JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ADHURIMI NË 10-TËSHEN E FUNDRAMAZANIT

Numri i fetvasë: 200 ADHURIMI NË 10-TËSHEN E FUNDRAMAZANIT

Kategoria: MIRËSIA E RAMAZANIT DHE NATËS SË KADRIT

5 552 shfletues/klikues ADHURIMI NË 10-TËSHEN E FUNDRAMAZANIT


 Pyetje: ADHURIMI NË 10-TËSHEN E FUNDRAMAZANIT


Çfarë adhurimesh është e këshillueshme të bëjë muslimani/a gjatë 10-të ditënetëve të fundit të Ramazanit?


 Përgjigjja: ADHURIMI NË 10-TËSHEN E FUNDRAMAZANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht…1 e është Ai që i përzgjodhi dhjetë ditënetët e fundit të Ramazanit mes ditënetëve të tjera të këtij muaji dhe i veçoi ato me mirësi shtesë e shpërblim edhe më të madh.

Në këtë kontekst vjen se “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) përpiqej [shtonte adhurimet dhe veprat e mira] në dhjetëshen e fundit (të Ramazanit), siç nuk përpiqej jashtë tyre [në ditët që s’i takonin kësaj dhejtëshje].”2

Dijetarët muslimanë këshillojnë që mbarë netët dhe ditët e Ramazanit të mbushen me vepra të mira, sidomos dhjetënetëshi i fundit i Ramazanit bashkë me ditët e tyre dhe në veçanti Nata e Kadrit dhe dita e saj (dita që vjen menjëherë pas Natës së Kadrit).Lexoni më tepër

Veçanërisht për dhjetë netët e fundit të Ramazanit (në të cilat gjendet Nata e Kadrit), transmetimet autentike (të vërteta) tregojnë, se “Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) shtrëngonte brezoren e rrobës së tij (largohej nga jeta seksuale bashkëshortore), e gjallonte (e gdhinte në adhurime) tërë natën dhe zgjonte familjarët e tij që t’i mbushnin me adhurim këto net.”3

Juristët muslimanë janë të mendimit se gjallërimi i dhjetë netëve të fundit të Ramazanit nuk kufizohet vetëm me adhurimin e namazit, por përmbledh gjithë llojet e adhurimeve veç tij, si: dhikrin (përmendjen e Allahut), leximin e Kuranit etj.; konkretisht, adhurimet që mund të bëjë muslimani/a gjatë ditënetëve të Ramazanit, sidomos atyre të fundit në të cilët gjendet Nata e Kadrit, janë:

1. Namazi i Natës; nuk ka dyshim se adhurimi më i mirë që mund të bëjë musliman/ja në dhjetënetëshin e fundit të Ramazanit dhe Natën e Kadrit, por edhe në mbarë netët e Ramazanit, është falja e natës;Lexoni më tepër

2. Të lexojë Kuran me përqendrim, përulësi dhe shkrifërim të zemrës, në namaz dhe jashtë tij, dhe po kështu të lexojë librat e diturisë islame si librat e tefsirit (komentimit të Kuranit), fikhut (jurisprudencës islame), jetëshkrimit dhe hadithit profetik etj.;Lexoni më tepër

3. Umra (vizita rituale jashtë haxhit) në Qabe dhe tavafi në të, si dhe IÂTIKEEF-i (itikafi / ngujimi për adhurim në xhami);

4. Dhikri (Përmendja e Allahut), si: duke bërë TESBIȞ, TEȞMID, TEHLIL, TEKBIR etj., me fjalë të tjera të shtojë sa më shumë fjalët: “SUBȞAAN ALL-LLAHI, EL-ȞAMDU LI-LAAHI, LA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UELL-LLAAHU EKBER/I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu, falënderimi i takon Allahut, nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut dhe Allahu është më i Madhi” dhe ngjashëm me këtë;

5. Lutja e shumtë drejtuar Allahut për falje dhe mirësi të përdybotshme, pasi duaja është nga adhurimet më të mira e për të Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Lutja (Duaja) është adhurimi vetë [baza e tij]”;6Lexoni më tepër

6. Sadakaja (Lëmosha), pra të japë sadaka në këto ditënet, pasi sadakaja në Ramazan është më mirë sesa jashtë tij, nxitur nga bujaria dhe bamirësia kulmore e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), sidomos gjatë muajit Ramazan9;

7. Meditimi rreth jetës së varrit, Xhenetit, Xhehenemit etj.; përkujtimi i dhuntive e mirësive të Allahut ndaj nesh dhe shtimi i falënderimit për to me zemër, fjalë dhe vepra; si dhe reflektimi ndaj mangësive e gjynaheve tona, duke u penduar sinqerisht dhe lutur Allahun të na i falë mangësitë dhe gabimet tona.

Allahu e di më mirë. ADHURIMI NË 10-TËSHEN E FUNDRAMAZANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ADHURIMI NË 10-TËSHEN E FUNDRAMAZANIT

ADHURIMI NË 10-TËSHEN E FUNDRAMAZANIT

  1. El-Kasas: 68.
  2. Muslimi 1175.
  3. El-Bukhari 2024, Muslimi 1174.
  4. El-Bukhari 35, 37, 1901, Muslimi 759, 760.
  5. Xhunub: Personi që ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm) zgjuar a në ëndërr.
  6. Et-Tirmidhi 2895, Albani ka thënë se hadithi është “sahih-i vërtetë”.
  7. Ahmedi 25384, Ibn Maxhe 3850 etj., Shuajb Arnauti thotë se hadithi është “sahih-i vërtetë”.
  8. Shih: islamweb.
  9. Shih: El-Bukhari 6 dhe Muslimi 2308.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top