Numri i fetvasë: 253 NJOHURI KYÇE MBI NAMAZIN E TESEBIHËVE
Kategoria: NAMAZI I TESEBIHËVE DHE AI I NEVOJËS
3 502 shfletues/klikues NJOHURI KYÇE MBI NAMAZIN E TESEBIHËVE
Pyetje: NJOHURI KYÇE MBI NAMAZIN E TESEBIHËVE
Deshim një informacion lidhur me namazin e tesebihëve (tesbihut) dhe cila është dispozita, vlera dhe koha (në cilën ditë dhe kohë) më e mirë për faljen e tij?
Përgjigjja: NJOHURI KYÇE MBI NAMAZIN E TESEBIHËVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Përkufizimi, vlera dhe koha e namazit të tesebihëve1Lexoni më tepër
a. Namazi i tesebihëve (ose tesbihut) është një namaz vullnetar i veçantë që përfshin treqind tesbihe4. Ai është quajtur kësisoj për arsye të TESBIIȞ-ut të shumtë që vjen në të dhe sepse TEȞMIID-i5 (lavdërimi), TEHLIIL-i6 (dëlirja nga idhujtaria) dhe TEKBIIR-i7 (madhërimi) i Allahut i ardhur në këtë dhikër8 (përmendje) të veçantë, janë sinonime të tesbihut.
b. Vlera/Mirësia e këtij namazi spikatet në trajtën e faljes së gjynaheve të ardhur në transmetimet referente, prej të cilave janë falja (shlyerja) e dhjetë tipeve karakteristike të mëkatit e përmendur për falësin e këtij namazi dhe më gjerë falja e këtij të fundit sido/sadoqoftë i ngarkuar me mëkate. Kjo falje (shlyerje) referohet në dy çështjet madhështore të namazit dhe tesbihut të ardhura bashkërisht në këtë namaz.Lexoni më tepër
c. Sa i përket kohës së namazit të tesebihëve, dijetarët përmendin se ky namaz nuk ka ndonjë ditë a kohë të veçantë, por ai mund të kryhet në çdo ditë dhe kohë të ditës ose natës, përveç kohëve të papëlqyeshme të faljes së namazeve nafile (vullnetare)9 që i ka sqaruar i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), sidomos ato prej tyre që janë të paspecifikuara në kohë.Lexoni më tepër
Së dyti: Dispozita e namazit të tesebihëve
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë juristin e shquar të medh’hebit hanefi Ibn Abidinin) janë të mendimit se namazi i tesebihëve është mustehab11 (vepër e pëlqyeshme). Po kështu sa i përket saktësisë së hadithit (transmetimit profetik) të ardhur lidhur me namazin e tesebihëve, shumica e dijetarëve ekzaminues të hadithit (përfshirë: Ed-Darukutni, El-Khatib El-Bagdadi, Ebu Musa El-Medini, Ebu Bekër Ibn Ebi Daud, El-Hakim, Es-Sujuti, El-Hafidh Ibn Haxher, Albani etj.) janë të mendimit se ky hadith është i saktë/i vërtetë.12
Nisur nga sa u tha, nuk është e arsyeshme që të mbahet qëndrim mohues ndaj personit që e fal këtë namaz, sidomos sepse dijetarët që janë në favor të këtij namazi janë dijetarë me emër dhe gjithashtu në një numër të konsiderueshëm.13
Po kështu, bazuar në mendimin e shumicës së juristëve muslimanë që e lejojnë faljen e namazit vullnetar me xhemat (në grup/me imam), është e lejuar që nganjëherë ky namaz të falet edhe me xhemat.14Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. NJOHURI KYÇE MBI NAMAZIN E TESEBIHËVE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ NJOHURI KYÇE MBI NAMAZIN E TESEBIHËVE
NJOHURI KYÇE MBI NAMAZIN E TESEBIHËVE
- Shih: saaid. ↩
- Një mendim i dijetarëve është se me “të madhin” këtu nënkutptohet mëkati i madh që mbetet prej (i takon) sojeve të mëkateve të vogla, pasi siç dihet mëkatet e mëdha kanë nevojë për pendim, teksa një mendim tjetër është se më të synohet mëkati i madh. ↩
- Sunenu Ebi Daud (1297) – Albani thotë se ky hadith është i gradës “sahih-vërtetë” dhe Sunenu Ibn Maxhe (1387) – Shuajb Arnauti thotë se ky hadith është i gradës “hasen-i besueshëm”. Për interpretimin shih: El-Mubarekfuri, Mir’atu El-Mefatih Sherhu Mishkati El-Mesabih, v. 4. 372-373, nr. 1337. ↩
- TESBIIȞ: Thënia “SUBȞAAN ALL-LLAHI / I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu”. ↩
- TEȞMIID: Thënia “EL-ȞAMDU LI-LAAHI / Falënderimi i takon Allahut”. ↩
- TEHLIIL: Thënia “LA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut”. ↩
- TEKBIIR:Thënia “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi”. ↩
- Dhikri: Përmendja e Allahut të Madhëruar. ↩
- Kohët e papëlqyeshme të faljes së namazeve nafile (vullnetare): Këto kohë janë: (së pari) koha pas faljes së sabahut deri rreth 15-20 minuta pas lindjes së diellit, (së dyti) koha rreth 15-20 minuta para hyrjes së drekës deri në hyrjen e drekës dhe (së treti) koha pas faljes së iqindisë deri në hyrjen e akshamit. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet. ↩
- Shih: islamweb dhe islamqa. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩