin dhe përfundon e gatuar në tenxhere.Lexoni më tepër

Dijetarët muslimanë janë të mendimit se llojet kryesore të mësyshit janë dy:

Lloji i parë: Mësysh që shkaktohet nga syri njerëzor

Njerëzit mësyshmarrës i takojnë një prej tre kategorive:

1. Njeri që ka për qëllim të godas me mësyshin e tij dikë / diçka dhe ia arrin qëllimit.

2. Njeri që ka për qëllim që të godas me mësyshin e tij dikë / diçka dhe nuk ia arrin qëllimit.

3. Njeri që nuk ka për qëllim që të godas me mësyshin e tij dikë / diçka dhe pavarësisht kësaj ai e merr mësysh këtë frymor / send.

Kësisoj, është mëse e mundur që një person të marrë dhe merret mësysh, dhe ky i fundit (ai që merret mësysh) pasi ishte shëndoshë e mirë të sëmuret, ose që personi ta shohë një frymor që është i shëndetshëm dhe frymori të lëndohet, ose ta shohë një send që është në rregull dhe pas këtij shikimi ai të copëtohet apo dëmtohet…Lexoni më tepër

Lloji i dytë: Mësysh që shkaktohet nga syri i xhindeve

Në lidhje me këtë të fundit (mësyshin që shkaktohet nga syri i xhindeve) Umu Seleme transmeton nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Ai (Paqja qoftë mbi të!) pa në shtëpinë e saj një vajzë të vogël që kishte zbehje në fytyrën e saj [kishte një zonë në fytyrë me ngjyrë të ndryshme nga ngjyra normale e pjesës tjetër të fytyrës] dhe tha: “Kërkoni t’i bëhet rukje (kurim me përmendjen e Allahut), pasi ajo ka mësysh5; interpretuesit kanë thënë se me mësyshin këtu Profeti (Paqja qoftë mbi të!) synon se një vështrim xhindi e ka dëmtuar vajzën. Ndër dijetarët muslimanë thuhet se vështrimi i xhindit është më depërtues se maja e shigjetave.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____

  1. Muslimi 2188.
  2. Ebu Nuajm: Huljetu El-Eulija 90/7 dhe El-Khatib El-Bagdadi: Terikhu Bagdad 4771, Albani thotë se hadithi është “hasen- i mirë”.
  3. Musnedu Ebi Daud Et-Tajalisi 1868, Albani ka thënë se hadithi është “hasen-i mirë”.
  4. Rukje: Kurimi me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  5. El-Bukhari 5739.
  6. Et-Tirmidhi 2058, En-Nesai 5498 dhe Ibn Maxhe 3511, Albani ka thënë se hadithi është “sahih-i saktë”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top