Numri i fetvasë: 90 LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR
27 983 shfletues/klikues LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Pyetje: LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Kam dëgjuar se çështja e prekjes dhe leximit të Kuranit për femrën lehone ose me menstruacione, nuk është e njëjtë me atë të xhunubit (personit që ka ejakuluar), pra ndërkohë që këtij të fundit nuk i lejohet kurrsesi leximi dhe prekja e Kuranit, femrës lehone ose me menstruacione i lejohet leximi i Kuranit pa e prekur atë. A mund të na sqaroni më gjerë në lidhje me këtë çështje?
Përgjigjja: LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me leximin dhe prekjen e Kuranit (origjinalit të tij në arabisht) nga ana e femrës lehone ose me menstruacione, dy mendimet kryesore të dijetarëve muslimanë janë si vijon1:
Mendimi i parë: Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se femrës lehone ose me zakone nuk i lejohet as leximi dhe as prekja a mbajtja e Kuranit pa ndarës (pa e kapur apo mbajtur atë përmes një sendi të pastër që është i shkëputur prej tij, si një copë pëlhure, dorezë etj.), qoftë kur ajo ka për qëllim të mësojë Kuran përmendësh dhe qoftë kur ka për qëllim ta studiojë ose lexojë atë.Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Sipas mendimit të medh’hebit maliki, një transmetimi të imam Ahmedit, përzgjedhjes së Ibn Tejmijes, mendimit më parësor të imam Esh-Sheukanit etj., muslimanes lehone ose me menstruacione, i lejohet ta lexojë Kuranin, por pa e prekur librin e Kuranit.
Mbështetësit e këtij mendimi argumentohen në favor të tij si vijon:
Së pari: Si rregull, leximi i Kuranit është i lejuar dhe në fakt nuk ka asnjë argument ligjor islam të qartë që të ndalojë leximin e Kuranit nga ana e gruas lehone ose me menstruacione. Dihet se edhe në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) kjo çështje ka qenë e pranishme ndër gratë muslimane, porse ai (Paqja qoftë mbi të!) nuk i ka ndaluar gratë e gjendjes në fjalë të lexojnë Kuran, sikundër nuk i ka ndaluar ato të bëjnë dhikër (përmendje të Zotit) dhe lutje.
Së dyti: Dihet vlera e e patjetërsueshme e leximit të Kuranit të madhëruar, bazuar në urdhrin hyjnor për leximin e tij, lavdërimin e lexuesit të tij dhe premtimin hyjnor për shpërblimin e begatë dhe madhështor që e pret të tillin; nga e tillë gjë nuk mund të ndalohet përveçse me argument të prerë ndalues; por siç u bë e ditur edhe më sipër, faktikisht nuk ka të tillë argument ndalues për rastin e gruas lehone ose me menstruacione;Lexoni më tepër
Po në këtë kontekst, vlen të theksohet se juristët muslimanë që ia kanë lejuar gruas me menstruacione leximin e Kuranit, janë të mendimit se asaj për këtë nuk i duhet që të marrë abdes. Ndërkaq objekt diskutimi mes tyre për çështjen në fjalë, është rasti i gruas që menstruacionet e gjejnë në gjendjen e xhunubllëkut3, ku mendimi më i fuqishëm është se asaj i lejohet që në këtë rast të lexojë Kuran vetëm pasi të marrë gusël4 (të kryej larjen rituale të gjithë trupit) me qëllim që të eliminojë (heq) gjendjen e xhunubllëkut, pasi siç dihet personit në gjendjen e xhunubllëkut nuk i lejohet leximi i Kuranit; teksa një tjetër mendim i juristëve muslimanë është se asaj në rastin në fjalë (kur e gjejnë menstruacionet në gjendjen e xhunubllëkut) i lejohet të lexojë Kuran pa qenë nevoja të marr gusël5.
Allahu e di më mirë. LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
- Shih: islamqa. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Xhunubllëku: Gjendje e papastërtisë së madhe rituale të cilës i takon kush ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm me furi, shoqëruar me kënaqësi të madhe për kë ka qenë zgjuar, apo qoftë edhe pa u hetuar kënaqësia për kë ka qenë në ëndërr. ↩
- Gusël: Larja rituale e gjithë trupit. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩