Nisur nga vlera madhështore e agjërimit na del si detyrë të mësojmë dhe t’u mësojmë të tjerëve dispozitat ligjore islame që kanë të bëjnë me këtë muaj të begatë, ashtu që muslimani t’i mësojë detyrimet që ka kundrejt këtij muaji dhe t’i kryej ato, t’i mësojë gjërat e ndaluar gjatë këtij muaji në mënyrë që t’i shmang ato, si dhe t’i mësojë gjërat e lejueshme që të mos ngushtohet më kot.
(Për të hapur linket/lidhjet e mëposhtme, klikoni mbi linkun e dëshiruar!)
70 ÇËSHTJE NË LIDHJE ME AGJËRIMIN
ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT Lexoni më tepër
ETIMOLOGJIA DHE MIRËSITË E RAMAZANIT Pyetja: Çfarë kuptimi ka fjala “ramazan” me të cilën emërtohet muaji i Ramazanit dhe a mund të na përmendni disa nga mirësitë (vlerat) e muajit të Ramazanit, të referuara në burimet e tyre autentike hyjnore të transmetimit? Përgjigjja: Së pari: Kuptimi i fjalës “Ramazan / Ramadan” vjen prej fjalës arabe “RAMAĎUN / shkrumbim” i agjëruesit, kur brendia e tij nxehet prej etjes së madhe dhe prej “RAMĎAA / vapë e madhe”. Së dyti: Mirësitë e muajit të Ramazanit 2. Ai që agjëron muajin e Ramazanit konsiderohet prej të sinqertëve (ndjekësve të së vërtetës) dhe dëshmorëve; 3. Ramazani dallohet nga muajt e tjerë sepse gjatë tij: hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen ato të xhehenemit, prangosen djajtë dhe hapen dyert e mëshirës; 4. Agjërimi (pëfshirë Ramazanin) është unik dhe udhë për në Xhenet; 5. Veçori e Ramazanit është Nata e Kadrit, ku veprat e mira janë më me vlerë se ato të 1000 muajve (mbi 83 viteve); 6. Në Ramazan pranohen lutjet, 7. Ramazani është muaji i përmendjes dhe falënderimit të Allahut; 8. Muaji i Ramazanit quhet ndryshe edhe muaji i durimit; dihet fakti se adhurimi në muajin e Ramazanit, i përmbledh të gjitha llojet e durimit: durimin në kryerjen e urdhrave të Allahut, durimin ndaj caktimeve të Allahut si uria dhe etja, durimin nga haramet etj.; 9. Agjërimi i Ramazanit shlyen mëkatet (ndërkaq mëkatet e mëdha kanë nevojë për pendim të sinqertë ); 10. Agjërimi i Ramazanit gjithashtu i rrit gradat e besimtarëve në botën tjetër; 11. Kryerja e umres në muajin e Ramazanit është e barasvlershme në shpërblim me kryerjen e një haxhi me të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!); 12. Në këtë muaj thuhet të kenë zbritur gjithashtu edhe librat e tjerë kryesorë të shenjtë. … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/etimologjia-dhe-miresite-e-ramazanit/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
1. Në këtë muaj Allahu i Lartësuar ka zbritur Kuranin fisnik;
AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN Lexoni më tepër
AGJËRIMI I PERSONIT QË NUK FAL NAMAZIN Pyetja: A pranohet agjërimi i atij personi që nuk fal namaz? Përgjigjja: Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se, personi që nuk falet dhe e mohon faktin që namazi është detyrim (obligim) hyjnor, del nga Islami (bën felëshim). Ndërsa për personin agjërues që pohon se namazi është detyrim hyjnor, por nuk e fal namazin nga dembelizmi, juristët muslimanë kanë mendimet kryesore në vijim: Mendimi i parë: Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe shafi’i), janë të mendimit se ky person, nuk bie në felëshim dhe rrjedhimisht nuk i asgjësohen veprat e tij. Sipas këtij mendimi, agjërimi i këtij personi është i saktë (i vlefshëm) dhe i shpërblyeshëm. Mendimi i dytë: Një numër i shumtë dijetarësh muslimanë, janë të mendimit se ky person, ka rënë në felëshim (ka tradhtuar fenë islame) dhe automatikisht të këtillit i asgjësohen të gjitha veprat. Bazuar në këtë mendim, agjërimi i këtij personi nuk është i saktë (i vlefshëm) dhe nuk shpërblehet. Mendimi i tretë: Disa dijetarë të tjerë e kanë ndarë çështjen e adhurimit në dy plane: (a) prishja e adhurimit dhe (b) mospranimi apo mosshpërblimi i tij. Së këtejmi, për rastin e agjërimit të atij që nuk falet nga dembelizmi por e pohon namazin, këta dijetarë janë të mendimit se nuk mund të thuhet se agjërimi i të tillit nuk i ka plotësuar shtyllat dhe kushtet që ka agjërimi në vetvete, pra agjërimi i tij konsiderohet se është kryer si detyrim; porse i këtilli nuk merr shpërblim. Gjthsesi, nëse personi agjëron por nuk falet, ne nuk duhet t’i themi se ai e ka kot që agjëron, por duhet ta përgëzojmë për agjërimin e tij dhe ndërkaq ta këshillojmë e t’i flasim me urtësi dhe argument mbi dispozitën, vlerën dhe rëndësinë e padiskutueshme të kryerjes së namazit. … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/agjerimi-i-personit-qe-nuk-fal-namazin/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT Lexoni më tepër
LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT Pyetja: Cila është dispozita për atë që nuk e agjëron muajin e Ramazanit pa arsye? Përgjigjja: Siç dihet një nga mendimet e fuqishme të juristëve muslimanë është se personi që nuk e fal namazin prej shkujdesjes a dembelizmit edhe pse e pranon se namazi është detyrim hyjnor, i tilli del nga Islami (bën felëshim). Në anën tjetër juristët muslimanë nuk e kanë konsideruar felëshim lënien e agjërimit pa arsye sheriatike (ligjore islame), me kushtin që lënësi i tij të mos e mohojë faktin se agjërimi është nga detyrimet e domosdoshme hyjnore islame, por kanë thënë se kjo llogaritet nga gjynahet më të mëdha. Imam Edh-Dhehebiu thotë: “Besimtarët muslimanë kanë pohuar, se lënësi i agjërimit pa qenë i sëmurë dhe pa gjësend (pa arsye lejuese për këtë), është më i keq se kurvëruesi dhe pijaneci; madje ata dyshojnë në përkushtimin e tij në Islam dhe e gjykojnë atë si hipokrit të devijuar në besim dhe si të degraduar (prishur) dhe shthurur fetarisht.” Për më tepër, ngrënia me dashje ditën në Ramazan, para iftarit (çeljes së agjërimit), konsiderohet prej mëkateve të mëdha më të rënda, gjë për të cilën vjen transmetimi profetik kërcënues në vijim: ““Teksa gjendesha në gjumë, më erdhën dy burra që më morën nga anët (krahët), më sollën në një mal të thepisur dhe më thanë: ‘Ngjitu!’ U thashë: ‘Nuk mundem.’ Më thanë: ‘Do të ta bëjmë ne të mundshme.’ U ngjita derisa u gjenda në mesin e malit, kur ja, dëgjova ca zëra të fortë dhe thashë: ‘Çfarë janë këto zëra?’ Ata më thanë: ‘Britmat e banorëve të Zjarrit (Xhehenemit).’ Pastaj njëri prej tyre më shpuri më tej, kur ja, aty u bëra dëshmitar i disa njerëzve të varur prej leqeve [dellit të fortë sipër thembrave] të këmbëve, nofullat e të cilëve ishin të shqyera dhe rridhnin gjak. Unë i thashë: ‘Kush janë këta?’ Më tha: ‘Janë ata që hanë para lirimit (shkarkimit) nga agjërimi i tyre.” … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/lenia-pa-arsye-e-agjerimit-te-ramazanit/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO Lexoni më tepër
KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO Pyetja: Kush e ka obligim agjërimin dhe kush jo? Përgjigjja: 1. I obligohet/vlen muslimanit; ndërsa jomuslimanit nuk i pranohet agjërimi; teksa kujt e pranon Islamin në Ramazan, i obligohet agjërimi i ditëve që ai zë prej tij. 2. I obligohet personit të rritur (që ka arritur moshën e pjekurisë seksuale) dhe mendar (që nuk është i çmendur); ndërkaq është shumë mirë që personi të ushtrohet të agjërojë që kur mbush 7 vjeç. 3. I obligohet të aftit fizikisht për të agjëruar; ndërsa i paafti nuk obligohet dhe pët të vlen sa vijon: Së pari: i vjetri të cilin e dëmton seriozisht agjërimi dhe i sëmuri rëndë me sëmundje të pashërueshme, nuk agjërojnë por japin fidjen (shpagojnë); Së dyti: i sëmuri rëndë me sëmundje të shërueshme lejohet të mos agjërojë dhe e shlyen atë kur shërohet; po kështu epërsi ka mendimi se nëna shtatzënë ose me fëmijë në gji, që ka frikë reale se agjërimi e dëmton atë vetë apo fëmijën e saj, vepron si i sëmuri rëndë me sëmundje të shërueshme; Së treti: i shtrënguari që të bëjë punë të rëndë në Ramazan duhet të vendos që të agjërojë para agimit, e pastaj nëse gjatë agjërimit, nga puna e rëndë bie në zanafillat e gjendjes kritike, ai e prish atë ditë agjërimi dhe e kompenson më pas. 4. I obligohet gruas së paprekur nga gjërat që pengojnë agjërimin; ndërsa gruas së cilës i vijnë menstruacionet ose lehonia gjatë ditës së agjërimit, nuk i lejohet të agjërojë, por nëse pastrohet para agimit ajo e ka obligim të agjërojë. 5. Obligohet në vendbanim; ndërsa udhëtarit nuk i obligohet, me kushtin që udhëtimi i tij vetëm vajtje të jetë së paku mbi 80 km dhe të qëndrojë në destinacionin ku shkon jo më shumë se 3 ditë (pa përfshirë ditën e mbërritjes dhe atë të largimit), kurse nëse personi qëndron më shumë i duhet që të agjërojë gjatë qëndrimit dhe i lejohet të mos agjërojë gjatë udhëtimit (vajtje-ardhje); ndërkaq ditët e paagjëruara duhen agjëruar para Ramazanit të ardhshëm. … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/kujt-i-obligohet-ramazani-e-kujt-jo/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN Lexoni më tepër
KUSH NUK E KA DETYRIM AGJËRIMIN Pyetja: Kush janë ata persona për të cilët nuk është i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit? Përgjigjja: Agjërimi i Ramazanit bëhet i obligueshëm ose jo varësisht gjendjeve në vijim: 1. Besimi: jomuslimani nuk gëzon të drejtën që të agjërojë, por agjëron nga dita e Ramazanit në të cilën bëhet musliman. 2. Mosha: fëmija para pjekurisë seksuale nuk obligohet të agjërojë, por është mirë të ushtrohet të agjërojë kur është mbi 7 vjeç. 3. Mendja: i çmenduri s’mund të agjërojë, sepse agjërimi ka nevojë për vendimmarrje, e kjo i mungon atij. 4. Shëndeti: i sëmuri rëndë (që nëse agjëron, shëndeti i tij përkeqësohet apo dëmtohet rëndë) me sëmundje të pashërueshme, nuk agjëron por ushqen të varfër për çdo ditë që nuk e agjëron; ndërsa nëse sëmundja e rëndë është e shërueshme, ditët e paagjëruara i agjëron më vonë. 5. Fiziku: i moshuari që dëmtohet prej agjërimit, nuk agjëron por shpagon; ndërsa i shtrënguari që të punojë punë të rëndë në Ramazan, e nis për çdo ditë agjërimin dhe nëse heton se nga agjërimi i tij mund të goditet me pasoja të rënda shëndetësore, ai e çel agjërimin dhe çdo ditë të paagjëruar e agjëron më vonë. 6. Gruaja: me menstruacione ose lehone nuk agjëron, por nëse pastrohet para agimit agjëron edhe nëse nuk është larë dhe ditët e mbetura pa agjëruar i shlyen më pas; ndërsa nëna shtatzënë ose gjidhënëse, lejohet të mos agjërojë vetëm nëse bazuar në përvojën e saj ose fjalën e një doktori të besueshëm anohet më shumë tek mendimi apo frika se agjërimi e dëmton seriozisht atë vetë apo fëmijën e saj dhe ditët e paagjëruara i shlyen më pas. 7. Udhëtimi: nuk i obligohet agjërimi një personi që në Ramazan është në rrethana udhëtari (përshkon 80 km e sipër deri në destinacion dhe qëndron në destinacion tre ditë veç ditëve të vajtje-ardhjes) dhe këtu hyjnë edhe personat që punojnë në rrethana udhëtari, si: shoferët, pilotët, marinarët etj.; ndërkaq ditët e paagjëruara duhet të agjërohen më vonë. … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/kush-nuk-e-ka-detyrim-agjerimin/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT Lexoni më tepër
SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT Pyetja: Cilat janë rregullat bazë (më kryesore) që duhet të dijë muslimani në lidhje me agjërimin e Ramazanit? Përgjigjja: Rregullat kryesore në lidhje me agjërimin e Ramazanit, përmblidhen në dy shtyllat në vijim të agjërimit: Shtylla e parë: Nijeti (Qëllimi) Nijeti (qëllim/vendimi i agjërimit) të Ramazanit bëhet që natën e parë të Ramazanit për të gjithë muajin, por më mirë është që nijeti të bëhet për agjërimin e çdo dite të Ramazanit më vete. Që nijeti të jetë i saktë, mjafton që personi ta ketë në mend natën para se të agojë se të nesërmen apo në ditën në vijim do agjërojë Ramazanin. Nijeti duhet të përsëritet sa herë që ndërpritet agjërimi. Shtylla e dytë: Mënjanimi i prishësve të agjërimit Prishësit bazë të agjërimit janë tre: (së pari) marrëdhëniet seksuale, (së dyti) lëndët specifike shkarkuese trupore dhe (së treti) lëndët hyrëse në bark/stomak, sidomos ato që janë ushqyese. – Në rregullat kryesore të agjërimit të Ramazanit, një vend të rëndësishëm zë edhe kushti i domosdoshëm i vlefshmërisë së agjërimit të Ramazanit, i njohur si: (a) Koha mujore e muajit të Ramazanit; e cila llogaritet si vijon: (1) Me shikimin e hënës së re të Ramazanit, në perëndimin e ditës 29 Shaban; (2) Nëse hëna e re nuk shihet, Ramazani fillon automatikisht pas perëndimit të ditës 30 Shaban. (b) Koha ditore e agjërimit të ditëve të Ramazanit; e cila është nga agimi (kur hyn namazi i sabahut) deri në perëndim (kur hyn namazi i akshamit). … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/shtyllat-e-agjerimit-te-ramazanit/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
“Të agjëruarit e Ramazanit në kohën e caktuar”, me të cilën synohen:
GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN Lexoni më tepër
GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN Pyetja: A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur se cilat janë ato gjëra që nuk e prishin agjërimin? Përgjigjja: Thënë në mënyrë të përmbledhur, gjërat që nuk e prishin agjërimin janë: a. Ngrënia dhe pirja nga harresa, ose me mendimin se s‘ka gdhirë apo se dielli ka perënduar. b. Vjellja pa dashje, kapërdirja e ujit pa dashje gjatë abdesit dhe kapërdirja e pështymës a gëlbazës përbrenda gojës. c. Përdorimi i misvakut dhe furçes së dhëmbëve me kusht që të mos kapërdihen përbërësit e tyre lëndorë. d. Parfumi, si dhe pluhurat, erërat, aromat apo tymi ekzistues i duhanit, nga të cilat njeriu s’mund të ruhet. e. Gargara dhe thithja e ujit me hundë gjatë abdesit (pa u kapërdirë uji), si dhe aparati për azmatikët (qoftë kur përdoret nga hunda a qoftë nga goja, sepse spërkat e tij nuk arrijnë në stomak). f. Heqja / mbushja e dhëmbëve, kurimi i plagëve, dhënia e gjakut në çdo sasi dhe hixhamja, dializa jo ushqyese, injeksionet jo ushqyese (penicilina, insulina, vaksina etj.) në lëkurë, muskul a vena, sondat e zorrëve a stomakut, lavazhi i kanalit urinar dhe lëndët që hyjnë nga ai, lavazhi i anusit dhe lëndët jo ushqyese që hyjnë nga ai. g. Ilaçet me pika nga veshët, sytë, goja a hunda dhe hapet (kokrrat) nën gjuhë, nëse lëndët e tyre nuk e kalojnë gurmazin. m. Qëndrimi në ambient të kondecionuar, larja tërësore ose e pjesshme e gjymtyrëve të trupit pa e kapërdirë ujin. n. Xhunubllëku (ejakulimi) ditën në ëndërr. – Gjithashtu duhet të tregohet vëmendje lidhur me sa vijon: Muslimani/a krahas obligimit të agjërimit të Ramazanit, i kryen të gjitha obligimet e tjera të Islamit, sidomos pesë vaktet e faljes së namazit në kohën dhe formën e caktuar dhe po kështu e frenon veten nga haramet. … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/gjerat-qe-nuk-e-prishin-agjerimin/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS Lexoni më tepër
CAKTIMI I RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS Pyetja: A mund të na shpjegoni rregullin juridik islam të “përllogaritjes (caktimit) të çdo muaji hënor (përfshirë Ramazanin), përmes pamjes së hënës së re me sy të lirë”? Përgjigjja: Bazuar në thënien profetike: “Nëse e shikoni atë (hënën e re) atëherë agjëroni dhe nëse e shikoni [përsëri] ndërpriteni agjërimin”, shumica thuajse konsensuale e juristëve muslimanë janë të mendimit se fillimi i muajit hënor realizohet kategorikisht kur pas perëndimit të diellit të ditës së 29-të të muajit ekzistues hënor, shikohet me sy të lirë hëna e re (e muajit të ri) nga së paku dy dëshmitarë të drejtë (që nuk bëjnë mëkate të mëdha), teksa shikimi i hënës së re të Ramazanit, sipas mendimit më parësor, mjafton të jetë parë nga një dëshmitar i drejtë. Dy mendimet kryesore të dijetarëve muslimanë – bazuar në interpretimin që ata i bëjnë transmetimit të mësipërm profetik – janë si vijon: Mendimi i parë: Nëse shikohet hëna e re në një vend, të gjithë muslimanët duhet ta marrin atë në konsideratë; që përbën mendimin e shumicës së dijetarëve muslimanë (mendimin bazë të Ebu Hanifes, Malikut dhe Ahmedit), bazuar në formën përgjithësuese të cekur në thënien referente profetike. Mendimi i dytë: Shikimi i hënës së re në një vend, nuk e obligon agjërimin në vendet e largëta me këtë vend; që përbën mendimin parësor (më të mirëargumentuar) në këtë çështje (që është mendimi i medh’hebit shafi’i dhe disa dijetarëve të medh’hebit hanefi); pra vende të ndryshme kanë dalje të ndryshme të hënës së re, ndaj njërin vend s‘e angazhon parja e hënës së re në një tjetër vend. Bazuar në dy mendimet e mësipërme, muslimanët në vendet ku nuk ka institucione vendore islame që përcaktojnë hyrjen e muajit të ri hënor, duhet të organizohen që ta hetojnë vetë me sy të lirë daljen e hënës së re dhe nëse s’mund ta bëjnë vetë këtë, atyre u del për detyrë të agjërojnë sipas një vendi ku është vërtetuar dalja e hënës së re. … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/caktimi-i-ramazanit-me-shikimin-e-henes/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA Lexoni më tepër
SI CAKTOHET RAMAZANI PO NUK U PA HËNA Pyetja: Si përcaktohet fillimi i muajit të ri hënor nëse hëna e re nuk shihet me sy të lirë? Përgjigjja: Dispozita juridike islame se muaji i ri hënor është obligim të caktohet përmes shikimit të hënës së re me sy të lirë (kur një gjë e tillë është e mundur), është një fakt thuajse konsensual në mesin e juristëve muslimanë. Kurse në rastin kur hëna e re nuk shikohet me sy të lirë, atëherë ajo duhet përllogaritur bazuar në transmetimin profetik: “Por nëse ajo (hëna e re) u mbulohet (u dalin pengesa për ta shikuar), përllogariteni atë (hënën e re)”; të interpretuar si vijon: Së pari: Kur hëna e re nuk shikohet dhe nata është e kthjellët ose me re Rasti i parë: Nëse hëna e re e muajit të ri nuk shikohet (në natën e supozuar si nata 30-të e muajit hënor ekzistues) dhe qielli këtë natë është i kthjellët, hëna e re e hyrjes së muajit të ri përllogaritet duke e plotësuar muajin ekzistues në vlerën më të madhe numerike të ditëve të tij, pra 30 ditë. Ky është edhe mendimi parësor (superior), që përbën mendimin e masës dërrmuese të juristëve muslimanë. Rasti i dytë: Nëse hëna e re nuk shikohet dhe nata është me re Mendimi i parë: Nëse hëna e re e muajit të ri nuk shikohet (pas ditës 29-të të muajit ekzistues), sidoqoftë qielli këtë natë, i kthjellët a me re; hyrja e muajit të ri përllogaritet duke e plotësuar muajin ekzistues në vlerën më të madhe të ditëve të tij, pra 30 ditë. Ky është mendimi parësor (superior), që përbën mendimin e masës dërrmuese të juristëve muslimanë. Mendimi i dytë: Nëse nuk shikohet hëna e re (në natën e supozuar si nata 30-të e muajit hënor ekzistues) dhe nata është me re, muaji ekzistues përllogaritet 29 ditë Ky mendimi mbështetet nga një grup i shokëve të Profetit dhe gjeneratës pas tyre, imam Ahmed etj., ku në këtë rast hëna e re llogaritet të jetë pas reve dhe muaji ekzistues përllogaritet në vlerën më të vogël numerike të ditëve të tij, pra me 29 ditë. … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/si-caktohet-ramazani-po-nuk-u-pa-hena/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT Lexoni më tepër
LLOGARITJA E RAMAZANIT ASTRONOMIKISHT Pyetja: Cila është dispozita për kalendarët vjetorë hënorë në qarkullim, të cilët bazuar në përllogaritjet astronomike nxirren shumë kohë para shikimit të hënës së re të muajit pararendës hënor dhe ndonjëherë një vit apo më shumë përpara kohës reale? Përgjigjja: Mendimi i parë: Nëse hëna e re nuk shikohet në perëndimin e ditës së 29-të të muajit prezent hënor për arsye se nata është me re (mjegull etj.) dhe nëse përllogaritjet astronomike vërtetojnë se hëna ka dalë më vonë se perëndimi i diellit të kësaj dite dhe në një vlerë (kënd pamor) të tillë që hëna e re do bëhej e mundur të shikohej me sy të lirë nëse s’do ishte pengesa që e pengon; në këtë rast muaji hënor llogaritet/caktohet në bazë të përllogaritjes astronomike, duke e interpretuar thënien profetike referente “… përllogariteni atë (hënën e re)”, pra sipas pozicioneve / lëvizjes së hënës, tokës, diellit etj.; që të njihni prezencën ose jo të saj dhe mundësinë ose jo të shikimit të saj nëse nuk do të kishte pengesa (re, mjegull etj.)” Ky mendim është shumë i dobët dhe hidhet poshtë: nga transmetimi referent ku theksohet shikimi me sy; nga transmetimet e sakta kundërshtuese të përllogaritjes astronomike dhe nga pajtimi (konsensusi) i sahabëve e më gjerë mbi kundërshtimin e bazimit të shikimit të hënës së re tek përllogaritja sipas lëvizjes së trupave qiellorë. Mendimi i dytë (i shumë bashkëkohorëve): Muaji hënor përllogaritet astronomikisht që përpara perëndimit të ditës së 29-të të muajit prezent hënor, edhe nëse kjo natë është me re (mjegull etj.), pasi me zhvillimin aktual të astronomisë, lëvizja e planeteve, hënës e tokës (njohja e pozicionit të tyre në raport me njëri-tjetrin dhe kupën qiellore), janë bërë fakte kategorike. Ky mendim është edhe më i dobët se mendimi paraardhës, duke qenë se ai nuk bën kushtëzimet e të parit, vjen si zëvendësues i shikimit sheriatik me sy të lirë dhe tenton të obligoj krejt muslimanët. … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/llogaritja-e-ramazanit-astronomikisht/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT Lexoni më tepër
AGJËRIMI I RAMAZANIT SIPAS KOMUNITETIT Pyetja: Cila është dispozita për fillimin dhe përfundimin e agjërimit të Ramazanit sipas insititucionit islam që drejton komunitetin e muslimanëve në vend, nëse ky institucion bazohet në përllogaritjen paraprake astronomike? Përgjigjja: Mendimi mbështetës: Agjërimi fillon dhe përfundon sipas komunitetit (shumicës së njerëzve) Nëse insititucioni drejtues fetar në vend vepron në kundërshtim me normat bazë ligjore islame, si në rastin e kalendarëve hënorë që caktohen një vit më parë bazuar në përllogaritjet astronomike dhe këtë metodë ia imponon njerëzve, për këtë rast agjërimi dhe përfundimi i tij bëhen sipas bashkësisë (komunitetit) të muslimanëve banorë të vendit. Kësisoj shkarkohet përgjegjësia, përderisa ditët e agjëruara kapin numrin 29 ditë, pasi ky është numri minimal i ditëve të muajit hënor. Ky mendim përbën përzgjedhjen e Ibn Tejmijes, bn Bazit, El-Feuzanit, Albanit etj.; që janë të mendimit se thënia profetike referente nënkupton se agjërimi dhe përfundimi i agjërimit të Ramazanit [sikurse në rastin e personit që e ka parë hënën e re dhe nuk i është marr për bazë dëshmia], duhet të jetë në përputhje me agjërimin e bashkësisë (komunitetit) të njerëzve, sipas udhëzimit të insitucionit islam drejtues në vend, edhe nëse ky i fundit bazohet në përllogaritjet astronomike, pasi kësisoj arrihet ruajtja e unitetit të muslimanëve. Mendimi kundërshtues: Personi duhet ta fillojë individualisht agjërimin dhe duhet ta përfundojë në pajtim me komunitetin / shumicën dërrmuese të muslimanëve banorë të vendit ku gjendet Sa më sipër, përbën mendimin e shumicës së dijetarëve muslimanë, përfshirë Ebu Hanifen, Malikun, Ahmedin, El-Uthejminin etj.; që e interpretojnë kësisoj thënien profetike referente lidhur me personin që e shikon me sytë e tij hënën e re të fillimit dhe mbarimit të muajit (në këtë rast të Ramazanit). … materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/agjerimi-ramazanit-sipas-komunitetit/ … Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
Vijon…