ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Numri i fetvasë: 289 ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT
ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Pyetje: ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Cilat janë disa nga argumentet kryesore të ndalimit të boksit profesionist?
Përgjigjja: ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Boksimi profesionist nuk ka dyshim se është çështje të cilën nuk e miraton as feja dhe as logjika, bazuar në argumentet vijuese1:
Argumenti i parë: Përbën rënien në vërejtjen hyjnore të qëllimit të fytyrës
Dijetarët theksojnë se lejohet që njeriu të goditet në qafë, duke lozur apo bërë shaka, nëse goditet lehtë aq sa të mos dëmtohet, kurse goditja në fytyrë (qoftë edhe lehtë) është e ndaluar, bazuar në thëniet profetike: “Nëse dikush nga ju ndeshet (godet), le ta shmangë fytyrën (e atij që godet)!”2 dhe: “Godisni [gjuani kur të zbatoni masat penale] dhe ruajeni [mos e godisni] fytyrën!”3, që (transmetimi i fundit) mbështetet nga transmetimi profetik ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka parë një burrë që ka qëlluar me pëllëmbë robin e tij djalosh, me ç’rast Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i ka thënë këtij burri: “A nuk e di se surrati [fytyra / koka] është e respektueshme?!”4
ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT Read More »