JETA E VËRTETË

HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT-MIRËSITË

Numri i fetvasë: 166 HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

Kategoria:  VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

7 811 shfletues/klikues HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT


 Pyetje: HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT


Ju lutem një informacion mbi mirësitë që kanë në këtë botë (dynja) dhe në tjetrën (ahiret) ata që mësojnë përmendësh librin e Allahut të Madhëruar. HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT


 Përgjigjja: HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

Ndër mirësitë më kryesore të mësimit përmendësh të Kuranit fisnik, përmenden sa vijon:

Së pari: Mësimi përmendësh i Kuranit përbën zbatim të sunetit (traditës profetike), pasi Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) jo vetëm që e dinte Kuranin përmendësh, por për më tepër Xhibrili (Paqja qoftë mbi të!) ia përsëriste Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) Kuranin në çdo vit.Lexoni më tepër

Së dyti: Përmes tij (Kuranit në përgjithësi dhe mësimit të tij përmendësh në veçanti) arrihet ndërmjetësimi tek Zoti në Ditën e Gjykimit.Lexoni më tepër

Së treti: Kurani e ngre në gradë në Xhenet shoqëruesin e tij të pandarë, bazuar në thënien profetike: “Shoqëruesit të pandarë të Kuranit i thuhet (në botën tjetër) “Lexoje (Kuranin)!” dhe ngjitu (në Xhenet), recitoje (Kuranin) ajet pas ajeti [varg pas vargu] siç e recitoje ajet pas ajeti në dynja. Pozita (grada/shkalla) jote (në Xhenet) është ajeti (vargu) i fundit që do lexosh.4Lexoni më tepër

Së katërti: Prej argumenteve të madhërimit të Allahut është nderimi i bartësit (hafëzit) të Kuranit.Lexoni më tepër

Së pesti: Ata që e mësojnë përmendësh Kuranin (hafëzët) janë njerëz të afërt dhe të dalluar të Allahut.Lexoni më tepër

Së gjashti: Mësimi përmendësh i Kuranit është shkak ngritjeje në këtë botë dhe tjetrën, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Në të vërtetë, Allahu me këtë Libër (Kuranin) ngre popuj dhe ul të tjerë.8

Së shtati: Hafëzit i jepet përparësi para të tjerëve që të prijë në namaz, bazuar në transmetimin profetik: “Njerëzit i prin (si imam) këndimtari më i mirë për Librin e Allahut [ai që di më shumë Kuran përmendësh dhe që e lexon atë më me përpikmëri].”9

Së teti: Hafëzi i Kuranit, për nga pozita, është me engjëjt, bazuar në transmetimin profetik: “I afti me Kuranin, i cili është hafëz i tij [e di përmendësh dhe e lexon shumë mirë e rrjedhshëm Kuranin], është me shkruesit e ndershëm të drejtë (engjëjt) [është në një gradë me ta në Xhenet, nisur nga cilësia e tij e bartjes së fjalës së Allahut, apo sepse vepron veprën e këtyre engjëjve dhe ndjek udhën e tyre].”10

Së nënti: Zilia (Ambicia) e vërtetë (e lejuar) qëndron në mësimin përmendësh të Kuranit.Lexoni më tepër

Së dhjeti: Nxënia përmendësh e Kuranit dhe mësimi i tij, është më mirë se kapitali më i mirë prej dynjasë dhe se dynjaja me çfarë ka në të.Lexoni më tepër

Së njëmbëdhjeti: Mësimi përmendësh i Kuranit e shpëton vepruesin e tij nga Zjarri.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë. MEMORIZIMI I KURANIT

_____ HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

  1. Muslimi 2450.
  2. Muslimi 804.
  3. Sherhu Rijadi Es-Salihin – Li Et-Tajib Ahmed Hatijbe v. 7, f. 93.
  4. Ebu Daudi 1464 dhe Et-Tirmidhi 2914, Albani (në Es-Silsiletu Es-Sahiha v. 5, f. 281, nr. 2240) ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  5. El-Edebu El-Mufradu – Li El-Bukhari 357, Ebu Duadi 4843 etj., Albani dhe Shuajb Arnauti thonë se hadithi është “hasen/i besueshëm”, komentimi është marrë nga El-Xhamiu Es-Sahihu Li Es-Suneni Ue El-Mesenidi v. 11, f. 385.
  6. Ahmedi 11870, Ibn Maxhe 215 – Albani ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  7. Komentimi i këtij hadithi është referuar në Fajdu El-Kadir – Li El-Munaui v. 3, f. 87 dhe Et-Tenuir Sherhu El-Xhami’i Es-Sagir v. 4, f. 299 – Li Es-San’ani.
  8. Muslimi 817.
  9. Muslimi 673.
  10. El-Bukhari 4937 dhe Et-Teudih Li Sherhi El-Xhami’i Es-Sahih v. 23, f. 498 – Li Ibn El-Mulakin.
  11. El-Bukhari 5025.
  12. Muslimi 803.
  13. Shih: Sher’hu El-Masabih v. 3, f. 8 – Li Ibn Melek El-Kermani.
  14. Shuabu El-Iman – Li El-Bejhaki 2444 (2443), El-Munaui, Albani etj. thonë se hadithi është “hasen/i besueshëm”, por shumë dijetarë të tjerë (përfshirë Shuajb Arnautin) janë të mendimit se ky hadith është “daif/i dobët”.
  15. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top