Numri i fetvasë: 392 KUR NUK MBAHET MEND BORXH(I)DHËNËSI
Kategoria: LIKUJDIMI I PASURISË SË PALIGJSHME
994 shfletues/klikues KUR NUK MBAHET MEND BORXH(I)DHËNËSI
Pyetje: KUR NUK MBAHET MEND BORXH(I)DHËNËSI
Kur kam qenë në moshën 15 apo 16 vjeçare (nuk më kujtohet mirë), bleva diçka tek një burrë. Ai më tha që produkti kushtonte 200 lekë por unë kisha 100 lekë. “E mirë“,- më tha ai, “po ashtu silli nesër“; por që nuk e la si diçka të hapur apo të mbyllur. Pas kësaj kanë kaluar disa vite dhe tani që kemi filluar dhe 5 kohët e namazit – El-Hamdu liLaah (Falënderuar qoftë Allahu!). Nuk di si të veproj, pasi edhe fytyra e këtij njeriu nuk më kujtohet mirë, por edhe ndoshta nuk e di a do ta gjej dot, pasi kan kaluar gati 7-8 vite.
Përgjigjja: KUR NUK MBAHET MEND BORXH(I)DHËNËSI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon1:
Si rregull borxhmarrësi (borxhliu) e ka oblgim (detyrim) t’ia kthejë borxhin pronarit të këtij borxhi. Gjithsesi, nëse borxhliu e ka harruar personin që ia ka dhënë borxhin (borxhdhënësin), ose nuk e njeh atë (dituria që ka në dispozicion nuk i mjafton për ta identifikuar borxhdhënësin), ose pasi ka kërkuar dhe është përpjekur sa ka mundur, i ka humbur shpresat se do arrijë ta gjejë këtë person (borxhdhënësin) apo se mund t’ia përcjellë atij apo trashëgimtarëve të tij këtë borxh; në këto raste (dhe ngjashëm) borxhliu duhet ta jep këtë borxh sadaka (lëmoshë) në emër të këtij personi (pra bën bamirësi me të duke bërë nijetin/qëllimin që vlera e dhuruar e këtij borxhi, t’i quhet lëmoshë këtij borxhmarrësi).
Kësisoj, me lejen e Allahut, borxhliu e shlyen përgjegjësinë e vet; pastaj nëse me kohë bëhet i ditur borxhdhënësi ose trashëgimtarët e tij, apo mundësohet arritja deri tek ata, apo këta të fundit vihen në kontakt vetë me borxhliun, në këtë rast veprohen një nga dy çështjet në vijim:
Çështja e parë: Borxhdhënësit i thuhet se borxhi në fjalë është dhënë sadaka (lëmoshë) në emër të tij dhe po e pranoi puna është në rregull;
Çështja e dytë: Nëse borxhdhënësi nuk e pranon idenë e sadakasë që është dhënë për të por këmbëngul ta marr borxhin nga borxhliu, atëherë duhet që atij t’i garantohet (shlyhet) borxhi që ka dhënë; kurse borxhi që është dhënë sadaka i shkruhet tanimë, me lejen e Allahut, për bamirësi (sadaka/lëmoshë) borxhliut.
Në lidhje me këtë Ibn Tejmijeh thotë: “[Me të veprohet] Si me sendin e gjetur, bëhet përpjekje për gjetjen e pronarit për një vit dhe nëse ky vjen është arritur qëllimi; përndryshe marrësi [i borxhit] mund ta shfrytëzojë atë me kushtin e garantimit të tij dhe nëse i humb shpresat për gjetjen e pronarit e jep sadaka në dobi të muslimanëve. Kështu veprohet me çdo pasuri që s’i dihet pronari, si: e grabitura, e huazuara apo e lëna në ruajtje.”2Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. KUR NUK MBAHET MEND BORXH(I)DHËNËSI
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ KUR NUK MBAHET MEND BORXH(I)DHËNËSI
KUR NUK MBAHET MEND BORXH(I)DHËNËSI
Poshtëshënim:
- Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
- Shih: Ibn Tejmijeh, Mexhmu’u El-Fetaua http://islamport.com/d/2/ftë/1/30/2617.html 7/446.