JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË

Numri i fetvasë: 384 PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË

Kategoria: ONANIZMI-PLANIFIKIMI FAMILJAR-ABORTI

1 117 shfletues/klikues PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË


 Pyetje: PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË


Cila është dispozita e planifikimit të shtatzënisë dhe ndalimit të përkohshëm të lindjes së fëmijëve për arsye edukimi dhe ngjashëm me këtë?


 Përgjigjja: PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Planifikimi i shtatzënisë / lindjes së fëmijëve lejohet të shtyhet nëse bashkëshortët janë dakord dhe pa u shoqëruar me qëllime a qëndrime që bien ndesh me normat islame, por më e mira është që synimi i prindërve muslimanë të jetë që të bëjnë fëmijë dhe të kenë shumë pasardhës.Lexoni më tepër

Ndërkaq vonimi i shtatzënisë përbën mëkat varësisht konsideratave vijuese1:

Së pari: Frika prej varfërisë dhe mungesës së mjeteve të jetesës

Vonimi i lindjes së fëmijëve nga frika e varfërisë dhe mungesës së mjeteve të jetesës është i ndaluar, pasi Allahu i Madhëruar ua ka garantuar të gjitha krijesave jetesën (furnizimin) e tyre, siç vjen në thënien kuranore: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij2

Sa më sipër përbën në vetvete një sjellje të keqe me Allahun e Lartësuar, që është Furnizuesi i Plotfuqishëm, i Lavdishmi i Madhëruar dhe përbën gjithashtu të menduar keq për Të dhe mbështetje të dobët në Të, si dhe një faj që mund të jetë shkak për vonimin e lindjes së fëmijëve në të ardhmen.Lexoni më tepër

Së dyti: Programet qeveritare apo shoqërore të ndalimit të imponuar të lindjes së fëmijëve me pretekstin e mbipopullimit etj.3

Vendimi i ndalimit periodik të lindjeve në rang qeveritar apo shoqëror është i ndaluar, sepse ai përbën kalimin nga një gjendje natyrale e lejuar në një gjendje të jashtëzakonshme të rrezikshme. E ashtuquajtura lufta kundër mbipopullimit (qoftë duke e imponuar këtë me kontraceptivë, abort, ose forma të tjera) që bëhet nën bindjen se burimet nuk janë të mjaftueshme në rast të rritjes së mëtejshme të popullsisë, dhe se interesi i qenieve njerëzore kërkon zvogëlimin e numrit ekzistues të tyre; kjo pa dyshim është një deklaratë mohuese e faktit se Allahu është Zoti i krijesave që ka garantuar furnizimin e tyre përmes furnizimit të Tij jo vetëm të mjaftueshëm por për më tepër të bollshëm.Lexoni më tepër

Së treti: Moslindja e fëmijës si pasojë e konflikteve bashkëshortore6

Lindja e fëmijëve është një e drejtë e përbashkët e të dy bashkëshortëve dhe asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë ta cënojë në këtë të drejtë tjetrin, kështu që nëse gruaja dëshiron të ketë fëmijë, burri nuk ka të drejtë ta ndalojë, prandaj juristët muslimanë janë të mendimit se bashkëshortit nuk i lejohet t’i shmanget mbetjes shtatzënë të bashkëshortes së tij të lirë pa lejen e saj7. Nëse arsyeja e shmangies së lindjes së fëmijëve është mosmarrëveshja dhe konflikti midis bashkëshortëve, ashtu që njëri prej tyre mund të kërkojë të ketë fëmijë kurse tjetri e refuzon këtë, në këtë rast refuzuesi nuk ka të drejtë të refuzojë, sepse lindja e fëmijës është një e drejtë e përbashkët midis bashkëshortëve dhe nuk lejohet që njëri prej tyre ta refuzojë atë pa ndonjë justifikim ligjor.

Së katërti: Përdorimi i ilaçeve ose praktikave që shpien në sterilizim8

Nëse mënyra për të arritur vonimin e shtatzënisë është përdorimi i ilaçeve ose praktikave që shpien në ndërprerjen e plotë të lindjes së fëmijëve (sterilizim), në mënyrë që gruaja ose burri i saj të humbasin përgjithmonë aftësinë për të pasur fëmijë, atëherë kjo përbën një shkelje dhe mosmirënjohje kundrejt mirësisë së Zotit dhuruar robërve të Tij (furnzimin me fëmijë) dhe përbën çuarje dëm të një dobie shumë të madhe të qëllimtë që ua mundësoi Allahu njerëzve dhe që i krijoi të pajisur me të për një urtësi të arrirë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË

PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamqa.
  2. Hud: 6.
  3. Shih: islamqa.
  4. Isra 31.
  5. El-Araf: 96.
  6. Shih: islamqa.
  7. “T’i shmanget mbetjes shtatzënë të bashkëshortes së tij të lirë pa lejen e saj”: syhohet që burri, para se të derdh lëngun spermatozeik në mitrën e bashkëshortes së tij, me qëllim që bashkëshortja të mos mbetet shtatzënë, ta nxjerrë organin e tij gjenital mashkullor nga ai femëror i bashkëshortes së tij që është e lirë (nuk është skllave), pa lejen e saj; shih: sunnah.
  8. Shih: islamqa dhe islamqa.
  9. Mexheletu Mexhma’a El-Fikh, nr. 5, v. 1, f. 748.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top