JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

BËRJA IMSAK SIPAS EZANIT TË SABAHUT

Numri i fetvasë: 134 BËRJA IMSAK SIPAS EZANIT TË SABAHUT

Kategoria: SAKTËSIA E AGJËRIMIT-KUSHTET

9 602 shfletues/klikues BËRJA IMSAK SIPAS EZANIT TË SABAHUT


 Pyetje: BËRJA IMSAK SIPAS EZANIT TË SABAHUT


Çfarë qëndrimi duhet të mbajmë lidhur me bërjen e imsakut sipas ezanit të sabahut (hyrjes së agimit), kur dihet se kohët e bërjes së ezanit janë të ndryshme nga njëra xhami në tjetrën?


 Përgjigjja: BËRJA IMSAK SIPAS EZANIT TË SABAHUT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse dikush nga ju dëgjon ezanin dhe ka në dorë enën (e ushqimit), të mos e heqë atë derisa të hajë atë që do të hajë prej saj1.

Dijetarët muslimanë shpjegojnë se me këtë thënie profetike nuk nënkuptohet lejimi i ngrënies pas agimit të sigurt (të vërtetë), sepse Allahu i Madhëruar kohën e fundit lejuese të ngrënies dhe pirjes e ka përcaktuar me shquarjen e agimit të vërtetë, sikurse në thënien kuranore: “Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.”2

Nëse bashkojmë mes kuptimit të hapur të thënies kuranore dhe kontekstit të këtij hadithi, i bie që nëpërmjet këtij të fundit të synohet ezani i parë [që bëhet para se të hyjë agimi i vërtetë].3

Mbështetur në sa u tha, personi që është siguruar për hyrjen e agimit të vërtetë, nuk ka sesi të vijojë të hajë në rastin kur muezini është i besueshëm dhe dihet se ky muezin e bën me përpikëri ezanin e hyrjes së agimit të vërtetë, pasi Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë për muezinët: “Muezinët janë të besueshmit e muslimanëve në lidhje me iftarin e tyre dhe syfyrin e tyre.45

Me hadithin e mësipërm nënkuptohet ezani i parë prej dy ezaneve, i pari prej të cilëve bëhet para se të hyjë koha dhe i dyti bëhet kur hyn koha e agimit të vërtetë. Ndërsa në rastin kur muezini i besueshëm e ka për zakon të thërras vetëm ezanin e hyrjes së agimit të vërtetë, agjëruesit nuk i lejohet më që të hajë, pijë ose bëjë diçka tjetër nga prishësit e agjërimit.Lexoni më tepër

Si rregull muslimani duhet që të bazohet tek muezini më i përpiktë ose ai që e bën ezanin me përpikëri sipas kalendarit që ka më shumë epërsi (gjasa) të jetë i saktë. Disa dijetarë (si El-Feuzani) kanë thënë, se nëse muezini e thërret ezanin bazuar në kalendarin e kohëve të faljeve, tolerohet të hahet dhe pihet edhe për një a dy minuta më vonë a ngjashëm6.

S’ka dyshim se muslimanit i del si detyrë që të pyesë dhe të referohet tek dijetarët kompetentë të vendit ku ndodhet si për çështjen e sigurimit për hyrjen e pesë kohëve të namazit (ku përfshihet edhe hyrja e kohës së agimit të vërtetë), ashtu edhe për të gjitha çështjet e rëndësishme të fesë së tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BËRJA IMSAK SIPAS EZANIT TË SABAHUT

BËRJA IMSAK SIPAS EZANIT TË SABAHUT

  1. Es-Sunen El-Kubra Li El-Bejhaki 8019; Ahmedi 10251; Ebu Daudi 2350, Albani ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë.
  2. El-Bekare: 187.
  3. Shih: islamweb dhe islamqa.
  4. Mexhmea Ez-Zeuaid Ue Menbea El-Feuaid 1905, me autor El-Hajthemi; El-Muaxhemu El-Kebir 6743, Et-Tabarani, Albani ka thënë se hadithi është “hasen-i mirë”.
  5. Shih: Abdullah Ez-Zubejr AbduRahman, Suelat Es-Saimiin – Fetaua Fi Mesaili Ue Uktijeti Sijami Er-Ramadan, f. 35-38.
  6. Shih: islamweb, islamweb dhe alfawzan.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top