JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

HAXHI DHE UMRA

ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Numri i fetvasë: 434 ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

yetje: ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Cili është koncepti i çmimit model (normal) dhe si mund të zbatohet ky koncept në çështjen e kryerjes së haxhit?

 Përgjigjja: ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me konceptin e “çmimit model (normal)” dhe sesi mund të zbatohet ky koncept në çështjen e kryerjes së haxhit, juristët muslimanë janë shprehur si vijon:

Së pari: Kuptimi i konceptit “çmimi model (normal)”
Me †”çmim model (normal)” të diçkaje nënkuptohet: “Vlera e përllogaritur e një sendi, duke marrë parasysh gjithçka që ndikon në këtë, si p.sh.: koha, vendi, vlera, rrallësia etj.”
Në lidhje me këtë fakt, dijetari i shquar musliman Es-Sujuti ka thënë: “[Çmimi model (normal) i diçkaje] Ndryshon sipas vendeve të ndryshme dhe përmbushja e kësaj [norme] është se ky çmim ka të bëjë me veçorinë e kohës së konsiderimit (vlerësimit) ose vendit të tij.”
Juristët muslimanë me termin “çmim (pagim / kompensim) model (normal)” nënkuptojnë çfarë jepet në kompensim të përfitimit të marrë, të vlerësuar dhe përcaktuar nga ekspertët”.

Lexoni më tepër

ÇMIMI MODEL-ZBATIMI I TIJ PËR HAXHIN Read More »

HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

Numri i fetvasë: 433 HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

yetje: HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

Si ndikojnë aftësia fizike dhe ajo ekonomike e një personi të caktuar në kryerjen e ritualit të haxhit?

 Përgjigjja: HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kushtit të aftësisë (mundësisë) si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit, juristët muslimanë kanë trajtuar shqyrtimin e aftësisë (mundësisë) fizike (trupore) dhe asaj financiare (ekonomike) si vijon:

Lexoni më tepër

HAXHI-KUSHTI I AFTËSISË FIZIKE-EKONOMIKE Read More »

HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Numri i fetvasë: 432 HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

 HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

yetje: HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Cilat janë llojet dhe kushtet e aftësisë (mundësisë) si kusht i obligimit të haxhit?

 Përgjigjja: HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kushtit të aftësisë (mundësisë) si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit, juristët muslimanë kanë trajtuar shqyrtimin e llojeve dhe kushteve të aftësisë (mundësisë) si vijon:

Shqyrtimi i parë: Llojet e aftësisë (mundësisë) si kusht i obligimit të haxhit
Klasifikimet e aftësisë për kryerjen e haxhit dhe umres janë katër:
Klasifikimi i parë: Personi të jetë i aftë (i mundshëm) fizikisht dhe financiarisht; mendimi konsensual (i të gjithë) dijetarëve muslimanë është se i këtilli e ka detyrim që ta kryejë vetë haxhin dhe umren.
Klasifikimi i dytë: Personi nuk është i aftë (i mundshëm) fizikisht dhe as financiarisht; mendimi konsensual (i të gjithë) dijetarëve muslimanë është se i këtilli nuk e ka detyrim që ta kryejë haxhin dhe umren (pra për të bie / shfuqizohet ky obligim).
Klasifikimi i tretë: Personi është i aftë (i mundshëm) fizikisht, por jo financiarisht; të gjithë juristët muslimanë pa asnjë diskutim (pa mosmarrëveshje) janë të mendimit se i këtilli nuk është i obliguar ta kryejë haxhin dhe umren, përveç nëse kryerja e tyre nuk varet nga paratë, si p.sh. nëse ky person është nga banorët e Mekës dhe nuk e ka të vështirë të dalë në mashair (vendet e ritualeve përkatëse të haxhit / umres).
Klasifikimi i katërt: Personi është i aftë (i mundshëm) financiarisht, por jo fizikisht, për shkak të një paaftësie që nuk mund të eliminohet; i këtilli (sipas mendimit të medh’hebit shafi’i, hanbeli etj.) e ka për detyrë (obligim) ta kryejë haxhin dhe umren duke dërguar dikë (bedel / zëvendës) në vend të tij.

Lexoni më tepër

HAXHI-LLOJET DHE KUSHTET E AFTËSISË Read More »

HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

Numri i fetvasë: 431 HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

Kategoria: KUSHTI I MUNDËSISË-HAXHI E UMRA

HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

yetje: HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

Aftësia / Mundësia ka ardhur si kusht që ka të bëjë vetëm me obligimin e haxhit, por cili është përkufizimi dhe cila është dispozita e aftësisë (mundësisë) në këtë kontekst?

 Përgjigjja: HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në kuadrin e kushtit të aftësisë (mundësisë) si kusht që ka të bëjë veçmas me obligimin e haxhit, juristët muslimanë kanë trajtuar shqyrtimin e përkufizimit dhe dispozitës së këtij kushti si vijon:

Lexoni më tepër

HAXHI-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA E AFTËSISË Read More »

HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

Numri i fetvasë: 430 HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

Kategoria: KUSHTET E OBLIGIMIT-HAXHI E UMRA

 HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

yetje: HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

Cilat janë kushtet që haxhi të jetë detyrim (obligim) dhe shlyes (i mjaftueshëm)?

 Përgjigjja: HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me kushtet që haxhi të jetë detyrim (obligim) dhe shlyes (i mjaftueshëm) janë shprehur si vijon:

Shqyrtimi i parë: Liria
Parashtresa e parë: Liria është kusht obligues
Liria është kusht për obligimin e haxhit (pra që haxhi të jetë detyrim), së këtejmi ky i fundit (haxhi) nuk është detyrim për robin. Me këtë mendim janë në pajtim të katër medh’hebet (shkollat / fakultetet juridike): medh’hebi (fakulteti juridik) hanefi, maliki, shafi’i dhe hanbeli, dhe mbi këtë mendim është raportuar se ka konsensus (mendim të njëjtë ndër juristët muslimanë).

Lexoni më tepër

HAXHI-KUSHTI I LIRISË-PUBERTETIT Read More »

HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES

Numri i fetvasë: 429 HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES

Kategoria: KUSHTET E OBLIGIMIT-HAXHI E UMRA

 HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES

yetje: HAXHI-KUSHTET OBLIGUESE-SAKTËSUESE-SHLYESE

Cilat janë kushtet që haxhi të jetë detyrim, i vlefshëm (i saktë) dhe shlyes (i mjaftueshëm)?

 Përgjigjja: HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me kushtet që haxhi të jetë detyrim, i vlefshëm (i saktë) dhe shlyes (i mjaftueshëm) janë shprehur si vijon:

Shqyrtimi i parë: Islami
Parashtresa e parë: Dispozita e haxhit të bërë nga jobesimtari (jomuslimani)
Haxhi i jobesimtarit (jomuslimanit) nuk është i vlefshëm (i saktë) dhe nuk i bëhet detyrim atij (pasi detyrimi i haxhit nuk ka lidhje / nuk ka të bëjë me jobesimtarin). Edhe nëse ndodh (supozohet) që jobesimtari ta kryejë haxhin, ky i fundit nuk i llogaritet atij (nuk i mjafton / nuk e shlyen po qe se bëhet musliman). Ky mendim bazohet në argumentet e padiskutueshme kuranore e profetike, si dhe në mendimin konsensual të (gjithë) juristëve muslimanë, të cilin e kanë transmetuar Ibn Hazmi, Ibn Kudamah dhe El-Shirbiniu, se detyrimi i haxhit ka të bëjë / ka lidhje vetëm me muslimanin/en.

Lexoni më tepër

HAXHI-KUSHTI I ISLAMIT DHE MENDJES Read More »

DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

Numri i fetvasë: 428 DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

Kategoria: HAXHI E UMRA-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

yetje: DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

Cilat janë disa prej dispozitave kryesore të haxhit dhe umres, si p.sh: dispozita e haxhit dhe e mohuesit të tij, dispozita e kryerjes së menjëhershme të haxhit (kur i plotësojmë kushtet) apo vonimit të tij dhe dispozita e umres e përsëritja e saj brenda vitit?

 Përgjigjja: DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me dispozitën e haxhit dhe mohuesit të haxhit, kryerjes së menjëhershme të haxhit dhe vonesës së tij dhe dispozitën e umres e përsëritjen e saj brenda vitit janë shprehur si vijon:

Lexoni më tepër

DISPOZITA BAZË TË HAXHIT-UMRES Read More »

URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

Numri i fetvasë: 427 URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

Kategoria: HYRJA-PARATHËNIA E HAXHIT

 URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

yetje: URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

Cilat janë disa prej urtësive kryesore të ligjësimit (dhënies fuqi ligjore islame) të haxhit?

 Përgjigjja: URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me disa prej urtësive kryesore të ligjësimit (dhënies fuqi ligjore sipas ligjit islam) të haxhit janë shprehur si vijon:

1- Arritja e monoteizmit të Allahut të Lartësuar (pra përmbushja e besimit se Allahu është Një, i Vetëm dhe i Pashoq).

Lexoni më tepër

URTËSI TË LIGJËSIMIT TË HAXHIT Read More »

PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES

Numri i fetvasë: 426 PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES

Kategoria: HAXHI E UMRA-PËRKUFIZIMI-DISPOZITA

PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES

yetje: KUPTIMI DHE DISPOZITA E EZANIT

Cili është përkufizimi dhe cilat janë vlerat kryesore të haxhit dhe të umres sipas mendimit të juristëve muslimanë?

 Përgjigjja: PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë në lidhje me përkufizimin dhe vlerat kryesore të haxhit dhe të umres janë shprehur si vijon:

Shqyrtimi i parë: Përkufizimi i Haxhit
Haxhi, gjuhësisht: përbën synimin.
Haxhi, terminologjikisht: nënkupton pasjen synim të vendeve të shenjta, për kryerjen e ritualeve në vend dhe kohë të caktuar, si adhurim ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Lexoni më tepër

PËRKUFIZIMI-VLERAT E HAXHIT-UMRES Read More »

HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

Numri i fetvasë: 410 HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

Kategoria: HYRJA-PARATHËNIA E HAXHIT

 HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

 Pyetje: HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

 

A ekziston emërtimi haxhi i madh dhe haxh i vogël dhe nëse po cili është kuptimi për çdonjërin prej tyre? Çfarë nënkuptohet me ditën e haxhit të madh?

 Përgjigjja: HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

 

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht duhet ditur se nuk ka haxh më të madh se haxhi, kurse në lidhje me konceptet “haxh i vogël” dhe “haxh i madh” thuhet sa vijon:

Së pari: Çfarë synohet me “haxhi i vogël”

Lexoni më tepër

HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI Read More »

↓
Scroll to Top