JETA E VËRTETË

ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE

Numri i fetvasë: 91 ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE

Kategoria: MENSTRUACIONET-LEHONIA DHE AGJËRIMI

6 660 shfletues/klikues ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE


 Pyetje: ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE


Çfarë adhurimesh mund të bëjë femra muslimane lehone ose me menstruacione, gjatë ditënetëve të caktuara të Ramazanit, sidomos atyre të fundit në të cilët gjendet Nata e Kadrit? A mund të lexojë ajo libra që kanë në përmbajtjen e tyre ajete (thënie) kuranore?


 Përgjigjja: ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Femrës muslimane lehone ose me zakone1, i lejohet që t’i veprojë të gjitha adhurimet përveç: namazit, agjërimit, tavafit në Qabe dhe IÂTIKEEF-it (ngujimit për adhurim) në xhami dhe kjo vlen si për ditënetët e Ramazanit, ashtu edhe për kohën jashtë tij.Lexoni më tepër

· Kurse më konkretisht, në lidhje me adhurimet që mund të bëjë femra muslimane lehone ose me menstruacione, gjatë ditënetëve të caktuara të Ramazanit, sidomos atyre të fundit në të cilët gjendet Nata e Kadrit, thuhet sa vijon:Lexoni më tepër

Femra muslimane që është me menstruacione a lehone dhe që nuk mund të falë namaz nate në këto ditënet, e ka të mundshme që t’i gjallërojë ato me adhurime dhe vepra të tjera të mira veç namazit, si për shembull:

1. Dhikri (Përmendja e Allahut), si: duke bërë TESBIȞ, TEȞMID, TEHLIL, TEKBIR etj., me fjalë të tjera të shtojë sa më shumë fjalët: “SUBȞAAN ALL-LLAHI, EL-ȞAMDU LI-LAAHI, LA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UELL-LLAAHU EKBER/I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu, falënderimi i takon Allahut, nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut dhe Allahu është më i Madhi” dhe ngjashëm me këtë;

2. ISTIGFARI, pra të thotë sa më shumë: “ESTEGFIRULL-LLAAHE UE ETUUBU ILEJH/I kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai”, sidomos rreth gjysmë ore para agimit4;

3. Duaja (lutja) sa më shumë Allahut për mirësitë e kësaj bote dhe tjetrës, pasi duaja është nga adhurimet më të mira dhe për të Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Duaja (lutja) është adhurimi vetë [baza e tij].5Lexoni më tepër

4. Sadakaja (Lëmosha), pra të japë sadaka në këto ditënet, pasi sadakaja në Ramazan është më mirë sesa jashtë tij, nxitur nga bujaria dhe bamirësia kulmore e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), sidomos gjatë muajit Ramazan7;

5. Meditimi rreth mirësive të Allahut, jetës së varrit, xhenetit, xhehenemit etj.

6. Bërja e çdo adhurimi a pune të mirë, që nuk kushtëzohet nga pastrimi prej menstruacioneve apo lehonisë;

7. Po kështu, sipas një mendimi të fuqishëm të dijetarëve muslimanë, asaj (muslimanes lehone ose me menstruacione) i lejohet të lexojë edhe Kuran duke mos e prekur atë.Lexoni më tepër

8. Të lexojë literaturë islame, si: librat e tefsirit (komentimit të Kuranit), fikhut (normave ligjore islame), jetëshkrimit dhe hadithit profetik etj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE

ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE

  1. Shih: DISPOZITA TË HEMORRAGJISË FEMËRORE dhe DISPOZITA E GJAKUT ROZË PARA ZAKONEVE.
  2. El-Bukhari 2024, Muslimi 1174.
  3. El-Bukhari 35, 37, 1901, Muslimi 759, 760.
  4. Shih: islamweb.
  5. Et-Tirmidhi 2895, Albani ka thënë se hadithi është “sahih-i vërtetë”.
  6. Ahmedi 25384, Ibn Maxhe 3850 etj., Shuajb Arnauti thotë se hadithi është “sahih-i vërtetë”.
  7. Shih: El-Bukhari 6 dhe Muslimi 2308.
  8. Xhunub: Personi që ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm) zgjuar a në ëndërr.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top