JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

INJORANCA E SHFAJËSIMIT ME KADERIN

Numri i fetvasë: 105 INJORANCA E SHFAJËSIMIT ME KADERIN

Kategoria: KËNAQJA DHE JUSTIFIKIMI ME KADERIN

2 679 shfletues/klikues INJORANCA E SHFAJËSIMIT ME KADERIN


 Pyetje: INJORANCA E SHFAJËSIMIT ME KADERIN


Cila është kundërpërgjigjja ndaj pretendimit se nuk është e logjikshme që njeriu të dënohet për veprat e tij të këqija, përderisa ai po bën atë që është shkruar për të që ta bëjë.


 Përgjigjja: INJORANCA E SHFAJËSIMIT ME KADERIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Pretendimi i cekur në pyetjen e parashtruar, njihet në mesin e juristëve muslimanë me termin “shfajësimi i njeriut me kaderin (caktimin hyjnor), për veprat ku njeriu ka liri veprimi”. Thënia se njeriu, çështjet ku ka liri veprimi, i kryen i imponuar, edhe pse dihet pa kurrfarë dyshimi, fakti se njeriu në çështjet në fjalë posedon vullnet të lirë, aftësi dhe mundësi që e lejojnë për të vepruar, është një thënie krejtësisht e pathemeltë; gjithsesi, një përgjigje kundër këtij pretendim injorant, është:

Së pari: asnjeri s’di ç’ka shkruar Allahu për të, ndaj s’mund të justifikohet me këtë

Në momentin kur njeriu bën një vepër, ai nuk di aspak se çfarë ka shkruar Allahu për të, sepse Shpallja hyjnore nuk e ka zbuluar një gjë të tillë, por ka zbuluar vetëm faktin se Allahu e ka mësuar dhe ngarkuar njeriun që të veprojë të shpërblyeshmen dhe të shmang të ndëshkueshmen.Lexoni më tepër

Së dyti: caktimi hyjnor nuk përbën shfajësim të njeriut, por mrekullim të këtij të fundit me atributet unike të pashembullta të Zotit

Është fakt se njeriu e jeton jetën e tij normale i paimponuar dhe e jeton atë bazuar në zgjedhjen e tij të vetëdijshme. Nën të njëjtën rrjedhë logjike dhe me të njëjtin ecejak duhet të veprojë njeriu edhe në jetën e tij fetare.

Realiteti i kaderit (caktimit hyjnor) e mrekullon njeriu, sepse ai e vë atë përballë faktit të mrekullueshëm sesi edhe pse njeriu ka vepruar me vullnetin dhe kapacitetet (aftësitë dhe mundësitë) e tij të lira, sërish ai ka jetësuar fatin e shkruar për të nga Zoti i tij i Plotpushtetshëm.Lexoni më tepër

Së treti: dërgimi paralajmërues i të Dërguarve tek njerëzia, krahas caktimit hyjnor të Zotit, argumenton gjithëdijen dhe plotëfuqishmërinë e Tij

Thënia kuranore: “(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të Dërguarve. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë (Gjithëdijshëm)1; hedh dritë qartë mbi faktin se plotfuqishmëria e Zotit në sundimin e Tij dhe gjithëdija e urtësia e Tij në drejtimin e çështjeve të gjithësisë, nuk mund të shërbejë kurrsesi si shfajësim (justifikim) për njerëzit negativë, pas ardhjes së profetëve të dërguar tek njerëzit me Shpalljen hyjnore, të cilët e përgëzuan njerëzimin për shpërblimin (Xhenetin) e Allahut të Madhëruar nëse i jetësojnë udhëzimet autentike hyjnore dhe e paralajmëruan njerëzimin nga ndëshkimi (Xhehenemi) i Tij nëse ata ia kthejnë shpinën Shpalljes hyjnore.

Kjo thënie kuranore thekson prerazi se dërgimi i të Dërguarve (profetëve të Zotit) u bë “në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të Dërguarve”, paçka se edhe pas ardhjes së të Dërguarve, njerëzit sërish veprojnë në përputhje me kaderin (caktimin) e Allahut, për t’u pohuar kësisoj rrjedhoja se “nëse caktimi hyjnor do të ishte arsye shfajësuese për njeriun, do duhej që kësaj arsyeje të mos i mbaronte afati me dërgimin e të Dërguarve”.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. INJORANCA E SHFAJËSIMIT ME KADERIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ INJORANCA E SHFAJËSIMIT ME KADERIN

INJORANCA E SHFAJËSIMIT ME KADERIN

  1. En-Nisa: 165.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top