JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU

Numri i fetvasë: 290 LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU

Kategoria: HADITHE PROFETIKE ME SHPJEGIM

3 352 shfletues/klikues LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU


 Pyetje: LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU


Cili është kuptimi i thënies profetikeLAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH”?


 Përgjigjja: LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Lidhur me kuptimin e thënies LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH”, të njohur ndryshe me shkurtimin “EL-ȞAUǨALEH”, thuhet1:Lexoni më tepër

“LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH”, ka kuptimin: “Çdo lëvizje (shndërrim / ndryshim) dhe çdo forcë (fuqi / mundësi) ekziston vetëm me dashjen e Allahut2”; pra lëvizja (shndërrimi / ndryshimi nga një gjendje në një tjetër) dhe forca (fuqia / mundësia) e nevojitur për të, është një çështje e pamundur për krijesën dhe vetëm Allahu e bën atë të mundur.

Me fjalë të tjera, përmes kësaj thënie, muslimani i dorëzohet dhe bindet tërësisht, të vërtetës se, ndryshimi, lëvizja (aktivizimi), forca (fuqia) dhe mundësia e krijesës, sado të mëdha qofshin, nuk ndodhin vetvetiu dhe nuk mjaftojnë në vetvete, për t’u arritur diçka, përveçse nëse Allahu i krijon mundësitë; duke ia njohur dhe besuar Allahut të Lartmadhëruar tërë çështjen ekzistenciale (njerëzore dhe më gjerë).

Kjo shprehje madhështore është konsideruar nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!) se është një thesar prej thesareve të Xhenetit dhe synon të rrënjos tek njeriu faktin se, lëvizja edhe shndërrimi, si dhe fuqia edhe mundësia, nuk funksionojnë tek krijesat vetvetiu, porse ato mundësohen vetëm falë Krijuesit. Kuptimi i i kësaj shprehje madhështore është “pranim i robit për paaftësinë e tij për të bërë diçka, përveçse nëse Allahu i Madhërur ia mbarëson dhe lehtëson atë; pra sado aktiv, transformues dhe i fuqishëm qoftë njeriu, kjo nuk i bën dobi atij vetëm se me ndihmën dhe përkrahjen hyjnore”.

Shpjegimi i kësaj shprehje nxjerr qartë në pah faktin sesi gjithçka që ka të bëjë me botën e krijesave nuk ndikon në vetvete (vetvetiu), por ndikon vetëm falë caktimit, vullnetit, drejtimit, pushtetit dhe fuqisë hyjnore të Allahut të Lartmadhëruar. Pikërisht në këtë kontekst Allahu i Lartmadhëruar thotë për Veten e Tij në Kuranin famëlartë:

Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!3

Gjithashtu thotë: “Me të vërtetë, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij4 dhe thotë: “A nuk shohin ata, se si shpendët  fluturojnë pa mundim në hapësirat qiellore? Ato i mban vetëm Allahu. Kjo, në të vërtetë, është shenjë për popullin që beson.5Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU

LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU

  1. Shih: islamqa, islamweb dhe islamweb.
  2. Shih: alifta: “…nënkuptohet shndërrimi i (ardhur prej) lëvizjes, pra: nuk ekziston asnjë lëvizje dhe asnjë mundësi, përveçse me dashjen e Allahut…”, Lisanu El-Arab: “Thënësi i thënies “LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH”, është si të thotë se, nuk ekziston asnjë lëvizje dhe asnjë mundësi, përveçse me dashjen e Allahut…”, al-eman: “…e dimë se fuqia, mundësia, aftësia (kapaciteti) dhe forca, në gjuhën arabe janë që të gjitha sinonime…” dhe dorar: “…mundësia, fuqia, kapaciteti (aftësia) dhe niveli (aftësia), janë fjalë të përafërta…”.
  3. Er-Rahman: 29-30.
  4. Fatir: 41.
  5. En-Nahl: 79.
  6. Thënia kuranore në suren (kaptinën) El-Bekare, nr. 255.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top