JETA E VËRTETË

KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË

Numri i fetvasë: 347 KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË

Kategoria: MARTESA ME JOMUSLIMANËT

1 876 shfletues/klikues KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË


 Pyetje: KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË


Jam një shqiptar i krishterë që dua një vajzë të besimit musliman. Doja mendimin tuaj lidhur me çështjen nëse është e mundur një martesë mes meje dhe asaj, teksa unë besoj tek vetja dhe tek ai person në çdo gjë, gjithçka mes nesh e vlerësojmë pozitivisht dhe kemi një mirëkuptim të madh.Lexoni më tepër


 Përgjigjja: KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Pyetja e parashtruar ka të bëjë me çështjen juridike islame të njohur si “dispozita e martesës së muslimanes me jomuslimanin (i krishterë apo i një besimi tjetër qoftë ai)”, lidhur me të cilën thuhet sa vijon:

Së pari: Ndalohet konsensualisht martesa e muslimanes me jomuslimanin1

Të gjithë juristët muslimanë janë të një mendimi lidhur me rregullin juridik islam se “muslimanes nuk i lejohet të martohet me jomuslimanin, i çfarëdo feje qoftë ai (përfshirë të krishterin dhe hebreun)”, pra e tillë martesë konsiderohet konsensualisht si e pavlefshme2.Lexoni më tepër

Për më tepër, kush e lejon martesën muslimane-jomusliman, duke e ditur se burimet normative të fesë islame e kanë ndaluar në mënyrë kategori këtë gjë, i tilli konsiderohet se ka rënë në mosbesim.Lexoni më tepër

Së dyti: Ndalesa konsensuale e martesës vlen për gruan që bëhet muslimane para se jomuslimani të ketë hyrë tek ajo13

Muslimania që martohet me një jomusliman (prej ithtarëve të Librit14 qoftë ose jo) para se ky i fundit të ketë hyrë tek ajo (para se të ketë pasur kontakt seksual me të), duhet të ndahet (nga ana e kompetentëve që u shkon fjala) menjëherë prej tij, pasi martesa muslimane-jomusliman nuk lejohet, bazuar në mendimin konsensual të juristëve muslimanë.

Së treti: Edhe hebraizmi dhe krishterizmi e ndalojnë martesën e femrës së besimit të tyre me një person të një besimi (feje) tjetër

Dispozita e ndalimit të martesës për arsye të ndryshimit të fesë nuk është çështje e panjohur për fetë e tjera dhe nuk vlen të thuhet se ajo është e veçantë për Islamin, prandaj nuk ka vend që të cenohet Islami pse e ka ndaluar martesën e grave muslimane me jomuslimanët.Lexoni më tepër

Së katërti: Martesa muslimane-jomusliman është e destinuar të dështojë21

Një bashkëshort që nuk e njeh (pranon si të vërtetë) qoftë edhe në nivel sado të vogël: Islamin, Librin e tij (Kuranin) dhe të Dërguarin e tij (Paqja qoftë mbi të!), nuk ka kapacitetin e nevojshëm që nën hijen e tij të jetojë një grua muslimane, të cilës feja e saj i kërkon të përmbush rituale, adhurime, obligime dhe detyra të caktuara fetare islame, i ligjëron gjëra të caktuara dhe i ndalon disa të tjera; prandaj një martesë e tillë është e destinuar për të dështuar.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË

KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË

  1. Shih: islamweb, islamweb, alukah dhe fatawah.
  2. Martesa e pavlefshme / paligjshme (En-Nikahu El-Batil): Martesë e pavlefshme ose e paligjshme konsiderohet ajo që bie ndesh me rregullat konsensuale islame të vlefshmërisë martesore, si p.sh.: martesa e muslimanes me jomuslimanin, martesa me motrën apo motrën e gjirit, martesa gjatë kohës së iddetit të gruas (kohëpritjes para ri/lidhjes kurorë, zakonisht tre cikle menstruale) etj.; prandaj çifti i të këtillë martese duhet të ndahen menjëherë nga njëri-tjetri pa u bërë divorc dhe pa u pritur iddeti i gruas. Kjo martesë ndryshon me martesën e papërgjegjshme (En-Nikahu El-Fesid), pasi kjo e dyta nuk bie ndesh me kushtet konsensuale, por bie ndesh me kushtet e debatueshme ndër juristët muslimanë, si p.sh.: martesën pa praninë / miratimin e kujdestarit, mospraninë e dy dëshmitarëve etj. (shih: islamqa dhe islamweb)
  3. Shih: islamqa dhe islamweb.
  4. Shih: islamweb dhe islamqa.
  5. Iddeti: Iddeti / Kohëpritja e të divorcuarës ose vejushës para ri/lidhjes kurorë: Kjo kohë pritje është si vijon: (a) menjëherë pas divorcit, nëse pas kurorëzimit nuk ka ngjarë fare kontakt seksual dhe e divorcuara nuk ka pasur veçim (vetmi) me të martuarin; (b) tre cikle të plota menstruale pas divorcit, nëse e divorcuara nuk është shtatzënë dhe është prej atyre që u vijnë menstruacionet; (c) tre muaj pas divorcit, nëse e divorcuara është nga ato që nuk u vijnë menstruacionet; (d) pasi të lindë, nëse e divorcuara ka mbetur shtatzënë; (e) koha e pritjes së vejushës është katër muaj e dhjetë ditë (gjatë të cilave ajo qëndron në shtëpinë e saj dhe nuk del veçse kur e ka të domosdoshme).
  6. Shih: islamweb, islamqa dhe islamweb.
  7. Shih: islamweb, islamweb, islamqa dhe islamqa.
  8. Shih: islamweb.
  9. El-Bekare: 221.
  10. El-Mumtehine: 10.
  11. Shih: islamway dhe fatawah.
  12. Medh’heb: Akademi juridike islame.
  13. Hyrja tek gruaja: Ky term juridik nënkupton ndodhinë e raportit të parë seksual mes një burri dhe një gruaje, që merret në konsideratë me hyrjen e kokës së penisit në vaginën e gruas; ndërkaq mendimi më i fuqishëm (që mbështet nga medh’hebi hanefi, maliki dhe hanbeli) është se veçimi i vlefshëm (ku mundësohet zakonisht ndodhia e raportit seksual) mes burrit dhe gruas, gëzon dispozitën e hyrjes së tij tek ajo; teksa veçimi në një kohe të shkurtër, ku ndodh prekje a puthje, por ku nuk garantohet moshyrja e dikujt tjetër, nuk konsiderohet i velfshëm (shih: islamqa, islamweb, islamweb dhe islamweb).
  14. Ithtari i Librit: Ithtarë të librit konsiderohen hebrenjtë dhe të krishterët.
  15. Shih: Anzimat Al-Ahwal 1997, 81 / urd.ac.ir (Christian theologians believe that no relationship is acceptable between the believers in Jesus Christ and non-believers; that is, it is not possible to marry and form a family with someone who has a different religion and rejects the principles of the Church and its sacred beliefs).
  16. Shih: 9marks.org (I hope to demonstrate how clearly the Bible says it is sinful for a believer to marry a non-believer).
  17. Shih: islamqa.
  18. Shih: Ma’dali  2002, 91 / urd.ac.ir (Judaism does not allow Jews to marry non-Jews) dhe bbc.com (According to Jewish law, the religion is passed down through the mother, so if a Jewish man marries a non-Jewish woman, their children would not be considered Jews).
  19. Shih: momentmag.
  20. Shih: vox.com (US Jews marrying non-Jews is “like a second Holocaust”).
  21. Shih: El-Kardaui, Fikhu El-Usra Ue Kadaja El-Mer’ati, islamway dhe islamonline.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top