JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Numri i fetvasë: 432 HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

229 shfletues/klikues HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË


Pyetje: HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË


Cilat janë llojet dhe kushtet e aftësisë (mundësisë) si kusht i obligimit të haxhit?


 Përgjigjja: HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Në kuadrin e kushtit të aftësisë (mundësisë) si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit, juristët muslimanë kanë trajtuar shqyrtimin e llojeve dhe kushteve të aftësisë (mundësisë) si vijon2:Lexoni më tepër

Shqyrtimi i parë: Llojet e aftësisë (mundësisë) si kusht i obligimit të haxhit
Klasifikimet e aftësisë për kryerjen e haxhit dhe umres janë katër:
Klasifikimi i parë: Personi të jetë i aftë (i mundshëm) fizikisht dhe financiarisht; mendimi konsensual (i të gjithë) dijetarëve muslimanë është se i këtilli e ka detyrim që ta kryejë vetë haxhin dhe umren.
Klasifikimi i dytë: Personi nuk është i aftë (i mundshëm) fizikisht dhe as financiarisht; mendimi konsensual (i të gjithë) dijetarëve muslimanë është se i këtilli nuk e ka detyrim që ta kryejë haxhin dhe umren (pra për të bie / shfuqizohet ky obligim).
Klasifikimi i tretë: Personi është i aftë (i mundshëm) fizikisht, por jo financiarisht; të gjithë juristët muslimanë pa asnjë diskutim (pa mosmarrëveshje) janë të mendimit se i këtilli nuk është i obliguar ta kryejë haxhin dhe umren4, përveç nëse kryerja e tyre nuk varet nga paratë, si p.sh. nëse ky person është nga banorët e Mekës dhe nuk e ka të vështirë të dalë në mashair (vendet e ritualeve përkatëse të haxhit / umres).
Klasifikimi i katërt: Personi është i aftë (i mundshëm) financiarisht, por jo fizikisht, për shkak të një paaftësie që nuk mund të eliminohet; i këtilli (sipas mendimit të medh’hebit shafi’i, hanbeli etj.) e ka për detyrë (obligim) ta kryejë haxhin dhe umren duke dërguar dikë (bedel / zëvendës) në vend të tij.

arabishtالبابُ الثَّاني: شُروطُ الحَجِّ
الفصل الثَّالِث: شَرْطُ وجوبٍ فقط (الاستطاعَةُ)
المبحثُ الثَّالِث: أقسامُ الاستطاعَةِ
أقسامُ الاستطاعَةِ في الحَجِّ والعُمْرَةِ أربعةٌ:
القِسْمُ الأوَّلُ: أن يكون قادرًا ببَدَنِه ومالِه: فهذا يلزَمُه الحَجُّ والعُمْرَةُ بنفسِه بإجماعِ أَهْلِ العِلْمِ
القِسْم الثَّاني: أن يكونَ عاجزًا بمالِه وبَدَنِه: فهذا يسقُطُ عنه الحَجُّ والعُمْرَةُ بإِجْماعِ أَهْلِ العِلْمِ
القِسْم الثَّالِث: أن يكون قادرًا ببَدَنِه عاجزًا بمالِه: فلا يلزَمُه الحَجُّ والعُمْرَة بلا خلافٍ, إلَّا إذا كان لا يتوقَّفُ أداؤُهما على المالِ؛ مثل: أن يكونَ مِن أهْلِ مكَّةَ لا يشُقُّ عليه الخروجُ إلى المشاعِرِ
القِسْم الرَّابِع:.أن يكون قادرًا بمالِه عاجزًا ببَدَنِه عجزًا لا يُرجى زَوالُه: فيجب عليه الحَجُّ والعُمْرَةُ بالإنابةِ.

Shqyrtimi i dytë: Kushtet e aftësisë (mundësisë) si kusht i obligimit të haxhit
Parashtresa e parë: Kushtet e përgjithshme të aftësisë (mundësisë) për burrat dhe gratë
Kushti i parë: Aftësia fizike, e cila përfshin shëndetin fizik dhe aftësinë për të ecur dhe hipur (qëndruar në gjënë / mjetin e transportit).
Kushti i dytë: Aftësia financiare, e cila përfshin furnizimin (për udhëtim), gjënë / mjetin e transportit dhe shpenzimin (paratë e nevojshme për këtë udhëtim / rrugëtim), që duhet të teprojnë pasi të jetë hequr (llogaritur) borxhi, si dhe shpenzimet dhe nevojat (për përgjegjësitë) themelore të personit (që synon të kryej haxhin).
Kushti i tretë: Aftësia / Mundësia e sigurisë, gjë me të cilën nënkuptohet siguria rrugore (pra një rrugëtim / udhëtim i parrezikuar).

arabishtالمبحثُ الرَّابِعُ: شروطُ الاستطاعَةِ
المَطْلَب الأوَّل: شروطُ الاستطاعَةِ العامَّةِ للرِّجالِ والنِّساءِ
الشَّرْطُ الأوَّل: الاستطاعَةُ البَدنِيَّةُ: وتشمَلُ صحَّةَ البَدَنِ، والقُدرةَ على السَّيرِ والرُّكوبِ.
الشَّرْطُ الثَّاني: الاستطاعَةُ الماليَّةُ: وتشمَلُ الزَّادَ والرَّاحِلَةَ، والنَّفقَةَ فاضلًا عن دَينِه, ونَفَقَتِه, وحاجاتِه الأصليَّة.
الشَّرْط الثَّالِث: الاستطاعَةُ الأمنيَّة: والمرادُ بها أمْنُ الطَّريقِ

Parashtresa e dytë: Kushtet e aftësisë (mundësisë) që janë të veçanta për gratë
Kushti i parë: Mahremi5 (pra shoqërimi i gruas prej një mashkulli mahrem, që është bashkëshorti i saj apo çdo mashkull i rritur me të cilin asaj i ndalohet përjetësisht martesa).
Kushti i dytë: Të mos jetë në iddet6 (kohëpritjen para ri/kurorëzimit).

arabisht
المَطْلَب الثَّاني: شروطُ الاستطاعَةِ الخاصَّةِ بالنِّساءِ
الشَّرْط الأوَّل: الْمَحْرَمُ.
الشَّرْط الثَّاني: عَدَمُ العِدَّةِ.

 

Allahu e di më mirë. HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Poshtëshënim:

  1. Shih: dorar dhe dorar.
  2. Shih: dorar, dorar dhe dorar.
  3. Shih: dorar dhe dorar.
  4. Ibn Kudamah ka theksuar se ndër juristët muslimanë nuk ka ndonjë mosmarrëveshje në lidhje me këtë çështje.
  5. Mahrem: Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “mahrem” është: “diçka e ndaluar apo tabu”; kurse si term juridik, kriteri me të cilin e përkufizojnë dijetarët muslimanë mahremin është: “Mashkulli i rritur (në moshën e pjekurisë ose pranë saj), i arsyeshëm (pa të meta mendore) dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj”; shih: CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE.
  6. Iddeti: Iddeti / Kohëpritja e të divorcuarës ose vejushës para ri/lidhjes kurorë, që është si vijon: (a) menjëherë pas divorcit, nëse pas kurorëzimit nuk ka ngjarë fare kontakt seksual dhe e divorcuara nuk ka pasur veçim (vetmi) me të martuarin; (b) tre cikle të plota menstruale pas divorcit, nëse e divorcuara nuk është shtatzënë dhe është prej atyre që u vijnë menstruacionet; (c) tre muaj pas divorcit, nëse e divorcuara është nga ato që nuk u vijnë menstruacionet; (d) pasi të lindë, nëse e divorcuara ka mbetur shtatzënë; (e) koha e pritjes së vejushës është katër muaj e dhjetë ditë (gjatë të cilave ajo qëndron në shtëpinë e saj dhe nuk del veçse kur e ka të domosdoshme).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top