JETA E VËRTETË

THEMELIMI I NJOHURIVE RRETH ISLAMIT

Numri i fetvasë: 40 THEMELIMI I NJOHURIVE RRETH ISLAMIT

Kategoria: THIRRJA ISLAME-METODAT E MJETET

3 415 shfletues/klikues THEMELIMI I NJOHURIVE RRETH ISLAMIT


 Pyetje: THEMELIMI I NJOHURIVE RRETH ISLAMIT


Jam musliman por nuk di shumë për fenë islame; si t’i marr njohuritë për të?


 Përgjigjja: THEMELIMI I NJOHURIVE RRETH ISLAMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fjala e parë që zbriti Allahu i Madhëruar në Kuran, jo pa qëllim ishte: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)!”1

Do t’ju sugjeroja që si fillim të kontaktonit me një prej imamllarëve të denjë të zonës suaj dhe të huazonit prej bibliotekës së xhamisë apo gjetkë libra themeltarë që trajtojnë besimin islam, të cilët janë të shumtë.Lexoni më tepër

Por krahas kësaj shumë e rëndësishme është:

Së pari: Bashkëngjitja sa më shpejt një shoqërie muslimanësh të denjë, shfrytëzimi i bibliotekave islame personale të tyre dhe shkëmbimi i njohurive islame me ta.

Së dyti: Leximi i Kuranit, Haditheve2 dhe Jetëshkrimit Profetik, që janë pa dyshim burim i pasosur energjishë për muslimanin (duke u munduar që më së paku për çdo ditë të lexohen 4-5 faqe nga kjo literaturë).Lexoni më tepër

Së treti: Një tjetër burim është interneti, ku nënkuptohen vizitat e faqeve të rekomanduara autentike (të besueshme) islame në shqip.Lexoni më tepër

Së katërti: Gjithashtu, është e udhës të vizitohen shoqata aktive të besueshme islame dhe të bëhet anëtarësimi në to, pasi ato kanë sektorin e thirrjes islame dhe biblioteka me literaturë islame, të cilat shërbejnë shumë në drejtimin e themelimit dhe forcimit të njohurive islame.

Së pesti: Lutju Zotit që t’ju jap sukses të bëheni një musliman (rob) i denjë i Zotit, pasi padyshim lutja është një element tepër i fuqishëm në këtë kontekst. Personalisht do t’ju sugjeroja t’i luteshit Zotit me:

· Lutjen madhështore profetike: “O [Allah, Ti që je] Kthyesi i zemrave, bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!”3;

· Lutjen e bukur që bënin të parët tanë të devotshëm: “O Allah! Më bëj ta shoh të vërtetën të vërtetë dhe bëmë ndjekës të saj dhe më bëj ta shoh të kotën të kotë dhe distancomë prej saj!”4

Kryesorja është që ju keni  zgjedhur destinacionin e duhur për t’u bërë një musliman (rob) i denjë që i është nënshtruar Zotit të tij dhe lavdi Zotit mundësitë që ofron Islami për të arritur në këtë destinacion janë vërtet të shumta.

Allahu e di më mirë. THEMELIMI I NJOHURIVE RRETH ISLAMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ THEMELIMI I NJOHURIVE RRETH ISLAMIT

THEMELIMI I NJOHURIVE RRETH ISLAMIT

  1. El-Alak: 1.
  2. Hadithet: Transmetimet profetike që kronistët e besueshëm muslimanë i përcaktojnë tek profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  3. Et-Tirmidhi 2140 dhe Ibn Maxhe 3834; Albani ka thënë se ky transmetim është sahih / i saktë.
  4. Shih: Tefsir Ibn Kethir v. 1, f. 444; kjo lutje thuhet të jetë bërë nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) por e vërteta qëndron se nuk ka ndonjë zinxhir transmetimi që ta mbështes këtë fakt (shih: ahlalhdeeth).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top