JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

Numri i fetvasë: 61 MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

Kategoria: METODA SELEFISTE E ATRIBUIMIT HYJNOR

3 545 shfletues/klikues MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË


 Pyetje: MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË


Cili është mendimi i imam Ebu Hanifes lidhur me pohimin se Allahu i Madhëruar është lartë të gjitha krijesave të Tij dhe më në veçanti mbi istiuanë (qëndrimin / ngritjen) e Allahut mbi Arsh.


 Përgjigjja: MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ibn Ebi El-I’z (1331-1390 gregorian), dijetari i shquar i medh’hebit hanefi, thotë: “Ebu Muti’in El-Belkhi e ka pyetur Ebu Hanifen lidhur me personin që thotë: “Nuk e di, a është Zoti im në qiell (lart) apo në tokë (poshtë).” Ai (Ebu Hanifja) tha: “Ai (që e thotë këtë) është femohues, duke qenë se Allahu thotë: ‘I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).1 dhe Arshi i Tij është sipër shtatë qiejve.” [El-Belkhi thotë:] Unë i thashë (Ebu Hanifes): “Po nëse (personi) thotë: ‘Ai është mbi Arsh,’- por (po ky person) thotë: ‘ama nuk e di, Arshi, a është në qiell apo në tokë.” Ai (Ebu Hanifja) tha: “Ai (që e thotë këtë) është femohues, pasi ka mohur se Ai (Allahu) është në qiell (lart) dhe kush e mohon se Ai është në qiell, është femohues.” Disa të tjerë veç tij (El-Belkhit), kanë shtuar gjithashtu (se Ebu Hanifja ka thënë): “Kjo sepse Allahu është më i Lartësuari, mbi lartësitë; Atij lutja i drejtohet lartazi, jo nga poshtë.” Atij që e mohon këtë (që ka thënë Ebu Hanifja) dhe thotë se i përket medh’hebit të Ebu Hanifes, nuk duhet t’i jepet fare vëmendje, pasi ka pasur edhe sekte të muatezilëve dhe të tjerë veç tyre që kanë thënë se i përkasin atij (medh’hebit të Ebu Hanifes), por që e kanë kundërshtuar atë në shumë prej pikëpamjeve të tij. Po kështu dihet historia e famshme e Ebu Jusufit (nxënësit më të zellshëm të Ebu Hanifes), e transmetuar nga AbduRrahman Ibn Ebi Hatimi etj., sesi ai (Ebu Jusufi) i kërkoi Bishër El-Merijsijut të bënte kthesë (të pendohej), kur (Bishri) mohoi që Allahu i Lartmadhëruar të jetë sipër Arshit.”2

Më konkretisht, në lidhje me istiuanë (ngritjen, lartësimin, ngjitjen, qëndrimin) e Allahut të Madhëruar me Veten e Tij hyjnore mbi Arshin (Fronin) hyjnor, dijetarët muslimanë mbajnë qëndrimin se:

a. istiuaja e Allahut mbi Arsh duhet besuar, meqë Allahu na ka treguar për të në Kuranin fisnik, por nuk duhet pyetur se si është kjo istiua, sepse Allahu për këtë nuk na ka treguar asgjë;

b. Allahu është i dalluar [i veçuar] nga të gjithë krijesat, pra në Veten e Tij hyjnore nuk ka asgjë prej krijesave dhe në krijesat e Tij nuk ka asgjë prej Vetes së Tij hyjnore; ku sa u tha e përfshin edhe Arshin, i cili s’është veçse një prej krijesave të Allahut të Madhëruar;

c. bindja e sigurt e muslimanit ku udhëzojnë Kurani dhe Tradita Profetike, është se për Allahun e Lartmadhëruar është e përjashtuar që Ai të mbahet prej krijesave të Tij ose të ketë nevojë për ndonjë gjë prej tyre.

Allahu e di më mirë. MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

MENDIMI I EBU HANIFES RRETH ISTIUASË

  1. Ta Ha: 5.
  2. “Sherhu El-Akideti Et-Tahauije, Li Ibn Ebi El-I’z El-Hanefi, v. 2, f. 386-387, me shqyrtues Shuajb Arnautin; shih gjithashtu El-Fikhu El-Ekber, v. 1, f. 135.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top