JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 281 ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA

Kategoria: ZEKATI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA

4 231 shfletues/klikues ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA


 Pyetje: ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA


Cili është përkufizimi i zekatit të pasurisë dhe kuptimi i tij dhe cila është dispozita apo gjykimi në fenë islam për të?


 Përgjigjja: ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Përkufizimi i zekatit1

Kuptimi gjuhësore i fjalës “zekat” është: pastrim, shtim (zhvillim) dhe bereqet (mbarësi a begati), si dhe: mirësi, ajkë e diçkaje dhe çfarë nxirret nga pronari i saj për ta pastruar këtë të fundit me të; ndërsa kuptimi terminologjik i zekatit të pasurisë është: “pjesë e caktuar e një kapitali të caktuar2, që i jepet një kategorie të caktuar, sipas përshkrimeve të caktuara3”.

Së dyti: Dispozita të zekatit të pasurisë4

a. Dhënia e zekatit të pasurisë është shtyllë e padiskutueshme islame

Zekati është një prej pesë shtyllave të Islamit (bazuar në Kuran, Traditën Profetike dhe Konsensusin e juristëve muslimanë), që i obligohet muslimanit të lirë që ka në pronësinë e tij nisabin e pasurisë5 (vlerën pasurore obliguese të zekatit). Lënësi i zekatit të pasurisë dhe agjërimit të Ramazanit, i cili e mohon faktin se ato janë nga detyrimet e domosdoshme të Islamit, konsiderohet se ka rënë në felëshim (e ka tradhtuar fenë islame). Ndërsa për personin që nuk e përmbush zekatin e detyruar të pasurisë apo agjërimin e detyruar të Ramazanit, duke mos e mohuar faktin se ato janë dy detyrime të domosdoshme të Islamit, shumica dërrmuese e juristëve muslimanë kanë theksuar se ky person ka bërë gjynah (mëkat) të madh, porse (mbështetur në argumentet juridike islame) ai nuk konsiderohet felëshues.Lexoni më tepër

b. Ndëshkimi i përdybotshëm për mosdhënien e zekatit të pasurisë

Mosdhënia e zekatit është tregues i padiskutueshëm i kopracisë, babëzisë e dorështrëngesës dhe përbën një nga mëkatet më të mëdha dhe fajet më të shëmtuara, që vjen me ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe botën tjetër.

Lidhur me ndëshkimin në botën tjetër të mosdhënësit të zekatit të pasurisë, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kujt i jep Allahu pasuri (kapital) dhe nuk e përmbush (jep) zekatin për të, Ditën e Kijametit (në tubimin e Ditës së Gjykimit9), i paraqitet (bëhet) pasuria e tij një gjarpër mashkull, pa kreshtë [pa qime mbi kokë, pra që është i moçëm dhe shumë helmues], me dy pika të zeza mbi sy [pra prej llojeve më të rrezikshme të gjarpërinjve]; i mbështillet atij [në fyt] Ditën e Kijametit (Gjykimit), pastaj [ky gjarpër] e merr [këtë person apo duart e tij] me nofullat e veta dhe pastaj (gjarpri) thotë: ‘Unë jam kapitali yt, unë jam thesari yt [unë jam shpërblimi / kompensimi për pasurinë tënde për të cilën nuk nxorre zekat].’ Pastaj [Profeti (Paqja qoftë mbi të!):] lexoi: ‘Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu10, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet (mbështillet) atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.’1112Lexoni më tepër

c. Vonimi i dhënies së zekatit të pasurisë15

Si rregull zekati i pasurisë duhet nxjerr menjëherë sapo t’i hyjë koha e nxjerrjes së tij, prandaj kush e ka pasur për detyrë nxjerrjen e zekatit për një ose disa vite dhe nuk e ka nxjerr atë, e ka ditur ose jo se zekati është nga detyrimet e domosdoshme të fesë islame16, i këtilli duhet të pendohet për këtë mëkat (të vonimit të nxjerrjes së zekatit të pasurisë) dhe është i obliguar që sapo të mundet ta nxjerr zekatin e obliguar të gjithë viteve të shkuara. Ndërkaq, personit që s’ka dijeni të sigurt për vlerën e (zekatit të) pasurisë së viteve të shkuara, i mjafton të përpiqet sipas mundësisë që të bëj një shqyrtim17 të vlerësimit të pasurisë së çdo viti të shkuar dhe pastaj ta nxjerr zekatin bazuar në mendimin më të fuqishëm, pasi “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka18.

Allahu e di më mirë. ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA

ZEKATI I PASURISË-KUPTIMI-DISPOZITA

  1. Shih: islamweb.
  2. Shih: Kapitalet zekatore.
  3. Më konkretisht zekati përbën lëmoshën e detyruar prej 2.5% të pasurisë, që nxirret nga një kapital i caktuar që ka arritur “nisabin / vlerën e ditur pasurore obliguese të zekatit”.
  4. Shih: islamweb, islamqaalukah dhe islamweb.
  5. Nisabi i pasurisë: Vlera e përllogaritur pasurore obliguese e zekatit të pasurisë, nën të cilën ky zekat nuk bëhet i detyrueshëm.
  6. El-Bekare 43.
  7. Et-Teube 34-35.
  8. El-Bukhari 8 dhe Muslimi 16.
  9. Shih: islamweb.
  10. Mendimi i shumicës së komentuesve të Kuranit është se këtu bëhet fjalë për mosdhënësit e Zekatit (shih: islamweb).
  11. Al Imran: 180.
  12. El-Bukhari 1403.
  13. Ibn Maxhe 4155; Albani ka thënë se ky hadith është hasen / i besueshëm.
  14. Et-Tabarani, El-Muaxhem El-Eusat, Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  15. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamqa dhe islamqa.
  16. Pretendimi i mosdijes se zekati është detyrim fetar islam, nuk i pranohet kujt ka jetuar në një shtet ose komunitet musliman; porse ky pretendim i pranohet si arsye për mosnxjerrjen e zekatit gjatë kohës së mosdijes, vetëm muslimanit/es që është rritur në vende ku qarkullojnë fare pak njohuri mbi Islamin ose personit i cili ka pak kohë që ka pranuar Islamin (shih: alukah).
  17. Shih: islamweb.
  18. El-Bekare: 286.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top