JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN

Numri i fetvasë: 107 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN

Kategoria: KONSIDERATAT E PABAZA PËR DITËT-MUAJT-KOHËT

6 586 shfletues/klikues 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN


 Pyetje: 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN


Cili është kuptimi i Israsë dhe Miraxhit dhe kur ka ndodhur kjo ngjarje? Deshëm të dimë lidhur me dispozitën e agjërimit në atë që njihet si dita e Israsë dhe Miraxhit, si dhe faljes dhe festimit në natën e saj.


 Përgjigjja: 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Përmbledhja e thënieve të dijetarëve muslimanë ekzaminues lidhur me Natën e Israsë dhe Miraxhit është se ajo përbën një natë me vlerë të madhe por me datë të panjohur, që i përket kohëve që kanë vlerë të madhe tek Allahu, por që për to në normat islame nuk është përcaktuar ndonjë adhurim, as namaz, as agjërim dhe as ndonjë gjë tjetër, prandaj Allahu ia fshehu robërve të tij njohjen e datës së kësaj nate1; kurse në lidhje me disa njohuri kryesore mbi këtë natë thuhet:

Së pari: Kuptimi i Israsë dhe MiraxhitLexoni më tepër

Israja: udhëtimi i Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) në këtë natë nga Mesxhidi Harami (Xhamia e Shenjtë e Mekës) për në Mesxhidi (Xhaminë) Aksa në Palestinë;

Miraxhi: ngjitja e Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) nga Mesxhidi Aksa, për në Sidretu El-Munteha (një pemë e stërmadhe e gjendur mbi Qiellin e Shtatë, që përbën skajin ku mund të arrijnë krijesat) dhe prej aty ngjitja në vendin më të afërt me Krijuesin e Plotfuqishëm, ku ligjërohet nga Allahu i Madhëruar falja e pesë namazeve të detyrueshme ditore.

Së dyti: Kur ka ndodhur Israja dhe Miraxhi

Në mesin e shumë prej muslimanëve është përhapur mendimi se nata e Israsë dhe Miraxhit ka qenë në datën 27 të muajit Rexheb, porse ky pretendim jo vetëm që nuk bazohet në argumente, por është përgënjeshtruar nga shumë prej dijetarëve, madje në transmetimin ku përmendet se kjo ngjarje ka qenë në Rexheb, ka disa transmetues që dihet se janë trillues.Lexoni më tepër

Së treti: Namazi në natën e Israsë dhe Miraxhit

Çdo trajtë e veçantë namazi që falet në natën e 27-të të Rexhebit apo veçimi i saj me shtim të adhurimit, si namaz nate etj.; është pa bazë (bidat), sepse nuk bazohet në asnjë argumet autentik sheriatik (ligjor islam).Lexoni më tepër

Së katërti: Agjërimi në ditën e Israsë dhe Miraxhit:

Veçimi i kësaj dite me agjërim, nën bindjen se e tillë gjë është sunet (traditë profetike), është i pabazë (bidat), sepse e tillë gjë nuk bazohet në asnjë argumet autentik sheriatik (ligjor islam). Gjthsesi, nëse kjo ditë bie në një ditë në të cilën lejohet agjërimi (si dita e hënë apo e enjte, ditët e netëve të bardha etj.) dhe agjërohet me këtë konsideratë (por jo se është dita e Israsë dhe Miraxhit), në këtë rast nuk ka problem që të agjërohet.Lexoni më tepër

Së pesti: Festimi dhe gëzimi me rastin e Israsë dhe Miraxhit

Përkujtimi i përvitshëm i Israsë dhe Miraxhit, në formë festive ose jo, në muajin Rexheb dhe sidomos datën 27-të të tij, konsiderohet problematik për shumë arsye, ku ndoshta dy më kryesoret janë:

Arsyeja e parë: Kjo konsiderohet injorancë historike

Vetëm fakti se historianët kompetent muslimanë, e kanë përgenjeshtruar ndodhinë e Israsë dhe Miraxhit në Rexheb, mjafton që të kuptohet naiviteti i festimit të kësaj ngjarje në të, pasi dihet parimi se “çdo gjë që ndërtohet mbi të pavërtetën, është e pavërtetë”.

Arsyeja e dytë: Kjo konsiderohet risi (sajesë) fetare

As Profeti (Paqja qoftë mbi të!), as sahabët e tij dhe as gjeneratat e para të zgjedhura muslimane, nuk e kanë festuar këtë datë historike dhe po të kishte pasur mirësi në diçka të tillë, me siguri që ata do na kishin paraprirë. Po kështu, bërja e këtyre veprimeve të pabaza, sidomos në popullatën tonë ku dominon besimi imitues, i bën njerëzit e thjeshtë t’i mendojnë gabimisht këto çështje, se janë prej fesë islame.

Allahu e di më mirë. 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ 5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN

5 NJOHURI KYÇE MBI ISRANË DHE MIRAXHIN

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamway
  2. Shih: Ibn Dihje El-Kelbiu, Edau Ma Uexhebe Min Bejani Ued’i El-Ueda’i’ne Fi Rexheb, f. 9, 53-54. Dijetari i shquar Ebu Shame, i ka transmetuar këto kumtime të Ibn Dihjes në mënyrë miratuese, duke mos i mohuar, sikurse në: El-Bai’th Ale Inkeri El-Bidi’i uel Hauadith, f. 116-117.
  3. Tebjinu El-Axheb f. 23.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top