JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS

Numri i fetvasë: 242 LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS

Kategoria: VLERA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

13 696 shfletues/klikues LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS


 Pyetje: LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS


Kam dëgjuar në një ligjëratë të hoxhallarëve tanë për lutjen që zgjidh çdo gjë, të bërë nga Profeti Junus (Paqja qoftë mbi të!), për të cilën Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë se nuk ka musliman që ta lus me të Zotin e tij për diçka, përveçse Ai do t’i përgjigjet. Cila është kjo lutje dhe cili është shpjegimi i saj?


Përgjigjja: LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dijetarët muslimanë theksojnë se pranimi i lutjes varet nga përmbushja e kushteve të pranimit të saj dhe mospasja pengesa për këtë.Lexoni më tepër

Lutja në fjalë është lutja në vijim e Profetit Junus (Paqja qoftë mbi të!):

“LAA ILAAHE IL-LEE ENTE SUBȞAANEKE1 IN-NII KUNTU MINEĎȞ-ĎȞAALIMIIN2 / S’ka zot (të adhuruar) tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!3

“Kjo lutje kuranore tregon lutjen që profeti Junus Ibn Mette (Paqja qoftë mbi të!) bëri i gjendur brenda tre errësirave: asaj të barkut të një peshku të madh [balenës] që e kishte përpirë, asaj të detit dhe asaj të natës.Lexoni më tepër

Allahu i Madhëruar e inspiroi Junusin (Paqja qoftë mbi të!) që, i gjendur brenda tre errësirave, të lutet me lutjen shpëtuese “S’ka zot (të adhuruar) tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”, përmes së cilës Junusi (Paqja qoftë mbi të!) e lëvdoi dhe luti me pendim e përgjërim Allahun e Madhëruar; ku gjuha e gjendjes së profetit Junus (Paqja qoftë mbi të!) sikur thotë: O Zot, Ti je i Vetmi që e meriton adhurimin, je i dëlirë nga çdo mangësi dhe e metë; çfarë ndodhi nuk është kurrsesi padrejtësi prej Teje, pasi Ty të takojnë emrat dhe cilësitë e përsosura të dëlira nga çdo e keqe, por në fakt jam unë ai që i bëra padrejtësi vetes sime; një faj-pranim ky që përfshin njëkohësisht të kërkuarin falje prej Allahut të Lartmadhëruar, që Ai t’ia falë këtë shkarje Junusit dhe ta shpëtojë nga brenga dhe vështirësia ku gjendet…5

Pikërisht në lidhje me këtë lutje të Junusit (Paqja qoftë mbi të!), Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) na e përmendi fillimin e kësaj lutje, pastaj erdhi një nomad dhe Profeti (Paqja qoftë mbi të!) u preokupua me të. Kur i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) u ngrit, unë e ndoqa pas dhe kur pata frikë se do futej në shtëpinë e tij para se ta arrija, godita me dy këmbët e mia tokën dhe i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) u kthye nga unë e më pyeti se si ishte puna. Unë i thashë: ‘Nuk kam gjë, veç faktit se na përmende fillmin e lutjes dhe pastaj erdhi ai nomadi dhe të preokupoi.‘Profeti (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Po, [kjo është] lutja e Dhu Nunit [Junusit] kur ishte në barkun e peshkut të madh [balenës]: ‘S’ka zot (të adhuruar) tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar’6; vërtetë [shtoi Profeti], nuk ka musliman që ta lus me të Zotin e tij për diçka, përveçse Ai do t’i përgjigjet.’7

Allahu e di më mirë. LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS

LUTJA E PRANUESHME E PROFETIT JUNUS
 

  1.  Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi.
  2. Shkronja “ĎȞ”, lexohet “dh” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes.
  3. Kuran, El Enbija: 87.
  4. Shih: Ebu Bekër El-Xhezairi, Ejseru et Tefesir v. 3, f. 437.
  5. Shih: kalemtayeb.
  6. El Enbija, ajeti: 87.
  7. Musnedu Ahmed 1462 (nga transmetimi i Uthmanit), Shuajb Arnauti thotë se hadithi është “hasen/i besueshëm”; Sunenu Et-Tirmidhi 3505 (nga transmetimi i Sead ibën Ebi Uekasit, Albani thotë se transmetimi ku vjen teksti i thënies së Profetit (Paqja qoftë mbi të!) është “sahih / i vërtetë”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top