JETA E VËRTETË

A BËHET ME ZË NIJETI PËR ADHURIMIN

Numri i fetvasë: 30 A BËHET ME ZË NIJETI PËR ADHURIMIN

Kategoria: QËLLIMI-NIJETI

6 202 shfletues/klikues A BËHET ME ZË NIJETI PËR ADHURIMIN


 Pyetje: A BËHET ME ZË NIJETI PËR ADHURIMIN


A bëhet nijeti (qëllimi) me gojë (fjalë) për adhurimin, si për shembull ta bëj nijetin për të falur namazin e drekës duke thënë me gojë: “E bëj nijet të fal namazin farz (të detyrueshëm) të drekës”, dhe kështu me radhë kur merret abdes etj.; sepse kam lexuar se nuk lejohet që nijeti të bëhet me gojë, porse ai duhet bërë vetëm me zemër.


 Përgjigjja: A BËHET ME ZË NIJETI PËR ADHURIMIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht duhet ditur fakti që juristët muslimanë kanë rënë dakord se të gjitha adhurimet burimore, si: gusli, abdesi, namazi, agjërimi, haxhi etj., nuk kanë nevojë për bërjen e nijetit (qëllimit) me fjalë. Ata kanë rënë dakord se vendi i nijetit është zemra dhe po qe se personi thotë gabimisht me gojën e tij diçka, teksa nijetin në zemër e ka bërë të saktë, në konsideratë merret nijeti i zemrës dhe jo fjala e gojës [sikundër vlen dhe e anasjella].Lexoni më tepër

Më konkretisht, objekt mospajtimi mes juristëve muslimanë është vetëm fakti nëse bërja e nijetit me fjalë për kryerjen e adhurimeve është apo jo mustehab (veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe moskryerja e tij nuk ndëshkohet).

Mendimet kryesore në lidhje me këtë janë tre:

Mendimi i parë: Bërja me gojë (fjalë) e nijetit (qëllimit) për adhurim, është mustehab (veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet), sepse e përforcon nijetin më shumë. Ky është mendimi i një grupi të konsideruar juristësh të medh’hebit hanefi, shafi’i dhe hanbeli [që u përkasin gjeneratave të vonshme].Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Bërja me gojë (fjalë) e nijetit për adhurim, është në kundërshtim me më parësoren (veprim që pozicionohet mes mekruhut/të papëlqyeshmes dhe mubahut/të lejuarës). Kurse bërja e nijetit me fjalë nga ana e personit që ka vesvese [i lindin dyshime në namaz nëse e ka bërë apo jo nijetin apo vesvese të ngjashme], është mendub (veprim, kryerja e të cilit është më mirë/parësore se moskryerja, por moskryerësi nuk bie në mëkat), me arsyetimin se kësisoj atij i largohet pështjellimi.Lexoni më tepër

Mendimi i tretë: Bërja e nijetit për adhurim me fjalë, nuk është e pëlqyeshme [nuk ka baza sheriatike (ligore islame)]. Ky është mendimi më i mirëargumentuar, i cili i përket një grupi juristësh të medh’hebit maliki, hanbeli etj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. A BËHET ME ZË NIJETI PËR ADHURIMIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A BËHET ME ZË NIJETI PËR ADHURIMIN

A BËHET ME ZË NIJETI PËR ADHURIMIN

  1. Tebjinu El-Hakaik Sherhu Kenzi Ed-Dekaik, v.1 f. 99.
  2. Mendub: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet.
  3. Raddu El-Muhtar Ale Durri El-Mukhtar, v. 1, f. 127.
  4. El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedheb, v. 1, f. 315.
  5. El-Insaf Fi Mearifeti Er-Raxhihi min El-Khilaf, v. 1 f. 142.
  6. Esh-Sherhu El-Kebir Li Esh-Shejk Ed-Derdir Ue Hashijetu Ed-Desuki, v. 1 f. 233.
  7. Esh-Sherhu El-Kebir Li Esh-Shejk Ed-Derdir Ue Hashijetu Ed-Desuki, v. 1 f. 233.
  8. El-Insaf Fi Mearifeti Er-Raxhihi min El-Khilaf, v. 1 f. 142.
  9. Zedu El-Mead, v. 1, fq. 201.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top