Numri i fetvasë: 421 AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE
Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR
684 shfletues/klikues AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE
Pyetje: AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE
A është i lejuar agjërimi i Ashurasë (ditës 10 Muharrem) nëse agjërimi i saj bëhet në ditën e premte?
Përgjigjja: AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se Ashuraja është dita e dhjetë e muajit Muharrem të kalendarit hixhri / hënor1. Dijetarët muslimanë mendojnë njëzëri se agjërimi i Ashurasë është i pëlqyeshëm2.Lexoni më tepër
Lejohet pa problem agjërimi veçmas i Ashurasë (ditës 10 Muharrem), edhe nëse ajo bie të premten, të shtunën ose të dielën, bazuar në sa vijon:Lexoni më tepër
Argumenti i parë: Papëlqyeshmëria e agjërimit vullnetar në ditën e premte të veçuar largohet nëse korrespondon me agjërim të pëlqyeshëmLexoni më tepër
Bazuar në transmetimet referente profetike, papëlqyeshmëria e agjërimit vullnetar në ditën e premte të veçuar largohet (eliminohet):
a. nëse agjërimi i të premtes korrespondon me një ditë që është e pëlqyeshme të agjërohet (si agjërimi i ditës së Ashurasë ose Arafatit), pasi në këtë rast qëllimi nuk është agjërimi i xhumasë në vetvete (siç do të ceket në argumentin vijues);
b. nëse agjërohet një agjërim i obliguar;
c. lidhet me agjërimin e një dite tjetër para ose pas saj;
d. nëse agjërimi i të premtes korrespondon me një agjërim që personi e ka për zakon ta kryej (si personi që agjëron një ditë po dhe një ditë jo).Lexoni më tepër
Argumenti i dytë: Papëlqyeshmëria e agjërimit vullnetar në ditën e premte të veçuar largohet përderisa me këtë nuk synohet agjërimi i të premtes në vetvete
Disa prej juristëve muslimanë janë të mendimit se agjërim i veçuar i të premtes [pa qenë nevoja të lidhet me një ditë agjërimi para ose pas të premtes], nëse në të agjërohet ndonjëra nga ditët e Sheualit dhe për më tepër dita e Ashurasë apo Arafatit, lejohet pa qenë mekruh (i papëlqyeshëm), përderisa me këtë synohet agjërimi i këtyre ditëve dhe jo agjërimi i të premtes në vetvete. Këtu hyn edhe agjërimi i ditëve të lartpërmendura që bëhet ditën e premte të veçuar, nisur nga nevoja e personit, si p.sh. rasti kur ai në këtë ditë është i lirë, ndërsa në të tjerat është i ngarkuar me punë dhe ngjashëm (me këtë rast).Lexoni më tepër
Argumenti i tretë: Mendimi juridik se e premtja lejohet të veçohet me agjërim vullnetar, pasi ajo është një ditë jave dhe së këtejmi i përngjan çdo dite tjetër
Mendim në fjalë bazohet në mendimin e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi dhe maliki) se për më tepër e premtja lejohet të veçohet me agjërim vullnetar të lirë (pra lejohet të agjërohet në vetvete), pasi ajo është një ditë jave dhe së këtejmi i përngjan çdo dite tjetër8.Lexoni më tepër
Argumenti i katërt: Nuk ka ardhur asnjë ndalim për agjërimin veçmas të Ashurasë
Po kështu agjërimi i Ashurasë (ditës së dhjetë të muajit Muharrem) lejohet pa problem që të bëhet veçmas edhe nëse ajo bie ditën e premte, të shtunë ose të dielë, pasi nuk ka ardhur asnjë transmetim që ta ndalojë një gjë të tillë9.
Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE
AGJËRIMI I ASHURASË NË DITËN E PREMTE
Poshtëshënim:
- Shih: Sherhu En-Neueui Ale Muslim, v. 8, f. 12.
- Shih: Sherhu En-Neueui Ale Muslim, v. 8, f. 4 dhe islamweb.
- Shih: Muslimi 1930.
- Shih: El-Bukhari 1849 dhe Muslimi 1929.
- Muslimi 1930.
- Shih: islamonline.
- Shih: salmajed.
- Shih: alminbar; në kuadarin e mendimit juridik të argumentit të tretë, vlen për t’u theksuar se imam En-Neueui thotë që, si duket mbështetësve të këtij mendimi nuk u ka arritur transmetimi ndalues profetik referent (shih: islamweb)
- Shih: alukah dhe islamweb