JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

SHLYERJA E THYERJES SË BETIMIT NË ZOT

Numri i fetvasë: 196 SHLYERJA E THYERJES SË BETIMIT NË ZOT

Kategoria: BETIMI-PËRKUFIZIMI E DISPOZITA

6 941 shfletues/klikues SHLYERJA E THYERJES SË BETIMIT NË ZOT


 Pyetje: SHLYERJA E THYERJES SË BETIMIT NË ZOT


Nëse muslimani/a e thyen betimin në Zot, a duhet të agjërojë direkt (shpejtë) apo mjafton që të agjërohet më vonë, kurdo që personi të ketë mundësi?


 Përgjigjja: SHLYERJA E THYERJES SË BETIMIT NË ZOT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muslimani/a betohet (bën be) vetëm në Allahun e Madhëruar, pasi betimi në diç a dikë tjetër veç Tij, përbën mëkatin e madh të shirkut (idhujtarisë / politeizmit) të vogël1, që nuk e nxjerr personin nga Islami por gjithsesi përbën një justifikim a mjet për rënien në shirkun (politeizmin) e madh2  (bërjen shok Allahut). Kurse në rastin kur me këtë betim synohet madhërimi i krijesës siç madhërohet Allahu, kemi të bëjmë me rënie në shirkun (politeizmin) e madh, Allahu na ruajtë!3

Së pari: Na duhet të theksojmë dhe tërheqim vërejtje lidhur me pavërtetësinë e mendësisë që qarkullon ndër shumë muslimanë, se thyerja e betimit në Zot shlyhet thjesht duke agjëruar tre ditë. Faktikisht, e vërteta që thonë dijetarët muslimanë lidhur me shlyerjen e thyerjes së betimit në Allahun e Madhëruar është se një gjë e tillë bëhet si vijon:

Forma e parë: për shlyerjen e betimit të thyer mjafton të bëhet njëra nga dy çështjet në vijim:

a. ose nxirret (jepet) kefarati (shlyerja) përkatëse për këtë rast, që është dhënia ushqim dhjetë të varfërve muslimanë4, ku ky ushqim është nga ushqimi bazë i vendit (p.sh. oriz, minimumi 750 gr dhe më e mira 1.5 kg për person, apo ngjashëm nga ushqimet e vendit dhe nëse kjo shoqërohet me mish apo ngjashëm, është edhe më mirë);

b. ose vishen dhjetë të varfër muslimanë.

Forma e dytë: në pamundësi për të ushqyer ose veshur dhjetë të varfër muslimanë, duhet që të agjërohet tre ditë.Lexoni më tepër

Së dyti, sa i përket afatit të shlyerjes së thyerjes së betimit në Zot, dijetarët përmendin se kjo shlyerje i takon dy rasteve:

Rasti i parë: Nëse betimi i thyer ka të bëjë me rënien në një mëkat (si p.sh. nëse personi betohet se nuk do të bëj një mëkat të caktuar dhe pastaj e bën atë), në këtë rast shlyerja e betimit duhet të bëhet sa më shpejt;

Rasti i dytë: Nëse betimi i thyer nuk ka të bëjë me rënien në një mëkat, në këtë rast pëlqehet që shlyerja e betimit të bëhet sa më shpejt, por edhe nëse ajo vonohet nuk ka problem, përveçse kur personi heton se në rast të vonesës së kësaj shlyerje, ai nuk do të jetë më në gjendje që ta shlyej atë.6

Allahu e di më mirë. SHLYERJA E THYERJES SË BETIMIT NË ZOT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHLYERJA E THYERJES SË BETIMIT NË ZOT

SHLYERJA E THYERJES SË BETIMIT NË ZOT

  1. Shirku (Idhujtaria / Politeizmi) i vogël: Gjithësa përbën justifikim a mjet për rënien në idhujtarinë e madhe (bërjen shok Allahut) dhe mund të jetë prej veprave (si kryerja e akteve të adhurimit për t’u dukur a rënë sadopak në sy) apo prej fjalëve (si betimi në diç a dikë tjetër veç Allahut).
  2. Shirku (Idhujtaria / Politeizmi) i madh: Bërja Allahut të Madhëruar shok, ekuivalent, ortak apo partner, një send, kafshë, engjëll, xhind, njeri apo çdo gjë tjetër, në atributet, hyjnizimin dhe zotësinë e Tij; duke treguar dashuri, frikë dhe përulje për ta sikurse për Allahun; si dhe drejtimi i adhurimit tjetërkujt veç Allahut të Madhëruar dhe lutja e tjetërkujt veç Tij për përfitim dobie apo shmangie dëmi në gjërat që janë përtej mundësive të krijesave.
  3. Shih: islamweb.
  4. Shih: islamweb.
  5. El-Maide: 89.
  6. Shih: islamqa, islamweb, islamweb, islamweb, islamweb, islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top