JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL

Numri i fetvasë: 48 CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL

Kategoria: DISPOZITAT PËR MISHIN E THERUR

6 380 shfletues/klikues CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL


 Pyetje: CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL


Cilat janë kushtet e therjes të theksuara prej juristëve muslimanë?


 Përgjigjja: CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë kanë theksuar se ngrënia e mishit të kafshës së lejuar për t’u therur, konsiderohet hallall (sheriatikisht i lejuar për t’u ngrënë) nëse përmbushen tre paketat e kushteve në vijim:

Së pari: Kushtet e therësit:

a. të jetë i arsyeshëm dhe të kuptojë;

b. të jetë musliman, hebre ose i krishterë;

c. muslimani ta bëjë therjen e kafshës me qëllimin për t’ia ngrënë mishin; kurse në rast se e ther me nijet tjetër (p.sh. për vetëmbrojtje pasi të jetë sulmuar prej saj), dijetarët thonë se në këtë rast nuk lejohet të hahet;

d. në nisje të therjes muslimani të thotë “BISMIL-LAAH”;Lexoni më tepër

e. të mos e therë kafshën në emër të tjetërkujt ose tjetërgjëje veç Allahut; si p.sh. therja e kafshës në emrin e një engjëlli, profeti, njeriu të mirë, varri etj.

Së dyti: Kushtet e veglës së therjes:

a. të jetë e mprehtë, ashtu që të presë ose shpojë (ngulet) me mprehtësinë e saj dhe jo me rëndesën e saj;Lexoni më tepër

b. therja të mos bëhet me dhëmbë (a kockë) apo thonj.

Së treti: Kushtet e therorit:

a. kafsha që theret (për mish), të jetë e lejuar sheriatikisht për një gjë të tillë;

b. kafsha të jetë gjallë në momentin kur theret dhe të heq shpirt vetëm për arsye të therjes;

c. (dijetarët muslimanë theksojnë njëzëri se) prerja duhet të bëhet në:

së pari: në fyt; prerja bëhet duke e kaluar thikën shpejtë në fytin e kafshës në mënyrë horizontale dhe pa ndërprerje, ku prej saj priten (1) gabzherri/faringu (gypi i frymëmarrjes), (2) ezofagu (gypi i ushqimit) dhe (3, 4) dy damarët e fytit, por edhe prerja e tre prej këtyre të katërtave mjafton (ky është edhe mendimi i medh’hebit hanefi).

së dyti: me ngulje (shpim) në zonën e gropës së fytit1; kjo rekomandohet për devetë por lejohet edhe për lopët.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL

CILAT JANË KUSHTET E MISHIT HALLALL

  1. Gropa e fytit: Zgavra në bazën/fundin e fytit, e cila kufizohet me pjesën e sipërme të kafazit të kraharorit dhe ka për kufi të poshtëm bashkimin e dy klavikulave.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top