HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Numri i fetvasë: 432 HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

 HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

yetje: HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Cilat janë llojet dhe kushtet e aftësisë (mundësisë) si kusht i obligimit të haxhit?

 Përgjigjja: HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kushtit të aftësisë (mundësisë) si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit, juristët muslimanë kanë trajtuar shqyrtimin e llojeve dhe kushteve të aftësisë (mundësisë) si vijon:

Shqyrtimi i parë: Llojet e aftësisë (mundësisë) si kusht i obligimit të haxhit
Klasifikimet e aftësisë për kryerjen e haxhit dhe umres janë katër:
Klasifikimi i parë: Personi të jetë i aftë (i mundshëm) fizikisht dhe financiarisht; mendimi konsensual (i të gjithë) dijetarëve muslimanë është se i këtilli e ka detyrim që ta kryejë vetë haxhin dhe umren.
Klasifikimi i dytë: Personi nuk është i aftë (i mundshëm) fizikisht dhe as financiarisht; mendimi konsensual (i të gjithë) dijetarëve muslimanë është se i këtilli nuk e ka detyrim që ta kryejë haxhin dhe umren (pra për të bie / shfuqizohet ky obligim).
Klasifikimi i tretë: Personi është i aftë (i mundshëm) fizikisht, por jo financiarisht; të gjithë juristët muslimanë pa asnjë diskutim (pa mosmarrëveshje) janë të mendimit se i këtilli nuk është i obliguar ta kryejë haxhin dhe umren, përveç nëse kryerja e tyre nuk varet nga paratë, si p.sh. nëse ky person është nga banorët e Mekës dhe nuk e ka të vështirë të dalë në mashair (vendet e ritualeve përkatëse të haxhit / umres).
Klasifikimi i katërt: Personi është i aftë (i mundshëm) financiarisht, por jo fizikisht, për shkak të një paaftësie që nuk mund të eliminohet; i këtilli (sipas mendimit të medh’hebit shafi’i, hanbeli etj.) e ka për detyrë (obligim) ta kryejë haxhin dhe umren duke dërguar dikë (bedel / zëvendës) në vend të tij.

Lexoni më tepër

HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË Read More »