JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 299 EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA

Kategoria: DISPOZITAT E STOLISJES

4 678 shfletues/klikues EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA


 Pyetje: EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA


A lejohet zgjatimi i flokëve (i njohur si extension) që bëhet me flokë origjinal të njeriut?


 Përgjigjja: EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Transmetimet profetike bazë mbi extension-in (zgjatimin) e flokëve

Transmetimi i parë: “Allahu e ka mallkuar [përzënë nga mëshira dhe mirësia e Tij] kë lidh flokët [i bën extension apo zgjatje të flokut me flok dikujt tjetër] dhe kë urdhëron t’i lidhen (zgjaten) flokët; si dhe kë bën tatuazh [i bën tatuazh dikujt tjetër] dhe kë urdhëron t’i bëhet tatuazh.”1

Transmetimi i dytë: “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka quajtur mashtrim atë, pra lidhjen e flokut (zgjatjen) me flok tjetër.”2Lexoni më tepër

Në transmetimet profetike të këtij kapitulli, bëhet fjalë kryesisht për ndalimin e lidhjes (zgjatimit / shtimit / ngjitjes) së flokëve të gruas me flokë të tjerë (gjë që vlen për më tepër edhe për burrat4).

Së dyti: Zgjatimi (extensioni) me flokë njerëzorë5:

a. Dispozita e zgjatimit (extension-it) me flokë njerëzorë

Thuajse të gjithë juristët muslimanë (përfshirë mendimet korrekte të katër medh’hebeve) e konsiderojnë haram6 (mëkat të madh të ndëshkueshëm) lidhjen (zgjatimin) e flokut të gruas me flokë njerëzorë (sidoqoftë: flokë gruaje, burri, mahremi me të cilin ndalohet përjetësisht martesa, të bashkëshortit etj.), qoftë gruaja e martuar ose jo, me ose pa lejen e bashkëshortit.Lexoni më tepër

b. Arsyeja e ndalimit të zgjatimit (extension-it) me flokë njerëzorë

Dy arsyet kryesore të ndalimit të zgjatimit (extension-it) me flokë njerëzorë janë:

Arsyeja e parë: Manipulohet dhe pështjellohet krijimi natyral që ka bërë Allahu;

Arsyeja e dytë: Me këtë veprim bihet në ndalesën e shfrytëzimit (përdorimit për përfitime të ndryshme) të elementëve të trupit njerëzor (ku përfshihet edhe floku i njerut), teksa urdhri hyjnor është që krijesa njerëzore të nderohet dhe mos cenohet (gjë që obligon ndalimin e shfrytëzimit apo përdorimit për përfitime të ndryshme të diç prej pjesëve të tij).Lexoni më tepër

Së treti: Mbjellja dhe ngjitja e flokëve

a. Lejohet pa problem mbjellja e flokëve

Mbjellja e flokëve, në një formë të tillë që pas operimit floku të mbijë në skalp dhe të zgjatet vetë, lejohet pa problem, pasi hyn tek lëmi i largimit të së metës dhe kthimit të çështjes në trajtën natyrale në të cilën e krijoi Allahu i Madhëruar.

b. Ndalohet ngjitja e flokëve në skalp (lëkurën e kokës ku mbijnë flokët)

Ngjitja e flokëve në skalp është e ndaluar: (së pari) për shkak të konsiderimit të tyre në kontekstin e shtimit (extension-it) të flokëve njerëzorë (bazuar në mendimin e juristëve ndalues) dhe (së dyti) për faktin tjetër se vendosja e flokëve me ngjitje në skalp, pengon arritjen e ujit në skalp dhe siç dihet kjo gjë e bën guslin (larjen e madhe rituale) të pavlefshëm.

Allahu e di më mirë. EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA

EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA

  1. El-Bukhari 5937 dhe Muslimi 2122.
  2. El-Bukhari 5938 dhe Muslimi 2127.
  3. Muslimi 2126.
  4. Shih: islamweb.
  5. Shih: islamqa, islamweb, islamweb, islamqa, islamweb, islamic-fatwa dhe islammessage.
  6. Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet fetarisht dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  7. Shih: islamqa dhe islamweb.
  8. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  9. Leshëra (qime) të ndyra (NEXHIS / të papastra): Leshëra (qime) ritualisht të ndyra (NEXHIS / të papastra) konsiderohen ato që përftohen nga kafshë që juristët muslimanë i kanë konsideruar ritualisht të ndyra (NEXHIS / të papastra), si p.sh. qeni (sipas një mendimi të juristëve muslimanë), derri (sipas shumicës së juristëve muslimanë, përfshirë medh’ebin hanefi) etj.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top