Numri i fetvasë: 382 LUTJE PËR SHËRIMIN E PUÇRRAVE-LYTHAVE
Kategoria: DISPOZITA TË KURIMIT-MJEKIMIT
2 721 shfletues/klikues LUTJE PËR SHËRIMIN E PUÇRRAVE-LYTHAVE
Pyetje: LUTJE PËR SHËRIMIN E PUÇRRAVE-LYTHAVE
Kam parë në një libër fetar një lutje për puçrrat e për lythat. A është e vërtetë që mund të bëhen lutje për heqjen këtyre gjërave dhe nëse po si është kjo lutje? A lejohet të shkohet për këto gjëra tek njerëz që pretendojnë largimin e tyre, sidomos e kam fjalën për ata që e bëjnë këtë përmes formave të tyre të veçanta apo siç thotë populli “janë njerëz që u zë dora”?
Përgjigjja: LUTJE PËR SHËRIMIN E PUÇRRAVE-LYTHAVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Lejohet kurimi i këtyr rasteve me rukje të rregullta dhe rekomandohet kurimi i tyre duke iu drejtuar specialistëve të besueshëm1
Dijetarë muslimanë përmendin se rukje (lutje me përmbajtje islame për shërim) bëhet jo vetëm për rastet shpirtërore (magjinë, mësyshin etj.) dhe për pickimet helmuese, por edhe për çdo sëmundje, për plagët, dregëzat dhe ngjashëm (mund të bëhet rukje shëruese përmes lutjeve kuranore dhe profetike të përgjithshme ose të veçanta), pasi rukjet që përmbajnë ajete kuranore, lutje profetike dhe lutje të konfirmuara që nuk bien ndesh me normat fetare islame, lejohen pa problem; kurse rukjet që i përpilojnë njerëzit vetë dhe i bëjnë sipas formës së tyre duhet të paraqiten para kuadrove (hoxhallarëve) muslimanë të besueshëm që të gjykojnë nëse lejohen apo jo.Lexoni më tepër
Po kështu, rekomandohet që këto probleme të kurohen duke iu drejtuar mjekëve specialistë dermatolog (të lëkurës) apo edhe specialistëve që kurojnë përmes mjekësisë alternative (bimore) me kusht që ata të jenë specialistë të besueshëm, bazuar në thëniet profetike referente.Lexoni më tepër
Së dyti: Mjekimi profetik që i bëhet vendit të lënduar apo me plagë
Një formë që e cekin dijetarët muslimanë4, e cila bazohet në traditën autentike profetike dhe së këtejmi bën të përdoret për kurimin e një vendi të sëmurë, lënduar apo me plagë në trupin e të sëmurit, është që me gishtin tregues të marrim nga pështyma jonë, pastaj ta vendosim atë (gishtin tregues me pështym) mbi dheun e pastër të tokës në një formë të tillë që të ngjitet në të prej dheut, pastaj me këtë të fërkohet vendi i lënduar (ku futet edhe rasti i puçrrave dhe lythave) tek personi i sëmurë dhe teksa e fërkojmë të themi duke iu drejtuar të sëmurit: “BISMIL-LAAH, TURBETU ERĎINEE BI RIIǨATI BEǍĎINEE, LI JUSHFEE SEǨIIMUNEE BI IDHNI RAB-BINEE / Me emrin e Allahut, dheu i tokës sonë, me pështymën e dikujt prej nesh, që të shërohet i sëmuri ynë, me lejen e Zotit tonë!”5; pra me lejen e Allahut, i sëmuri ynë shërohet me dheun në fjalë të bërë me pështymë, mbi të cilin është përmendur emri i Allahut.Lexoni më tepër
Sa u tha mësipër mund të bëhet për dikë tjetër por mundet që këtë personi ta bëjë edhe për veten e tij dhe dijetarë të besueshëm muslimanë kanë përmendur se nëse kjo bëhet me besim të sigurt dhe brenda formave të cekura në interpretimet e thënies profetike referente, me lejen e Allahut të Madhëruar ndodh shërimi brenda pak kohe edhe nëse lëndimet, plagët, puçrrat apo vatrat e qelbëzuara dhe ngjashëm, janë në fazën fillestare por edhe nëse ato janë të pezmatuara (në fazë të zhvilluar)7.
Allahu e di më mirë. LUTJE PËR SHËRIMIN E PUÇRRAVE DHE LYTHAVE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ LUTJE PËR SHËRIMIN E PUÇRRAVE-LYTHAVE
LUTJE PËR SHËRIMIN E PUÇRRAVE-LYTHAVE
Poshtëshënim:
- Shih: islamqa.
- Muslimi 2204, En-Nesai 7556 (teksti i takon atij), Ahmedi 14597 etj.; Albani – në Sahihhu El-Xhami’i 5164 – ka thënë se transmetimi është sahih / i vërtetë; shih: sunnah.
- Ibn AbdulBer, Et-Temhiid v. 5 f. 285, El-Hajthemi, Mexhme’a Ez-Zauaid v. 5 f. 87 dhe Ahmedi 12186; Albani – në Silsiletu Es-Sahiha 1633 – ka thënë se transmetimi është hasen / i besueshëm; shih: sunnah.
- Shih: islamweb dhe alukah.
- El-Bukhari 5745, Ibn Maxhe 2854, Ibn Hibani 2973; Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
- Shih: sunnah.
- Shih: khaledalsabt.