JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO

Numri i fetvasë: 183 E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO

Kategoria: REALITETI-KLASIFIKIMET E MAGJISË

20 123 shfletues/klikues E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO


 Pyetje: E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO


Magjia që bën magjistari a bën efekt apo jo? Përse magjistari kur i bën magji dikujt, merr diçka nga sendet e tij personale, si: rrobat e tij, flokët etj.? A mundet magjistari ta bëjë magjinë edhe pa marrë diçka nga njeriu?


 Përgjigjja: E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht duhet theksuar se magjia (dhe çdo e keqe) nuk dëmton në vetevete, por ndikon në trupin, zemrën a mendjen e njeriut vetëm me caktimin e lejen e Allahut, kur urtësia e Tij lejon që diçka e tillë të ndodhë.Lexoni më tepër

Medh’hebi (mendimi) i mbarë dijetarëve të Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah1 (Ithtarëve të Praktikës Profetike të Unifikuar në të) lidhur me magjinë është, se magjia është reale (e vërtetë), pra ajo ndikon tek trupat (bota fizike), duke u sjell atyre sëmundje, çmendje apo edhe vdekje. Porse shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se magjia nuk i përmbys (shndërron) realitetet [pra nuk e shndërron një krijesë në një tjetër, p.sh. nuk e shndërron një njeri a gomar në qen etj.], por çfarë ndryshon magjia është vetëm temperamenti i të magjepsurit (vetitë psikiko-shpirtërore të tij). Kështu që magjepsja konsiderohet një prej llojeve të sëmundjeve.2

Disa prej studiuesve të kësaj lëmie kanë përmendur se, procesi i magjibërjes formohet nga treshja: magjistar, magji dhe shejtani shërbëtor i magjisë… Pasi magjistari ia shet shpirtin dhe fenë shejtanëve të fuqishëm (të mëdhenj), ata i nënshtrojnë atij një numër xhindësh (shejtanësh) që vihen në shërbim të magjisë… Në vijim shejtani ose shejtanët shërbëtorë të magjisë ngarkohen që të bëjnë detyrën e tyre prej magjistarit, përmes veprimeve të tij magjike (magjisë së këtij të fundit që mund të bëhet nëpërmjet: spërkatjes, shkeljes, ngrënies, pirjes ose groposjes)… Magjistari e fillon aktivitetin e tij të magjisë duke i kërkuar personit që vjen për t’i bërë magji dikujt, që t’i sjellë diçka nga gjurmët (mbetjet) e këtij të fundit dhe pas kësaj magjistari fryn (ysht) si në thënien e Allahut të Madhëruar: “Dhe nga sherri i atyre që fryjnë në nyje (duke bërë magji).”3 Po kështu magjistari i bën veprimet e tij magjike përmes punëve të tjera që i kryejnë xhindet shërbëtorë të magjisë, prej të cilave arrihet deri tek njohja dhe magjepsja e të shënjestruarit (personit të cilit synohet t’i bëhet magji)… Gjithashtu ata kanë përmendur disa gjëra të tjera rreth realitetit të lidhjeve mes magjistarit, shejtanëve dhe shërbëtorëve (xhinde / shejtanë) të magjisë.4Lexoni më tepër

Gjithsesi, e vërteta qëndron se hollësirat që u përmend më sipër rreth procesit të magjibërjes, nuk dihet të kenë bazë të konsiderueshme në fenë islame (Kuran dhe Traditën Profetike); për pasojë ato as mund të vërtetohen dhe as mund të mohohen sheriatikisht (sipas fesë islame). Në lidhje me këtë çështje, feja islame ka përmendur vetëm përgjithësime (gjëra esenciale), nga të cilat nuk mund të nxirren hollësitë që u cekën më sipër apo ngjashëm me to.Lexoni më tepër

Ajeti (Vargu) i sures (kaptinës kuranore) El-Bekare 102, nënkupton se faktikisht ekziston një lidhje mes atij që e kryen procesin e magjisë dhe shejtanëve (djajve), por ky ajet nuk jep hollësira për mënyrën sesi ndodh (ndikon) ky proces; prandaj muslimani, në këto çështje që i takojnë botës së fshehtë, lipset të qëndrojë brenda suazave (kufijve) të tekstit hyjnor dhe mos t’i kapërcejë treguesit e tyre, pasi mund të bjerë në përgënjeshtrimin e të vërtetës ose besimin e të kotës.10

Në mbyllje duhet theksuar se muslimanit i del si detyrë të mos ketë kurrsesi frikë prej shejtanëve dhe magjistarëve, por të mbështetet tërësisht tek Allahu kundër tyre dhe çdo të keqeje, duke e ditur me siguri se agjë nuk mund të ndodhë pa lejen e Allahut. Muslimani duhet të fortifikohet me Kuranin (leximin, studimin dhe praktimin me sinqeritet të tij), veprimin e udhëzimeve hyjnore (Kuranit dhe Traditës Profetike) përkatëse të ardhura në lidhje me mbrojtjen prej magjisë dhe dëmeve të tjera të krijesave dhe krahas kësaj muslimani duhet të jetë tërësisht i sigurt se dobia dhe dëmi janë vetëm në dorën e Allahut, prandaj kushdo që me caktimin e Allahut është prekur (lënduar) nga magjia apo tjetër gjë e keqe, duhet të brof (nxitojë) të mbështetet tek Allahu Një i Vetëm dhe i Pashoq, të ndjekë dhe zbatojë shkaqet sheriatike (ligjore) islame dhe të distancohet tërësisht nga shkuarja tek magjistarët, falltarët dhe sharlatanët, pasi këta të fundit vetëm sa do t’ia shtojnë marrosjen dhe xhindosjen.

Allahu e di më mirë. E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO

E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO

  1. Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah: Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah (Ithtarët e Praktikës Profetike të Unifikuar në të), përdorur së pari nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe termi Sunnitët, janë sinonime që kanë të bëjnë me metodologjinë (mënyrën) islame të jetesës dhe përbëjnë antonimin e bidatit (sajesës në bazat islame) ku ranë sektet e devijuara që e përkatësuan veten e tyre tek Islami (si: khauarixhët, shi’itët dhe kaderitë) në fundin e epokës së sahabëve / shokëve të Profetit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjera sekte pas kësaj. Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh nënkupton ithtarët ose pasuesit parimorë burimorë të Kuranit dhe Traditës / Praktikës Profetike, të cilët iu përmbajtën këtyre parimeve sipas kuptimit të tre gjeneratave të para erudite (shkencore) islame, kurse shtojca (Uel Xhema’ah) shpreh përqafimin e parimit të mbështetjes së komunitetit musliman të unifikuar sipas Sunnetit, inkurajimin e unitetit të këtij komuniteti, si dhe largimin prej përçarjes e rebelimit në dëm të komunitetit musliman të udhëhequr nga një qeverisës legjitim.
  2. Shih: islamweb.
  3. El-Felek: 4, ku bëhet fjalë për një formë magjie të zezë, që praktikohej shumë në Arabinë paraislamike.
  4. Shih: islamweb.
  5. Shih: islamweb.
  6. Shih: alroqya.
  7. Disa të kualifikuar (prej të cilëve AbduRrahman Ibn Nasir Ed-Duajdea) e kanë përjashtuar mundësinë e të bërit magji vetëm përmes fotos personale apo zërit (për më shumë shih: islammessage).
  8. Shih: Fet’hul El-Baari v. 10, f. 222, me autor Ibn Haxher El-Askaleni; ruqya, ruqya dhe roqia.khayma.
  9. El-Bekare 102.
  10. Shih: islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top