JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

BIXHOZI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA

Numri i fetvasë: 268 BIXHOZI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA

Kategoria: BIXHOZI-BASTET-LOJRAT E FATIT

3 289 shfletues/klikues BIXHOZI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA


 Pyetje: BIXHOZI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA


Cili është kuptimi gjuhësor dhe ai sheriatik (ligjor islam) i bixhozit dhe cila është dispozita juridike islame lidhur me të?


 Përgjigjja: BIXHOZI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me përkufizimin dhe dispozitën e bixhozit1 thuhet sa vijon:

Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i bixhozit

a. Kuptimi gjuhësor i bixhozit

Gjuhësisht, me fjalën arabe “ǨUMAAR (kumar / bixhoz)” synohet çdo gjë në të cilën rrezikojnë njerëzit dhe si të thuash kjo fjalë është marr nga mashtrimi dhe kapja në pakujdesi e tjetrit. Tek bixhozi hyn edhe loja e kumarit dhe basti.

Po në këtë kontekst, në fjalorin elektronik shpjegues të gjuhës shqipe, bixhozi përkufizohet kështu: “Lojë me letra a me diçka tjetër për të nxjerrë fitime, që mbështetet zakonisht te rasti.”

b. Kuptimi sheriatik (ligjor islam) i bixhozit

Dy nga përkufizimet e spikatura juridike (islame) të bixhozit janë:

“[Bixhoz konsiderohet] çdo lojë ku, në të shumtën e rasteve, kushtëzohet që fituesi të marrë diçka nga humbësi”2 dhe “[bixhoz domethënë] që njeriut t’i merret kapitali (malli) duke qenë i rrezikuar (i pasigurt): a do të shpërblehet (kompensohet) për këtë kapital apo jo.”3

Së dyti: Dispozita juridike (islame) e bixhozit

Norma (kriteri / rregulli) i bixhozit është, që çdonjëri nga pjesëmarrësit në kumar (bixhoz) të jetë fitues ose humbës, me kuptimin që secili të nxjerr një sasi parashë (kapitali) dhe kush fiton prej tyre i merr të gjitha shumat që janë paguar; çdonjëri ka hyrë me pritshmëri që të fitojë por vetëm dikush prej tyre ka fituar, ndërsa të tjerët kanë humbur. Të gjitha tablotë e trajtimeve financiare (kontratave) në të cilat përmbushet kriteri (norma) në fjalë (e lartpërmendur), konsiderohen bixhoz (kumar) dhe haram4 (veprim i paligjshëm i ndëshkueshëm) sipas konsensusit (mendimit të unifikuar) të juristëve muslimanë.

Kësisoj, çdo kontratë apo trajtim (pavarësisht emërtimit), që vërtitet (ku rrezikohet) mes fitimit ose humbjes, ashtu që kontraktuesi (pjesëmarrësi në të) nuk e di a do të jetë fitues apo humbës, konsiderohet haram (vepër e paligjshme e ndëshkueshme), madje përbën një prej mëkateve të mëdha, shëmtia e të cilit del qartë në pah bazuar në faktin sesi Allahu e ka sjellë atë krahas adhurimit të idhujve, alkolit dhe fallit me shigjeta.Lexoni më tepër

Po në këtë kontekst, duhet sqaruar që, fakti se situata e bixhozit është e luhatur (rrezikuar) mes fitimit dhe humbjes, nuk do të thotë se çdo kontratë (trajtim) ku ngjet fitim dhe humbje (sikurse shitblerjet dhe ortakëritë) konsiderohet bixhoz, pasi bixhozi nuk është ndaluar vetëm për arsye të moskompensimit të kapitalit të kontraktuar, por edhe sepse ushtruesi i tij (bixhozit) nuk jep mund tjetër veç pagesës së kapitalit, prandaj bixhozi është konsideruar prej kapitullit të ngrënies së padrejtë të pasurisë së njerëzve, që shpie në futjen e armiqësive dhe mërive mes tyre, siç u përmend në thënien e mësipërme kuranore6.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. BIXHOZI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BIXHOZI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA

BIXHOZI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA

  1. Shih: salmajed, islamqa dhe islamweb.
  2. Ebu El-Baka (i medh’hebit hanefi), El-Kulijet, f. 702.
  3. Mexhmu’a El-Fetaua, vol. 19, fq. 283, me autor Ibn Tejmije.
  4. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  5. El-Maide: 90-92.
  6. Shih: El-Maide: 90-92.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top