JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT

Numri i fetvasë: 398 KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

1 706 shfletues/klikues KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT


 Pyetje: KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT


Cili është kuptimi gjuhësor dhe ai terminologjik i kurbanit dhe cila është vlera e bërjes së tij?


 Përgjigjja: KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon:Lexoni më tepër

Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik islam i kurbanit1

Kuptimi gjuhësor i fjalës “kurban” që përdorim në shqip është: afrim dhe me të synohet bagëtia që therret në ditët e Festës së Kurban Bajramit (10 – 13 Dhul Hixhe). Ky theror në arabisht quhet “Ud’hijeh” me kuptimin “shfaqje” apo “ekspozim para diellit”, ngase ai fillon të kryhet vetëm në kohën kur lind dhe shfaqet dielli, ndaj është quajtur në përputhje me emërtimin e kohës së paradites (në arabisht Ed-Duha).

Ndërsa kuptimi sheriatik (ligjor) islam i kurbanit është: therja e një bagëtie të veçantë2, me qëllim të veçantë (si afrim tek Allahu i Lartësuar) në një kohë të veçantë (pas Namazit të Kurban Bajramit, deri para akshamit 13 Dhul Hixhe) dhe që kryhet në përputhje me rregulla të veçanta sheriatike (ligjore islame); që përbën një prej ritualeve dhe shenjave spikatëse të fesë islame.Lexoni më tepër

Së dyti: Vlera e kurbanit7

Qëllimi i kurbanit përbën afrim tek Allahut përmes bërjes së bagëtisë sakrificë në dobi të vetë pronarit të saj (si zhdëmtim për veten e tij që e meriton penalizimin), me rastin e Kurban Bajramit dhe më konkretisht në lidhje me vlerën dhe mirësinë e kurbanit kanë ardhur një sërë tekstesh kuranore, si dhe disa tekste profetike, si vijon:

Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin e madhërueshëm: “Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij8; pra bagëtitë që bëhen kurban i përkasin ritualeve dhe shenjave të fesë së Allahut të Lartësuar, që bëhen krahas Namazit të Bajramit në çdo vend, me rastin e Kurban Bajramit, përmes të cilave shfaqet adhurimi dhe përmendja e Allahut të Madhëruar…

Ndërsa në transmetimet profetike ka ardhur:

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: ”Kush therë (kurban) para namazit (të Bajramit) ka therur faktikisht [mish normal] për [ta ngrënë për] veten e tij; ndërsa kush therë pas namazit (të Bajramit) është përmbushur faktikisht rituali i tij dhe ia ka qëlluar traditës së muslimanëve”9; pra kush e therë bagëtinë para Namazit të Bajramit nuk e ka kryer ritualin përkatës të kurbanit dhe nuk e merr shpërblimin e kurbanit (kjo therje bagëtie nuk vlen si kurban dhe adhurim), por kemi të bëjmë thjesht me një mish që është therur për veten dhe familjarët që do të hanë atë; ndërsa ai që e therë bagëtinë pas Namazit të Bajramit (në kohën e caktuar rituale) ia ka qëlluar traditës profetike që pasojnë muslimanët, pra e ka kryer në rregull ritualin përkatës të kurbanit dhe merr shpërblim për këtë kurban që ka bërë (kjo therje bagëtie vlen si kurban dhe adhurim).10

Referuar në sa më sipër, therja e bagëtisë kurban për t’u afruar te Allahu është nga adhurimet më të mëdha dhe bindjet më të larta, prandaj Allahu i Madhëruar e ka sjellë therjen e kurbanit krahas namazit (të Bajramit) në disa vende në Librin e Tij (në Kuran), në sqarim të madhështisë, rëndësisë së madhe dhe pozitës së lartë që gëzon kurbani.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT

KUPTIMI-VLERA E BËRJES SË KURBANIT

Poshtëshënim:

  1. Shih: Usamedin Afaneh, El-Mufasal Fi Ahkemi El-Ud’hijeh, f. 9, dorar (El-Kanuni, Enis El-Fukaha f. 103, Muaxhemu Makajisi El-Lugah, v. 3, f. 391 dhe Esh-Shirbini, Mugni El-Muhtexh, v. 4, f. 282) dhe islamqa.
  2. Kurbanët bëhen vetëm nga soji i bagëtive të trasha dhe atyre të imta (që janë: devetë, lopët, dhentë dhe dhitë), prandaj bërja kurban e një tjetër kafshe (si p.sh. kalit, pulës etj.) është në kundërshtim me sheriatin (ligjin) islam.
  3. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  4. Mundësia (financiare): Një person konsiderohet se ka mundësi (financiare) atëherë kur ai ka pasuri shtesë nevojave bazë jetike të tij dhe personave që është përgjegjës t’i mbajë (të kujdeset për ta) financiarisht.
  5. Vaxhib: Veprim ritual i detyruar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet. Vaxhibi konsiderohet sinonim i farzit ndër shumicën e juristëve muslimanë, kurse në medh’hebin hanefi ai konsiderohet detyrim jokategorik dhe qëndron më poshtë se farzi (i cili konsiderohet detyrim kategorik); më konkretisht hanefijtë thonë se lënia e vaxhibit nuk angazhon (obligon) në botën tjetër një ndëshkim të njëjtë me lënien e farzit, por (lënia e vaxhibit) angazhon ndalimin nga ndërmjetësimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!), që konsiderohet mjaft si ndëshkim ndër të gjithë besimtarët muslimanë që shpresojnë fort në ndërmjetësimin që do të bëjë për ta Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  6. Shih: islamweb, islamqa dhe saaid.net.
  7. Shih: dorar, alukah dhe islamweb.
  8. El-Haxh: 32.
  9. El-Bukhari 5556 dhe Muslimi 1961.
  10. Shih: sunnah.
  11. Shih: Et-Tirmidhi 1493 dhe Ibn Maxhe 3126; Albani – në Es-Silsiletu Ed-Daifeh 526, Daifu El-Xhami’i 5112, Daifu Ibn Maxhe 613 etj. – ka thënë se ky transmetim është “daif/i dobët” dhe shumë ekzaminues kanë thënë se në vargun e transmetuesve është Ebu El-Muthenne i cili transmeton në mospajtim me transmetuesit e sigurtë ndaj nuk lejohet argumentimi me transmetimin e tij dhe po në këtë frymë ekzaminues të tjerë kanë përmendur se lidhur me vlerën/mirësinë e kurbanëve nuk ka asnjë transmetim profetik të besueshëm; teksa disa ekzaminues të tjerë kanë thënë se transmetimi është hasen/i besueshëm; shih: islamweb dhe sunnah.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top