JETA E VËRTETË

KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË

Numri i fetvasë: 178 KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË

Kategoria: DISPOZITA E NAMAZIT TË XHUMASË

3 957 shfletues/klikues KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË


 Pyetje: KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË


A mund të na sqaroni se cilat janë karakteristikat që duhet të gjenden tek një person, që ai të konsiderohet prej mesit të personave të cilëve u është bërë obligim falja e namazit të xhumasë? Thënë ndryshe: Për kë është oblgimi namazi i xhumasë?


 Përgjigjja: KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i xhumasë është obligim individual për çdo person që ka karakteristikat apo përshkrimet në vijim:

a. Është burrë; pra falja e xhumasë nuk është obligim për gruan.

b. Është mukelif (i ngarkuar me normat sheriatike / ligjore islame); pra falja e xhumasë nuk i obligohet të çmendurit dhe as të voglit që nuk ka arritur pubertetin (moshën e pjekurisë seksuale).

c. Është vendas; pra falja e xhumasë nuk është obligim për personat që nuk janë vendas, të cilët kanë konkretisht karakteristikat në vijim:

Personi i parë: udhëtari, në lidhje me të cilin duhet të kihen parasysh çështjet në vijim:

Çështja e parë: Bëhet fjalë vetëm për udhëtimin në rastin e të cilit lejohet shkurtimi dhe bashkimi i namazeve.Lexoni më tepër

Çështja e dytë: Sa i përket personit që nuk është në vendbanimin e tij (gjendet përkohësisht në një vend të caktuar, nga ku ka për t’u kthyer në vendbanimin e tij, sapo të mbarojë angazhimin që ka në këtë vend) dhe qëndron këtu për një kohë të atillë që nuk vlejnë më për të (i ndërpriten) dispozitat e udhëtimit; për këtë rast mendimi më i saktë i juristëve muslimanë është se një person i tillë e ka obligim jo të drejtpërdrejtë faljen e xhumasë (nuk e ka atë obligim në vetvete, por e ka obligim në varësi të tjetërkujt), pra të këtillit i del për detyrë që të frekuentojë (paraqitet) në xhuma dhe t’i përgjigjet thirrjes për faljen e saj vetëm nëse banorët vendas e kryejnë xhumanë.

Personi i dytë: kush jeton në zonat larg vendbanimeve ku falet xhumaja, në lidhje me të cilin duhet të kihen parasysh çështjet në vijim:

Çështja e parë: Kush jeton në një vendbanim ku kryhet xhumaja, e ka obligim të marr pjesë (frekuentojë / paraqitet) në xhuma edhe nëse e ka larg xhaminë ku kryhet xhumaja.

Çështja e dytë: Kush jeton jashtë vendbanimit ku kryhet xhumaja, e ka obligim të marr pjesë (frekuentojë / paraqitet) në xhuma nëse distanca mes vendndodhjes së këtij personi dhe xhamisë ku kryhet xhumaja është më pak se pesë kilometra (përafërsisht).1

Allahu e di më mirë. KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË

KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË

  1. Shih: fikhguide dhe fikhguide.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top