Numri i fetvasë: 45 GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Kategoria: DISPOZITAT E GJUETISË
5 636 shfletues/klikues GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Pyetje: GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Thënia kuranore ku përmendet se Allahu e ka ndaluar gjuajtjen e peshqeve ditën e shtunë, a vlen edhe për kohën tonë, apo ajo ka qenë vetëm për gjeneratat e kaluara?
Përgjigjja: GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në pyetjen tuaj bëhet fjalë për thënien kuranore në vijim: “Pyeti ata [hebrenjtë] për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.”1
Kjo thënie flet mbi hebrenjtë, feja e të cilëve e ndalon në mënyrë absolute punën në ditën e shtunë, qoftë edhe për të siguruar ushqim. Më konkretisht Sabati është dita e shtunë, gjatë së cilës Allahu ua ndaloi hebrenjve të peshkonin, si sprovë dhe ndëshkim për gjynahet e tyre. Në qytetin në fjalë, që, sipas disa komentuesve, është qyteti i Eilatit në Gjirin e Akabasë, ndodhte që peshqit i afroheshin bregdetit me shumicë ditën e shtunë, kurse ditëve të tjera qëndronin larg dhe në thellësitë e detit, duke e bërë të vështirë punën e peshkatarëve. Kjo ishte një provë nga Allahu, për të verifikuar bindjen ndaj urdhrave të Tij.
Në fenë islame nuk ekziston ndonjë urdhër hyjnor për ndalimin e gjuetisë së peshqve (peshkimin), as në ditën e shtunë dhe as në ndonjë ditë tjetër të vitit apo territor të caktuar të tokës.
Po kështu dijetarët theksojnë se nëse qëllimi bazë i gjuetisë së peshkut apo ngjashëm, është i lejuar (pra gjahu i kapur ka për t’u përdorur për t’u ngrënë, shitur dhe ngjashëm), në këtë rast ky gjah nuk ka problem që të kapet për të kaluar kohën, për piknik etj.
Allahu e di më mirë. GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
- El-Araf: 163. ↩