JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

Numri i fetvasë: 440 IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

Kategoria: DISPOZITA TË IȞRAMIT

IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

yetje: IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

Cili është përkufizimi i ihramit si pjesë e ritualit që duhet të bëjë personi që kryen haxhin / umren dhe cila është dispozita dhe urtësia e ihramit?

 Përgjigjja: IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! 

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar përkufizimin e ihramit (qëllimit për nisjen e ritualit), dispozitën dhe urtësinë e tij, si vijon:

Lexoni më tepër

IHRAMI-QËLLIMI PËR NISJEN E HAXHIT-UMRES Read More »

SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

Numri i fetvasë: 435 SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

Kategoria: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

 SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

yetje: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur se cilat janë shtyllat (ruknet) dhe detyrimet (vaxhibetet) e haxhit dhe umres?

 Përgjigjja: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar çështjen e shtyllave dhe detyrimeve të haxhit dhe të umres, si vijon:

Shqyrtimi i parë: Shtyllat dhe detyrimet e haxhit
Parashtresa e parë: Shtyllat e haxhit
Sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë, haxhi ka katër shtylla:
1. Ihrami (Qëllimi për nisjen e ritualit).
Ihrami, përbën qëllimin për të hyrë në ritualin e haxhit (shumica e juristëve muslimanë e konsiderojnë ihramin / bërjen e qëllimit për nisjen e ritualit të haxhit, shtyllë të haxhit, teksa medh’hebi hanefi e konsideron kusht të tij, porse që të gjithë ata / konsensualisht janë shprehur se haxhi nuk vlen pa të); për ihramin ka kohë të caktuar (cak ritual kohor) që njihet me termin “muajt e haxhit”, si dhe ka vend të caktuar (cak ritual vendor).
2. Qëndrimi në (territorin e quajtur) Arafat (është shtyllë e haxhit konsensualisht).
Koha e këtij qëndrimi fillon në mesditën (zenitin) e ditës 9 Dhul-Hixhe (sipas shumicës së juristëve muslimanë) dhe zgjat deri në agimin e ditës së kurbanit (10 Dhul Hixhe), teksa medh’hebi hanbeli është i mendimit se kjo kohë fillon në agimin e ditës 9 Dhul Hixhe. Kushdo që qëndron në Arafat në këtë kohë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, kudo qoftë në zonën e Arafatit, e ka arritur këtë qëndrim (pra e ka kryer këtë shtyllë).
3. Tavafi (Rrotullimi rreth Qabes) i ifadas.
Tavafi i ifadas (quajtur ndryshe tavafi i vizitës / haxhit) është vlerësuar konsensualisht si shtyllë e domosdoshme e haxhit dhe koha e tij fillon pas qëndrimit në Arafat dhe atij në Muzdelife dhe vijon pa një fund fiks (sipas shumicës së juristëve muslimanë), pra personi që nuk e ka bërë atë mbetet peng i tij ashtu që ky tavaf i mbetet detyrim lënësit të tij për aq kohë sa është gjallë.
4. Ecja ndërmjet (kodrinës së) Safas dhe (kodrinës së) Mervas.
Kjo ecje quhet “seaji i haxhit” dhe është shtyllë e haxhit (sipas shumicës së juristëve muslimanë); koha e kësaj ecje për personin që kryen ritualin e llojit “temetu’u” është pas qëndrimit në Arafat dhe Muzdelife dhe pas tavafit të ifadas; ndërsa sa i përket personit që kryen ritualin e llojit “kiran” dhe “ifrad”, ata e kanë seajin pas tavafit të kudumit (mbërritjes).
– Kësisoj, pa këto katër shtylla (ihramin, qëndrimin në Arafat, tavafin e ifadas dhe seajin ndërmjet Safas dhe Mervas), (pa to) haxhi nuk është i vlefshëm dhe lënia e †çdonjërës prej tyre nuk mund të përforcohet (kompensohet) me anë të therorit (therjes së hedjit / kurbanit në Qabe) apo diçkaje tjetër veç kësaj, porse këto katër shtylla duhet të kryhen patjetër dhe po kështu kryerja e tyre sipas një rendi të caktuar është kusht i domosdoshëm për vlefshmërinë e tyre (më konkretisht ihrami kushtëzohet t’u paraprijë të gjitha të tjerave, pastaj vjen qëndrimi në Arafat që duhet të jetë para tavafit të ifadas dhe krahas kësaj vjen edhe kryerja e seajit pas një tavafi korrekt / të vlefshëm (sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë).

Lexoni më tepër

SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES Read More »

↓
Scroll to Top